Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...

Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te fiksimi pas idesë së ringritjes së perandorisë ruse në një formë apo tjetrën, pra të ringjalljes së madhështisë së dikurshme të Rusisë. Në sjelljen e tij politike, mund të gjurmohen tiparet e diktatorëve tradicionalë totalitarë të kohërave të ndryshme, nostalgjikë për territoret e humbura.
Duhet të keni parasysh se Putini është një ish-oficer i KGB-së dhe KGB-ja e kohës së Bashkimit Sovjetik ka qenë gjithmonë gardiane e sigurisë së elitës sovjetike dhe e integritetit të shtetit. Por kjo e fundit dështoi. Mund të themi se presidenti aktual i Rusisë, dëshiron të hyjë në histori si restauruesi i Rusisë, duke rithemeluar perandorinë ruse dhe BRSS.
Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Ukraina u bë viktima më e rëndësishme për Putinin. Pasi ishte pikërisht ajo pengesa në rindërtimin e perandorisë. Sipas Putinit, ishte Ukraina ajo duhej të bashkohej me Rusinë, dhe nga ky akt duhej ringjallur edhe madhështia e Rusisë.
Do të ishte gabim të konsiderohej që Putini e nisi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Trupat ruse hynë në Ukrainë që në shkurtin e vitit 2014. Ato e pushtuan Krimenë, dhe e kthyen atë në një bazë të madhe ushtarake. Po ashtu shndërruan Detin e Zi dhe Detin Azov në detet më të rrezikshme në planet.

Ndërkaq, nisën një luftë të tmerrshme dhe tejet cinike në rajonit e Donbasit, duke vrarë mijëra ukrainas gjatë 8 vitet e fundit. Sipas OKB-së , ky konflikt ka marrë më shumë se 13.000 jetë. Sulmet e sotme janë planifikuar nga Putin prej një kohe të gjatë.
Ai zhvendosi në kufi me Ukrainën më shumë se 150.000 trupa dhe mijëra ton pajisje ushtarake. Ndërtoi atje spitale fushore, duke treguar gjatë gjithë kohës qëllimet e tij. Zyrtarisht, Rusia e mohoi se po përgatitej për një pushtim, duke pretenduar se vendet perëndimore e minuan sigurinë e saj përmes zgjerimit të NATO-s drejt kufijve të saj.
Por faza aktuale e luftës mund të ishte shmangur shumë lehtë. Edhe problemet që kanë ekzistuar midis dy vendeve që nga viti 2014 (për shembull, në lidhje me Krimenë dhe Donbasin), mund të ishin zgjidhur plotësisht pa një armiqësi shkatërruese me përmasat që po shohim aktualisht.
Mjerisht, shumë njerëz në mbarë botën duket se po mësohen me këtë luftë, të paktën në aspektin informativ. Politika aktuale e Putinit, lufta e tij kundër Ukrainës, është e dënuar të mposhtet. Ky dështim i pashmangshëm strategjik, është i paracaktuar nga një sërë faktorësh objektivë, të cilat Putini nuk i mori parasysh kur planifikonte pushtimin e Ukrainës.
Informacioni me të cilin ai udhëhiqej, ishte prej kohësh i vjetëruar, i rremë, dhe do ta zhgënjejë presidentin rus. Para së gjithash, Putini nuk e priste që Ukraina të rezistonte kaq fort dhe në unison. Përkundrazi, ai priste që pushtimi rus të ndodhte me shpejtësi dhe pa shumë gjakderdhje, ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2014 në Krime.
Por sulmi rrufe i Putinit dështoi. Ukraina ka ndryshuar shumë përgjatë 8 viteve, pas “Revolucionit të Dinjitetit” para fillimit të pushtimit rus.

Populli ukrainas u perceptua tradicionalisht jo si një komb i bashkuar, por si një komb i përçarë për shkak të faktorëve gjeografikë, historikë, gjuhësorë, etnikë etj.
Lufta i ka fshirë këto dallime. Ukrainasit e vitit 2022, janë shumë konsoliduar. Uniteti i jashtëzakonshëm i treguar nga ukrainasit gjatë mbrojtjes së Mariupol, Harkiv, Buça, Çernigov, Kramatorsk etj i ktheu ata në heronj për gjithë botën e lirë.
Lufta dhe brutaliteti, i ka transformuar dhe bashkuar ukrainasit. Gati 5 muaj mbrojtje e vazhdueshme, është bërë një arritje për miliona ukrainas. Populli i Ukrainës është rezistent, dhe do të vazhdojë të mbrojë deri në fund atdheun e tij. Së dyti, uniteti transatlantik e tronditi presidentin rus.
Për Putinin është shumë e rëndësishme që Perëndimi të mos ketë unitet. Ndarja është tepër e rëndësishme për të. E megjithatë, bota është bashkuar në solidaritet, dhe po koordinohet intensivisht për t’u angazhuar si një trup i vetëm në krah të Ukrainës, për të ofruar çdo ndihmë të mundshme për të, dhe për të pasur një përgjigje të gjerë dhe masive kundër Rusisë.
Kështu, ka dështuar edhe qëllimi i Putinit për ta përçarë komunitetin ndërkombëtar. Janë marrë masat për të mirëpritur ukrainasit që kanë ikur nga konflikti i armatosur, dhe ka nisur zbatimi i programeve të ndihmës humanitare për të zbutur vuajtjet e të zhvendosurve.
Bashkimi Europian dhe vendet e tij anëtare, kanë siguruar mbrojtje për miliona refugjatë që kanë ikur për shkak të luftës në Ukrainë, dhe që mbeten të përkushtuar t’i mirëpresin dhe ofrojnë siguri atyre. Në fakt BE-ja është e përgatitur të luajë një rol të madh në rindërtimin e Ukrainës.
Po ashtu këtij vendi i është ofruar ndihmë ushtarake nga e gjithë bota. Shtetet e Bashkuara, si dhe më shumë se 40 aleatë dhe vende partnere, po punojnë gjatë gjithë kohës për të përshpejtuar dërgesat e armëve, dhe pajisjeve që janë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës.
Njëkohësisht, Perëndimi po ndërmerr veprime për ta detyruar Rusinë të japë llogari për krimet e saj. Si rezultat i koordinimit të paprecedentë të sanksioneve globale, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Europian dhe Japonia kanë përjashtuar bankat ruse nga sistemi i mesazheve SWIFT, dhe kanë vendosur masa kufizuese ndaj Bankës Qendrore Ruse.
Qeveria britanike njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja kundër bankave ruse dhe rusëve të pasur. Pasi Putini nisi pushtimin e tij, rubla arriti vlerën e saj më të ulët në histori, dhe bursa ruse pësoi kolaps. Sanksione të forta janë vendosur ndaj arkitektëve të kësaj lufte, përfshirë vetë Putinin.
Në përpjekjen e fundit për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës, Bashkimi Europian do të ndalojë të gjitha importet e naftës nga Rusia që sillen përmes detit. BE, së bashku me vende të tilla si Britania e Madhe dhe SHBA, kanë prezantuar një sërë masash për të dobësuar fushat kryesore të ekonomisë ruse, siç janë sektorët e saj energjetik dhe financiarë.
Putini beson ende se gjithçka po shkon mirë, dhe është ende peng i iluzioneve të tij për atë që është Ukraina. Rusia vazhdon ta justifikojë agresionin e saj ushtarak, duke pretenduar në mënyrë të rreme nevojën për të ndalur “gjenocidin” në Ukrainë, pavarësisht se nuk ka asnjë provë se po ndodh diçka e tillë.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko është aleati i vetëm të Rusisë, një pozicion të cilin ai ka shumë frikë ta humbasë. Llukashenko po e sheh se Putini po humbet luftën, dhe se pushteti po i ikën nga duart. Presidenti bjellorus nuk do të mund të kthehet kurrë në modelin e mëparshëm të marrëdhënieve me Perëndimin.
Kjo është arsyeja pse Putini do të vazhdojë të mbështesë regjimin e Llukashenkos edhe pas luftës. Por ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara, dhe nuk dihet nëse do të ketë ndonjëherë një periudhë të pasluftës për presidentin rus.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...