Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur asnjëherë

5 Gusht 2022, 09:43, Blog CNA

Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur

Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. Ne zbulojmë, regjistrojmë dhe katalogojmë me një efikasitet të jashtëzakonshëm, gjë që na jep mundësi të mësojmë nga e kaluara, dhe të planifikojmë për të ardhmen tonë. Por ndonjëherë ndodhin gjëra misterioze që nuk mund t’i shpjegojmë.

Zhdukjet e çuditshme, vdekjet e çuditshme, dhe rrethanat e dyshimta kanë qenë gjithmonë një aspekt magjepsës i historisë njerëzore. Megjithëse shumë njerëz janë përpjekur t’i shpjegojnë këto mistere rrëqethëse, ka shumë mundësi që e vërteta të mos zbulohet kurrë.

1. Mallkimi i anijes amerikane “Mary Celeste”

Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur

“Mary Celeste” ishte një anije tregtare amerikane e ndërtuar në vitin 1860. Ajo pësoi shumë aksidente gjatë 10 viteve të para, përfshirë 2 përplasje, një zjarr, dhe një mbytje gati fatale. Por ngjarja e vitit 1872, do të ishte shumë misterioze. Më 7 nëntor, anija u nis nga Nju Jorku për në qytetin italian të Xhenovës.

Kapiteni Benxhamin Brigs shoqërohej në atë udhëtim nga gruaja, fëmija i tij më i vogël

dhe disa anëtarë të ekuipazhit. Anija kishte në bord 1700 fuçi alkool të denatyruar. Më 4 dhjetor, kapiteni Dejvid Morhauz dhe ekuipazhi i tij, të cilët ishin në bordin e anijes “Dei Gratia”, panë “Mary Celeste” duke udhëtuar pranë brigjeve të ishujve Azore.

Pas një inspektimi më të afërt, ata vunë re se anija ishte e shkretë. Kapiteni Brigs dhe pjesa tjetër e ekuipazhit të tij ishin zhdukur. Edhe varka e shpëtimit mungonte, gjë që sugjeronte se ekuipazhi ishte larguar me dëshirë nga anija. Por pse e bënë diçka një gjë të tillë?

Furnizimet ushqimore për 6 muaj, ishin harxhuar shumë pak. Ndonëse kishte disa dëmtime të vogla tek velat, anija ishte plotësisht funksionale. Kapiteni Morhauz zbuloi se një nga fuçitë me alkool kishte shpërthyer. Ndaj disa kanë sugjeruar se anija “Mary Celeste” u braktis pasi ekuipazhi kishte frikë nga shpërthimi i gjithë fuçive të tjera.

Megjithatë, është e vështirë të besohet se një kapiten me përvojë do ta braktiste anijen e tij vetëm për këtë arsye. Kur “Mary Celeste” u rikthye në SHBA dhe u riparua, ajo vazhdoi të përjetonte probleme të shumta nën disa pronarë të ndryshëm. Ndaj shumë besojnë se ajo ishte një anije e mallkuar.

2. Zhdukja e 3 rojeve në farin e Ishujve Flanan

Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur

Fari i Ishujve Flanan, ndodhet në afërsi të brigjeve të Skocisë. Në vitin 1900, atje ndodhi diçka misterioze. Në mesin e dhjetorit të atij viti, disa anije vunë re se Fari i Ishujve Flanan nuk ishte funksional. Më 26 dhjetor dikush shkoi për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Xhozef Mur, që duhej të merrte turnin e rojës mbërriti në far, dhe pa se aty nuk ndodhej askush. Xhejms Dukat, Tomas Marshall dhe Donald Mekartur ishin zhdukur. Mur vuri re se palltot dhe çizmet e 3 rojtarëve nuk ishin brenda farit, gjë që tregonte se burrat kishin dalë

por nuk ishin kthyer më.

Por ku shkuan, dhe çfarë ndodhi me ta? Shpjegimi më i mundshëm është se ata janë goditur nga një dallgë gjigante, që i mori me vete në det. Por rojtarët e farit e dinin se sa e rrezikshme është të dalësh në mesin e një stuhie, ndaj kjo teori nuk është shumë bindëse.  Të tjerë kanë sugjeruar se burrat mund të kenë vrarë njëri-tjetrin gjatë një debati midis tyre, apo se dikush i joshi në një kurth vdekjeprurës. Ngjarja mbetet ende sot një mister.

3. Vrasja e Dahlisë së Zezë

Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur

Elizabet Short lindi më 29 korrik 1924 në qytetin amerikan Boston. Ajo u rrit në një lagje të klasës punëtore në kohën e Depresionit të Madh, dhe ëndërronte të bëhej një yll i Hollivudit. Elizabet mbërriti në Kaliforni në vitin 1943, dhe shumë shpejt zbuloi se depërtimi në industrinë e filmit nuk ishte diçka e lehtë.

Ajo e pati të vështirë të përballonte jetesën dhe bëri lloj-lloj punësh. Më 9 janar 1947, u rikthye në Los Anxhelos me të dashurin e saj, që e la në hotelin Biltmor. Më pak se një javë më vonë, një person zbuloi rastësisht trupin e gjymtuar të Elizabet në rrugët e Los Anxhelosit.

Hetimi i policisë rezultoi i kotë, pasi nuk kishte gjurmë gishtash, apo të dhëna që mund të çonin tek vrasësi. A masakrua Elizabet nga një i çmendur, apo u vra nga dikush që e njihte? Identiteti i vrasësit nuk është zbuluar asnjëherë. “Dahlia e Zezë” është një nofkë që iu vendos Elizabet pas vdekjes, frymëzuar nga “The Blue Dahlia”, një film thriller amerikan i vitit 1946.

4. Vdekja e Merlin Monro

Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur

Aktorja e famshme e Hollivudit, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Anxhelos më 4 gusht 1962. Sipas raportit të policisë, 36-vjeçarja ishte vetëvrarë përmes një mbidoze me pilula gjumi. Por ata që e bëjnë këtë, kanë zakonisht mbetje të kapsulave brenda

stomakut të tyre, gjë që nuk ishte e vërtetë në rastin e Merilin.

Për më tepër, dëshmitë Onis Marrej, Ralf Grison dhe Hajman Engelberg (respektivisht kujdestarja e shtëpisë, psikiatri dhe mjeku i Merilion) ishin çuditërisht jo të qëndrueshme.

Disa pretendojnë se vdekja e Merilin ishte një vrasje aksidentale, dhe jo një vetëvrasje.

Ata që e mbrojnë këtë teori, besojnë se midis Grinson dhe Engelberg kishte mungesë komunikimi, gjë që bëri që Marrej t’i jepte Marilin disa ilaçe të rrezikshme. Në trupin e aktores u gjetën gjurmë të hidratit nembutal dhe kloralit.

Kjo e fundit e pengon trupin të metabolizojë të parën, ndaj ato mund të jenë një kombinim vdekjeprurës. Po ashtu, autopsia zbuloi se zorra e trashë ishte zbardhur, dhe kjo ishte shkaktuar ndoshta nga një klizmë. Shumë vite më vonë, Engelberg e pranoi se i dha Merilin një recetë për ilaçin Nembutal një ditë para se të vdiste.

Natën e vdekjes së Merilin, Grinson mund t’i ketë kërkuar Marrej t’i japë hidrat kloral përmes një klizme, pa e ditur se aktorja kishte marrë tashmë Nembutal. Të tmerruar nga gabimi i tyre, Grinson, Engelberg dhe Marrej vendosën ta cilësojnë si një vetëvrasje vdekjen e Monro.

Kjo teori nuk është vërtetuar asnjëherë. Por provat e lartpërmendura sugjerojnë, sugjerojnë se versioni zyrtar ishte i gabuar. A ishte vdekja e Marilyn një aksident, apo atë natë ndodhi diçka më e keqe atë natë? Fatkeqësisht, nuk do ta dimë kurrë të vërtetën.

5. Fluturimi 370 i linjës “Malaysia Airlines”

Pesë misteret rrëqethëse, që nuk janë zgjidhur

Avioni 370 i linjës “Malaysia Airlines” u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpurit më 8 mars 2014. Në aeroplan ndodheshin 239 persona, dhe ata duhej të shkonin në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit. Por avioni nuk mbërriti kurrë atje. Tani të gjithë personat në bordin e atij avioni supozohen të vdekur, dhe megjithëse nuk e dimë me siguri,ka shumë të ngjarë që avioni të jetë rrëzuar në oqean.

Falë radarëve, e dimë se avioni e ndryshoi kursin e tij gjatë fluturimit. Dikush e drejtoi avionin drejt perëndimit, fluturoi sërish mbi Malajzi dhe u nis drejt Oqeanit Indian. Por kush e ka bërë diçka të tillë dhe cili ishte motivi?

Disa kanë sugjeruar se në këtë zhdukje janë përfshirë terroristët, ndërsa të tjerë thonë se një nga pilotët e rrëzoi aeroplanin qëllimisht për shkak të problemeve mendore, pra pak a shumë si aksident i ngjashëm i “Germanëings” që ndodhi një vit më vonë. Por mund të ketë pasur një defekt mekanik të avionit, që ka shkaktuar një mungesë fatale të oksigjenit në bord.

Kjo do të shpjegonte edhe arsyen pse avioni - që supozohet se ishte në opsionin “autopilot”-– udhëtoi nëpër Oqeanin Indian për orë të tëra, por askush nuk iu përgjigj kullave të kontrollit aty afër. Qëkur u zhduk ai avion, copa të vogla mbeturinash janë gjetur në brigje të ndryshme. Por pavarësisht kërkimeve të shumta, rrënojat kryesore nuk u gjetën kurrë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga