Nga Çërçill te Stiv Xhobs/ Ana e errët e figurave të famshme historike
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...

Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mbetet një nga monumentet arkitekturore më spektakolare të botës antike. I ndërtuar në shekullin I të Erës Sonë, si mbahet mend kryesisht si një vendi i argëtimit me sportet e përgjakshme, ku përfshiheshin gladiatorë, kafshë të egra etj.
Por si një nga strukturat që i ka rezistuar më shumë kohës, por edhe më të famshme të Romës së lashtë, Koloseu mbetet një monument i qëndrueshëm për një nga dinastitë më me ndikim të Perandorisë Romake, si dhe një mrekulli e arkitekturës dhe inxhinierisë.
Kur Vespasiani u bë perandor i Romës në vitin 69 Pas Krishtit, dinastia e tij Flaviane – që përfshinte djemtë e tij, Titus dhe Domician - nisi zbatimi i një program të madh veprash infrastrukturore për ta restauruar Romën e shkatërruar nga zjarret, sëmundjet infektive dhe lufta civile.
Gjatë mbretërimit 27-vjeçar të dinastisë Flaviane, ajo rindërtoi godina, statuja dhe monumente në të gjithë qytetin. Në vitin 70 pas Krishtit, Vespasiani urdhëroi ndërtimin e amfiteatrit të ri në qendër të qytetit, i financuar nga rrethimi dhe më pas plaçkitja e Jeruzalemit gjatë Luftës së Parë Judeo-Romake. Koloseu, i përfunduar 10 vjet më vonë, shërbeu si një simbol politik i ringjalljes së qytetit.

Ai ishte gjithashtu një mrekulli inovative arkitekturore dhe inxhinierike. Amfiteatri i përhershëm më i madh dhe më kompleks i botës antike. I bërë kryesisht nga betoni, mermeri, guri dhe druri, Koloseu është 48 metra i lartë, me një kapacitet për rreth 50.000 deri në 80.000 njerëz.
“Koloseu ishte pjesë e një kompleksi të tërë ndërtesash, që Vespasiani dhe djemtë e tij ndërtuan në të gjithë Romën, si pjesë e një programi më të madh për të fshirë shenjat e sundimit të paraardhësit të tyre, Neron, si dhe për të mbrojtur arritjet e tyre”- thotë Natan Elkins, zëvendësdrejtor i Shoqërisë Numizmatike Amerikane.
Në kohën e inaugurimit e tij, Titus drejtoi mbi 100 ditë lojëra, të cilat përfshinin luftime gladiatorësh dhe argëtim me kafshët. Ndërtuesit e vendosën Koloseun në vendin ku ndodhej dikur pallati i Neronit, Domus Aurea, ku ishte ndërtuar një liqen artificial dhe ngrihej një statujë 30 metra e lartë prej bronzi e ish-perandorit, Kolosi i Neronit
Liqeni u tha për të ndërtuar Koloseun, që e mori këtë emër nga afërsia me statujën. Kur Neroni kreu vetëvrasje në vitin 68 Pas Krishtit, Vespasiani, një nga gjeneralët e tij, u ngjit në pushtet pas një lufte civile. Ndërtimi i Koloseut ishte një mënyrë të zgjuar e dinastisë Flaviane për të kënaqur shijet e shoqërisë së lartë romake, thotë Elkins.

Neroni lejonte hyrjen në pallatin e tij të gjithë njerëzve, por senatorëve nuk u pëlqente qasja e njerëzve të thjeshtë në qendër të qytetit. “Duke e ndërtuar atë amfiteatër të madh, Vespasiani dhe djemtë e tij, e përdorën për të argëtuar publikun, por edhe për të përforcuar rendin shoqëror romak nëpërmjet hierarkidë së ulëseve”-shton Elkins.
Në Kolose statusi shoqëror, pasuria dhe gjinia, përcaktonin edhe vendet se ku uleshin njerëzit. Vendet më të mira, më pranë arenës, ishin të rezervuara për Perandorin dhe fisnikërinë senatoriale. Mbi ta rrinte urdhri i kalorësve, që përbëhej nga tregtarë, artizanë dhe burokratë.
Pastaj vinin vendet ku uleshin 95 për qind e popullsisë tjetër të Romës: gra, të huaj dhe romakë të varfër e të skllavëruar. Korridoret i ndanin grupet sociale nga njëri-tjetri, duke i ndaluar spektatorët të lëviznin lirshëm brenda strukturës.
Por ndërsa ulja nuk ishte e barabartë për të gjithë qytetarët romakë, arkitektura eliptike e Koloseut u jepte mundësinë të gjithëve të shihnin atë çfarë ndodhte në dyshemenë e arenës. Gladiatorët, kafshët dhe ushtarët, që përfshiheshin në të gjitha llojet e luftimeve brenda Koloseut, transportoheshin nëpërmjet një sistemi kompleks ashensorësh.
Madje amfiteatri madje mund të përmbytej me ujë, për të imituar stuhitë në det. Në të gjithë Romën e lashtë, shumica e amfiteatrove u ndërtuan si struktura të përkohshme prej druri për lojëra gladiatorësh dhe argëtime të tjera.
Amfiteatri i përhershëm më i hershëm i njohur deri më sot, është një strukturë guri e ndërtuar për rreth 20.000 spektatorë në vitin 80 Para Erës Sonë në Pompei. Arkitekti i Koloseut mbetet ende sot i panjohur. Elkins thotë se risia më e madhe e Koloseut, ishte përdorimi i betonit.

Sipas inxhinierëve bashkëkohorë, Koloseu mbetet në këmbë edhe pas 2000 vjetësh për shkak të themelit të tij të fortë prej betoni. Ndërtimi në një zonë ligatinore pranë lumit Tiber dhe me një terren të butë, i detyroi ndërtuesit të gërmonin një themel të thellë dhe të fortë për të stabilizuar strukturën.
Ndërsa nuk dihet se sa kushtoi ndërtimi i Koloseut në antikitet, shumë studiues besojnë se u financua pjesërisht nga pasuria e rrëmbyer nga ushtarët romakë gjatë bastisjes në Tempullin e Jerusalemit gjatë Luftës së Parë Romako-Hebreje që përfundoi në vitin 70 Pas Krishtit.
Për breza të tërë është thënë se puna për ndërtimin e Koloseut u krye nga 100.000 skllevër hebrenj të kapur rob gjatë Rrethimit të Jerusalemit. Por Elkins nuk është plotësisht i bindur me këtë tezë.
“Ky pretendim nuk mbështetet nga ndonjë burim i lashtë. Ai u bë për herë të parë nga një arkeolog i shekullit XX-të, dhe që atëherë është përsëritur vazhdimisht. Me siguri që janë përdorur shumë skllevër, por ne nuk e dimë 100 për qind se nga vinin ata”- thekson eksperti amerikan.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...