Kafeina ju nxit të blini më shumë gjëra, veçanërisht produktet më të padobishme
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...

Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e thonë këtë në një moment të jetës, por kjo nuk duket se i ndalon shumë njerëz që të dëshirojnë më shumë para. Pra, të ëndërrojnë të jenë njerëz shumë të pasur.
Pyetja është se sa para na duhen secilit prej nesh për të kënaqur dëshirat tona?
Shpeshherë ekonomistët i trajtojnë njerëzit sikur kanë nevoja të pakufizuara ekonomike, por burime të kufizuara për t’i kënaqur ato. Një koncept ekonomik themelor i njohur si mungesë. Kjo ide paraqitet shpesh si një element bazik i natyrës njerëzore.
Studimi ynë i publikuar së fundmi, zbuloi se vetëm një pakicë njerëzish kanë në fakt dëshira të pakufizuara dhe se shumica do të ishin të kënaqur me një shumë të kufizuar parash, edhe nëse kjo mund të jetë ende e konsiderueshme.
Për këtë çështje ne anketuam njerëz në 33 vende të botës, dhe që përfshijnë të gjitha kontinentet e banuara, duke marrë përgjigje nga rreth 8.000 njerëz në total. Ne i inkurajuam pjesëmarrësit të përqendrohen më shumë tek ajo që do të thotë realizim i të gjitha dëshirave të tyre, duke u kërkuar atyre të imagjinojnë “jetën e tyre absolutisht ideale”, pa u shqetësuar nëse ajo ishte realisht e arritshme.
Për të vlerësuar nevojat ekonomike, ne u kërkuam njerëzve të merrnin parasysh sa para dëshironin të kishin për një jetë ideale. Por paratë vijnë rrallë falas, ndaj ne menduam se përgjigjet e tyre mund të ndikoheshin nga ajo që ata imagjinojnë se do të duhej për të fituar shuma të mëdha parash, pra duke punuar me orë të gjata, duke bërë investime me një rrezikshmëri të lartë apo edhe duke u angazhuar në aktivitete kriminale.
Kështu, ne u kërkuan që të zgjidhnin një çmim në një lotari hipotetike. Atyre iu thamë se shanset për të fituar çdo lotari ishin të njëjta, prandaj zgjedhja e tyre ishte rreth asaj se sa para dëshironin në jetën e tyre ideale, dhe jo se cilën lotari kishin më shumë gjasa të fitonin.
Çmimet e lotarisë filluan nga 10.000 dollarë amerikanë (të konvertuar në monedhat lokale, pra 8.000 paund për pjesëmarrësit e studimit në Britaninë e Madhe) me opsione që rriteshin me një shumëfish të 10-tës. Në kohën që realizuam studimin, çmimi kryesor prej 100 miliardë dollarë do t’i kishte bërë ata më të pasurit në botë. Parashikimi ynë ishte i drejtpërdrejtë: nëse njerëzit kanë vërtet dëshira të pakufizuara, ata duhet të zgjedhin gjithmonë maksimumin prej 100 miliardë dollarësh. Por në të 33 vendet, vetëm një pakicë zgjodhi çmimin kryesor (8 deri në 39 për qind në secilin vend).
Në shumicën e vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe, shumica e njerëzve zgjodhën një llotari ekuivalente me 10 milionë dollarë amerikanë ose më pak, dhe në disa vende (India, Rusia) shumica zgjodhën 1 milion dollarë ose më pak. Ne donim të kuptonim dallimet midis njerëzve me dëshira të kufizuara dhe të pakufizuara.
Analizat tona përjashtuan shumë faktorë personalë, pra përgjigjet nuk ndryshonin ndjeshëm sipas gjinisë, arsimit apo statusit socio-ekonomik. Megjithatë, më shumë të rinj raportuan dëshira të pakufizuara sesa të moshuarit, edhe pse kjo ndryshonte në vende të ndryshme.
Në vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht, ndikimi i moshës ishte më i dobët. Po ashtu ne ekzaminuam dallimet kulturore duke përdorur një model të përdorur gjerësisht të dimensioneve kryesore në dallimet kulturore. Ne zbuluam se më shumë njerëz zgjodhën lotarinë prej 100 miliardë dollarësh në vendet ku kishte një pranim më të madhe të pabarazisë në shoqëri (e quajtur “distanca e pushtetit”), dhe ku kishte më shumë fokus në jetën në grup (e quajtur “kolektivizëm”).
Për shembull, Indonezia ku ka një pabarazi të madhe dhe shumë kolektivizëm, gati 40 për qind e indonezianëve zgjodhën çmimin 100 miliardë dollarë amerikanë. Në Britani ku ka pak jetë në grup dhe më pak pabarazi, më pak se 20 për qind zgjodhën çmimin maksimal të lotarisë.
Së fundi, ne i pyetëm njerëzit mbi ndryshimin më të rëndësishëm që do të bënin nëse do të fitonin çmimin, si dhe të rendisnin vlera të ndryshme që ishin të rëndësishme për ta, si p.sh të kenë pushtet apo të ndihmojnë të tjerët. Këtu vumë re disa mospërputhje.
Njerëzit me dëshira të pakufizuara, kishin më shumë gjasa të na thoshin se do t’i përdornin paratë për të ndihmuar të tjerët. Por sa u përket vlerave ata nuk ishin më të shqetësuar për të ndihmuar të tjerët, sesa ata me dëshira të kufizuara.
Supozimi se njerëzit kanë dëshira të pakufizuara ekonomike, ofron një arsyetim për politikat që i japin përparësi rritjes ekonomike, si ato të normave të interesit, për t’u dhënë mundësi njerëzve të arrijnë të realizojnë sa më shumë dëshira që të jetë e mundur.
Por ndjekja e pafundme e pasurisë dhe rritjes, ka pasoja gjithnjë e më të dëmshme për botën tonë. Të tregosh se dëshirat e pakufizuara nuk janë universale, dhe që niveli i dëshirave të njerëzve varion sipas vlerave dhe kulturës, sugjeron se ata janë të hapur ndaj ndikimit social. Reklamuesit e dinë tashmë këtë gjë, dhe shpenzojnë shuma të mëdha parash duke u përpjekur të na bindin që të duam gjëra që më parë as i dinim që ekzistonin dhe as nuk na interesonin.
Madje, disa ekonomistë kanë vënë në dyshim nëse dëshirat e prodhuara nga marketingu duhet të quhen vërtet dëshira. Rezultatet e këtij hulumtimi, na japin shpresë se natyra njerëzore nuk është në thelb në kundërshtim me jetesën e qëndrueshme./ “ZME Science” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...