Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...

Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi studiuesish nga disa institute amerikane, ajo mund të ndikojë edhe tek shpenzimet tona financiare. Në studimin e publikuar në “Journal of Marketing”, u ekzaminua efekti i marrjes së kafeinës me sasi që varionin nga 30 mg në 100 mg në ditë. Studiuesit zbuluan se vetë kafeina duket se rrit nivelet e impulsivitetit në lidhje me numrin e produkteve të blera.
Eksperimenti
Për të kryer eksperimentin e tyre, studiuesit ngritën një kioskë për prodhimin e kafes ekspres pranë dy dyqaneve me pakicë në dy qytete franceze, dhe jashtë një qendre tregtare në Spanjë. Në total, në eksperiment morën pjesë 300 persona: gjysmës së tyre iu ofrua një filxhan kafe falas me kafeinë, ndërsa gjysmës tjetër ujë ose kafe pa kafeinë.
Zbulimet
Studiuesit zbuluan se njerëzit që konsumonin kafe me kafeinë, shpenzonin shumë më tepër dhe blinin më shumë produkte sesa ata që pinin kafe pa kafeinë ose ujë. Për më tepër, kafeina dukej se kishte ndikim edhe mbi llojet e artikujve të blerë.
Kështu vullnetarët në eksperiment që kishin konsumuar kafeinë, blinin më shumë produkte “qejfi” apo argëtuese si qirinj aromatik dhe aromatizues. Ndërkohë, nuk kishte dallime në blerjen e produkteve të dobishme, si për shembull enët e kuzhinës. Në shumë dyqane dhe qendra tregtare ka gjithnjë e më shumë pika ku ofrohet kafe.
“Në përgjithësi, shitësit me pakicë mund të përfitojnë financiarisht nëse blerësit konsumojnë kafe para ose gjatë blerjeve, pasi efektet janë më të forta për blerjet impulsive dhe shpeshherë të panevojshme. Ndërkohë politikë-bërësit mund të dëshirojnë të informojnë konsumatorët për efektet e mundshme të kafeinës në shpenzime”- shpjegojnë studiuesit.
A është kafeina një stimulues?
Kafeina mund të konsiderohet si një nga stimuluesit më të fuqishëm të ligjshëm, që mund të gjendet kudo.
Ku është e pranishme kafeina përveç kafesë?
Përveç kafesë, kafeina është e pranishme edhe në çaj, disa pije të gazuara, disa pije energjike, çokollatë dhe disa ilaçe.
Çfarë efektesh ka kafeina në trupin e njeriut?
Kafeina rrit përqendrimin dhe vigjilencën, pasi vepron si stimulues në sistemin nervor qendror. Efekti më i dukshëm është ai që ju bën më vigjilent: ndiheni më zgjuar dhe më pak të lodhur. Për këtë arsye kafeina është përfshirë në disa ilaçe kundër përgjumjes, por edhe kundër dhimbjes së kokës dhe migrenës.
Cilat janë efektet e heqjes dorë nga kafeina?
Moskonsumimi i kafeinës mund t’iu shkaktojë dhimbje koke dhe simptoma të tjera si nervozizëm, ankth dhe përgjumje. Simptoma më të rralla mund të jenë dridhjet.
Çfarë ndodh nëse konsumoni shumë kafeinë?
Një mbidozë e vërtetë e kafeinës është një dukuri mjaft e rrallë, por kur ndodh ajo mund të shkaktojë të vjella, konfuzion, madje edhe halucinacione.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...