VIDEO/ “Ul pagën, ku*vë”, ylli i Barcelonës sulmohet nga tifozët
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...

Çarls Dikens

Shkrimtari i njohur britanik me famë botërore, krijoi personazhet më të jashtëzakonshëm imagjinarë, dhe shkroi romanet më fenomenale të Epokës Viktoriane. Por ai vuante nga pagjumësia, gjë që e detyronte të bënte shëtitje të gjata gjatë natës për shkak të stresit dhe ankthit.
Romancieri i madh vuajti nga epilepsia gjatë gjithë fëmijërisë së tij, gjë që e nxiti të kërkonte ngushëllim te personazhet e tij të trilluar. Historianët besojnë se nëse do të ishte sot gjallë, Dikens do të ishte diagnostikuar me siguri me çrregullim bipolar. Ai zhytej në depresion dhe kishte luhatje të forta të humorit sa herë që punonte për një roman të ri. Gjithsesi, arriti të shkruante kryevepra që do të ekzistojnë përgjithmonë.
Vinsent van Gog

Piktori holandez arriti të shesë vetëm një nga veprat e tij të artit gjatë kohës që ishte gjallë. Por pikturat e tij, që u bënë të famshme në mbarë botën pas vdekjes së tij, u shndërruan në mishërimin e fuqisë shëruese që ka arti. Edhe pse Van Gog nuk u diagnostikua kurrë me ndonjë çrregullim psikologjik, letrat që ai u shkroi vëllezërve dhe motrave të tij, tregonin simptoma të dukshme të problemeve të rënda mendore.
Edhe nëse nuk ishte një çrregullim bipolar, ai ka shumë të ngjarë të ketë pasur një çrregullim personaliteti gjatë gjithë jetës së tij. Problemet e pafundme të Van Gog, i shkaktuan haluçinacione të shpeshta dhe depresion. Në një rast ai do të priste njërin nga veshët, gjatë kohës që jetonte në Francë.
Isak Njutoni

Matematikani, fizikani dhe shkencëtari më me ndikim në historinë e botës, ka vuajtur nga çrregullime të rënda mendore. Shumë studiues mendojnë se sëmundja e tij mund të ketë qenë depresioni maniakal ose skizofrenia. Njutoni vuante shpesh nga haluçinacionet. Ai bënte shpesh biseda me njerëz të padukshëm.
Psikologët mendojnë se luhatjet e sjelljes së Njutonit, mund të jenë shkaktuar nga përdorimi i tepruar i mërkurit gjatë eksperimenteve në laboratorin e tij. Mërkuri është një element i rëndësishëm që mund të shkaktojë pagjumësi, dhimbje koke dhe humbje të kujtesës pas ekspozimit ndaj tij.
Por një teori tjetër pretendon se Njutoni ka pasur një histori të çrregullimeve mendore që nga lindja e tij e parakohshme. E ëma e braktisi atë në moshën 3-vjeçare, gjë që mund të ketë kontribuar në traumën e përjetshme. Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, ai mbetet një shembull se sa shumë arriti në jetë pavarësisht vështirësive.
Abraham Linkoln

E kush do ta besonte se presidenti i 16-të i SHBA-së, Abraham Linkoln, që u zgjodh pak para Luftës Civile, u përball me probleme serioze të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së tij? Gjendja depresive e Linkolnit nisi të përkeqësohej që kur ai ende i ri. Gradualisht, me kalimin e kohës, episodet e tij depresive u kthyen në rutinën e tij të përditshme.
Ai vuante nga melankolia, e cila i shkaktonte mendime negative. Edhe pse mësoi të jetonte me gjendjen e tij, ai do të kishte shpesh mendime për vetëvrasje, sidomos në moshën e thyer. Por besohet se fuqia gjatë presidencës së tij, ishte produkt i përballjes së tij me depresionin.
Pablo Pikaso

Është ironik fakti që arti më i bukur, është produkt i agonisë dhe pikëllimit. I tillë është dhe rasti i piktorit dhe skulptorit fenomenal spanjoll Pablo Pikaso, që pati shumë probleme me depresionin. Pikaso u bë artist pasi vuante nga disleksia, dhe ngjyrat e ndihmuan atë të shprehej më mirë.
Dileksia është një paaftësi në të mësuar, që e pengon trurin të kuptojë fjalët dhe shkronjat. Por problemet e rënda mendore nuk u shfaqën deri në vitin 1901, kur për shkak të vetëvrasjes së një shoku shumë të ngushtë, Pikaso u zhyt thellë në depresion.
Pamundësia për të dalë nga pikëllimi që e kishte kapluar, çoi edhe në periudhën më të jashtëzakonshme të krijimtarisë së tij, e njohur nga kritika si “Periudha Blu”. Ishte epoka kur Pikaso pikturonte vetëm duke përdorur nuancat e blusë, të përziera me tonet monokromatike.
Uinston Çërçill

Uiston Çërçill, njeriu që i garantoi fitoren Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte i njohur për shumë gjëra. Por një informacion mbi jetën e tij i befasoi të gjithë. Kryeministri i kohës së luftës vuajti nga depresioni dhe ankthi për një kohë të gjatë, duke pasur sulme paniku të formave të rënda.
Në kulmin e episodeve të tij depresive, Çërçill kaloi më shumë kohë në shtratin e tij, dhe e quante sëmundjen “qeni im i zi”. Çrregullimet e tij mendore ia pakësuan energjinë fizike dhe oreksin. I paralizuar nga dëshpërimi, Çërçill do të humbiste interesin dhe do të fokusohej në çështjet e parëndësishme dhe punët e tij të përditshme. Por në vitin 1911, pasi u përball me periudha të gjata depresioni, Uinston filloi të përgatitej për luftën. Dhe siç e di tashmë bota, ai përjetoi triumfin.
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...