Ndërtohet bateria e parë me rërë
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...

Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që sugjerojnë se depresioni shkaktohet nga një “çekuilibër kimik” në tru. Pra nga një çekuilibër i një kimikati të trurit të quajtur serotoninë. Por studimi ynë i fundit, tregon se nuk ka prova që e mbështesin këtë tezë.
Edhe pse u propozua për herë të parë në vitet 1960, teoria e serotoninës si shkaktare e depresionit, nisi të promovohej gjerësisht nga industria farmaceutike në vitet 1990, për shkak të përpjekjeve të saj për të tregtuar një gamë të re antidepresantësh, të njohur si frenues selektivë të rimarrjes së serotoninës ose SSRI.
Ideja u miratua edhe nga institucione zyrtare si Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, e cila i thotë ende publikut se “ndryshimet në normën e disa kimikateve në tru, mund të kontribuojnë në simptomat e depresionit”. Mjekë të panumërt e kanë përsëritur këtë mesazh në të gjithë botën, në punën e tyre të përditshme me pacientët dhe në media.
Njerëzit e pranuan atë që iu tha. Dhe shumë prej tyre filluan të merrnin ilaçet kundër depresionit, pasi besonin se kishin diçka të gabuar në trurin e tyre, që kërkonte një ilaç antidepresant për ta rregulluar. Në valën e asaj fushate marketingu, përdorimi i antidepresantëve u rrit në mënyrë dramatike.
Sot ato përdoren nga 1 në 6 njerëz të rritur në Angli. Për një kohë të gjatë, disa studiues, përfshirë disa psikiatrit më të njohur, kanë sugjeruar se nuk ka prova të kënaqshme për të mbështetur idenë se depresioni është rezultat i serotoninës në nivele shumë të ulëta apo joaktive.

Të tjerët vazhdojnë ta mbështesin teorinë e parë. Por deri më tani, nuk ka pasur një rishikim gjithëpërfshirës të studimeve mbi lidhjen e serotoninës me depresionin, që mund të mundësonte arritjen në përfundime të qëndrueshme.
Në pamje të parë, fakti që antidepresantët e tipit SSRI veprojnë në sistemin e serotoninës, duket se mbështet teorinë e depresionit për shkak të serotoninës. SSRI-të e rrisin përkohësisht nivelin e serotoninës në tru, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se depresioni shkaktohet nga e kundërta e këtij efekti.
Për efektet e antidepresantëve, ka shpjegime të tjera. Në fakt, të dhënat e shumë studimeve tregojnë se ilaçet kundër depresionit, mezi dallohen nga një placebo (pilulë e rreme), kur bëhet fjalë për trajtimin e depresionit.
Po ashtu, ilaçet kundër depresionit duket se kanë një efekt të përgjithësuar mpirës të emocioneve, që mund të ndikojë në gjendjen emocionale të njerëzve, edhe pse ne nuk e dimë se si prodhohet ky efekt. Që nga vitet 1990, ka pasur shumë kërkime mbi sistemin e serotoninës.
Ne kryem një rishikim të tyre, duke përfshirë identifikimin dhe përmbledhjen sistematike të të dhënave ekzistuese nga secila prej fushave kryesore të kërkimit mbi serotoninën dhe depresionin. Edhe pse ka pasur rishikime sistematike të fushave individuale në të kaluarën, asnjëra prej tyre nuk ka kombinuar të dhënat nga të gjitha fushat e ndryshme.
Një fushë e hulumtimit që përfshimë në studim, ishte kërkimi që krahasonte nivelet e serotoninës dhe produkteve të saj të shpërbërjes në gjak apo lëngun e trurit. Në përgjithësi,
ky hulumtim nuk tregoi një ndryshim midis njerëzve me depresion dhe atyre pa depresion.
Një fushë tjetër e hulumtimit, ishte fokusuar tek receptorët e serotoninës, të cilët janë proteina në skajet e nervave me të cilët lidhet serotonina, dhe që mund të transmetojnë ose pengojnë efektet e serotoninës.
Hulumtimet mbi receptorët e serotoninës, treguan ose asnjë ndryshim midis njerëzve me depresion dhe atyre pa depresion, ose se aktiviteti i serotoninës ishte rritur në të vërtetë tek njerëzit me depresion, e kundërta e parashikimit të teorisë së serotoninës.
Edhe studimet mbi “transportuesin” e serotoninës, që është proteina që ndihmon në dhënien fund të efektit të serotoninës (kjo është proteina mbi të cilën veprojnë SSRI), sugjeruan gjithashtu se kishte rritje të aktivitetit të serotoninës tek njerëzit me depresion.
Por këto gjetje mund të shpjegohen me faktin se shumë pjesëmarrës në këto studime, kishin përdorur ose po përdornin aktualisht ilaçe kundër depresionit. Ne shqyrtuam një hulumtim, që eksploroi nëse depresioni mund të shkaktohet tek disa vullnetarë, duke ulur artificialisht nivelet e serotoninës.
Dy rishikime sistematike të viteve 2006 dhe 2007, dhe një kampion prej 10 studimesh më të fundit, zbuluan se rënia e nivelit të serotoninës nuk prodhoi depresion tek qindra vullnetarë të shëndetshëm. Studime shumë të mëdha që përfshinin dhjetëra mijëra pacientë, analizuan variacionin e gjeneve, duke përfshirë gjenin që ka udhëzimet për të luajtur rolin e transportuesit të serotoninës.
Ata nuk gjetën asnjë ndryshim në frekuencën e varieteteve të këtij gjeni, midis njerëzve me depresion dhe atyre pa këtë sëmundje. Ndërkohë ngjarjet stresuese të jetës në vetvete, kishin një efekt të fortë në rrezikun e mëvonshëm të njerëzve për t’u prekur nga depresioni.
Teoria e depresionit të shkaktuar nga serotonina, ka qenë një nga teoritë biologjike më me ndikim dhe të hulumtuar më gjerësisht për origjinën e depresionit. Studimi ynë tregon se kjo pikëpamje nuk mbështetet nga prova shkencore, dhe e vë në pikëpyetje bazën e përdorimit të antidepresantëve.
Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër farmakologjik të pranuar, mbi mënyrën sesi anti-depresantët mund të ndikojnë tek depresioni. Nëse ilaçet kundër depresionit i ushtrojnë efektet e tyre si placebo, ose duke i mpirë emocionet, atëherë nuk është e qartë nëse ato bëjnë më shumë mirë apo më shumë dëme.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...