Sa para ju duhen për të pasur një jetë ideale? Ja çfarë thotë studimi
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...

Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet e tregimeve fantastiko-shkencore. Por në një të ardhme jo shumë të largët, bashkëveprimi me robotët do të bëhet edhe më i zakonshëm në botën reale. Dhe kur kjo të ndodhë, robotët do të kenë nevojë për aftësi sociale për të bashkëvepruar si duhet me njerëzit.
Deri tani është bërë çuditërisht pak punë në këtë drejtim. Por një ekip studiuesish në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), SHBA, e ka marrë përsipër këtë sfidë. Shkencëtarët kanë krijuar një program që përfshin ndërveprimet sociale, duke u dhënë mundësi makinerive të kuptojnë se si ne njerëzit ndihmojmë ose pengojmë njëri-tjetrin.
“Robotët do të jetojnë së shpejti në botën tonë. Ndaj ata duhet të mësojnë realisht se si të komunikojnë me ne në kushtet njerëzore. Ata duhet ta kuptojnë se kur është koha që të ndihmojnë, dhe kur është koha që ata të shohin se çfarë mund të bëjnë për të parandaluar ndodhjen e diçkaje”- thotë Boris Katz, kreu i “InfoLab Group: në Laboratorin e Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale të MIT, dhe një nga autorët e studimit.
Brenda kornizës së re që hartuan, shkencëtarë ishin në gjendje të përcaktojnë 3 lloje robotësh: robotët e nivelit 0 kanë vetëm qëllime fizike, dhe nuk janë në gjendje të arsyetojnë në aspektin social.
Nga ana tjetër, robotët e nivelit 1 kanë qëllime fizike dhe sociale, por supozojmë se robotët e tjerë kanë vetëm qëllime fizike. Ndërkohë, robotët e nivelit 2 kanë qëllime fizike dhe sociale, dhe gjithashtu supozojnë se robotët e tjerë i kanë gjithashtu që të dyja.
Shkencëtarët spekulojnë se robotët e nivelit më të lartë, janë tashmë në gjendje të funksionojnë mirë me robotë të tjerë, dhe potencialisht edhe me njerëzit. Për ta testuar këtë, studiuesit krijuan një mjedis të simuluar ku një robot sheh një robot tjetër, bën një supozim për qëllimet e robotit tjetër, pastaj ose zgjedh ta ndihmojë ose e pengon robotin tjetër, në varësi të qëllimeve të tij.
Ekipi krijoi 98 skenarë të ndryshëm, në të cilët agjentët robotikë virtualë ndihmuan ose penguan njëri-tjetrin, bazuar në supozimet për qëllimet e robotit tjetër.
Më pas i lidhnin ato qëllime me të tyret. Më vonë, kur njerëzit panë video të ndërveprimit të robotëve - të përshkruara si një seri animacionesh kompjuterike - parashikimet e tyre për qëllimet e robotëve, përputheshin kryesisht me parashikimet që robotët bënin për njëri-tjetrin.
Katz thotë se ky eksperiment është një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt mësimit të robotëve për të njohur qëllimet e njerëzve dhe për t’u angazhuar me njerëzit. Përveç trajnimit të robotëve, ky hulumtim mund të ketë përdorime përtej Inteligjencës artificiale.
Andrei Barbu, një nga autorët e studimit dhe shkencëtar kërkimor në Qendrën për Trurin, Mendjet dhe Makinat në MIT, thekson se paaftësia për të përcaktuar sasinë e ndërveprimeve sociale krijon probleme në shumë fusha të shkencës.
Për shembull, në dallim nga lehtësia me të cilën mund të matim me saktësi presionin e gjakut apo kolesterolin, nuk ka asnjë mënyrë sasiore për të përcaktuar nivelin e depresionit të një pacienti apo për të vlerësuar më saktësi se ku klasifikohet një pacient në spektrin e autizmit.
Por për shkak se të paktën në një farë mase, depresioni dhe autizmi përfshijnë dëmtime të aftësive sociale, modelet llogaritëse si ky mund të ofrojnë standarde objektive për vlerësimin e performancës sociale njerëzore, dhe mund ta bëjnë më të lehtë zhvillimin dhe testimin e ilaçeve për këto sëmundje, thotë Barbu.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...