Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...

Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mund të mendohet. Që të dyja janë vende në periferi të Europës, dhe po përballen me humbjen e perandorive të tyre përkatëse. Procesi i rivendosjes së statusit të fuqisë së madhe, ka çuar në një mendësi të përbashkët midis Moskës dhe Ankarasë.
Pavarësisht nga fakti se Turqia është një anëtare e NATO-s, dhe që Rusia dhe Turqia e gjejnë veten në anët e kundërta në konfliktet e tyre rajonale në Siri, Libi, Kaukazin Jugor dhe Ukrainë, që të dyja ndajnë një interes të përbashkët për të çimentuar vendin e tyre në tavolinën kryesore të vendimmarrjes ndërkombëtare.
Dhe në fakt, takimi i fundit midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe atij rus Vladimir Putin në Soçi më 5-6 gusht, ishte më pak një samit dypalësh mes dy rivalëve që përplaseshin me njëri-tjetrin, dhe më shumë një përpjekje për të treguar peshën e tyre gjeopolitike.
“Pavarësisht sfidave aktuale rajonale dhe globale, udhëheqësit riafirmuan vullnetin e tyre të përbashkët për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ruso-turke”- tha Kremlini në një deklaratë të lëshuar pas përfundimit të bisedimeve të tyre.
Erdogan shkoi në takimin me Putinin pas marrëveshjes së ndërmjetësuar prej tij me sukses midis Rusisë dhe Ukrainës për rifillimin e eksporteve të drithit ukrainas, për të cilën udhëheqësi turk shpreson se mund të krijojë bazën për një zgjidhje afatgjatë të konfliktit aktual.
Rusia dhe Turqia kanë qenë të afta të nxisin vazhdimisht krizat në vendet fqinje, për t’i përdorur ato në avantazhin e tyre. Shpërbërja e Sirisë në një gjendje lufte civile në vitin 2011 i dha Ankarasë dhe Moskës mundësinë për të pasur një prani sigurie në botën arabe.
Ndërsa Rusia e ka mbështetur regjimin laik alevit të presidentit sirian Bashar Al-Asad, Turqia i ka dhënë mbështetjen e saj islamikëve sunitë dhe forcave të tjera opozitare. Konflikti sirian u ndërkombëtarizua kur forcat ruse dhe turke ndërhynë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën, siç u pa gjatë rrëzimit të një avioni rus nga turqit, dhe me sulmet ajrore ruse ndaj ushtarëve turq në Sirinë veriperëndimore në vitin 2020.
Pavarësisht përplasjeve të hapura midis Rusisë dhe Turqisë, ngrirja e konfliktit në Siri si rezultat i ndërhyrjeve të huaja ushtarake, u ka shërbyer objektivave të përbashkët gjeopolitikë rus dhe turk. Me lehtësimin e negociatave të armëpushimit midis rebelëve dhe forcave të mbështetura nga Asad në Alepo në vitin 2016, Rusia dhe Turqia u bënë aktoret kryesore ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Siri.
Ai pakt u dëshmua të ishte një pikë kthese në konflikt, pasi hodhi themelet e bisedimeve të “Formatit të Astana”, të cilat e mënjanuan Perëndimin nga procesi i paqes në Siri. Takimet trepalëshe midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, janë një dëshmi se një zgjidhje e qëndrueshme paqeje në Siri nuk mund të jetë e mundur pa forcën ushtarake ruse dhe turke.
Një taktikë e ngjashme po ndiqet edhe në rastin e luftës në Ukrainë sot. Rusia dhe Turqia kanë ndërhyrë në mbështetje të forcave që janë kundër njëra-tjetrës, me synim avancimin e interesave të tyre të përbashkëta rajonale. Pushtimi i plotë rus i Ukrainës ka nxjerrë në pah përpjekjet e dështuara për të zbatuar Marrëveshjet e paqes të Minskut, që nënshkruan Rusia dhe Ukraina në vitin 2015.
Rusia këmbëngul se zonave të Donjeckut dhe Luhanskut në Ukrainë, të kontrolluara nga separatistët, duhet t’u jepet status special përpara se të ndodhë tërheqja e trupave të saj.
Turqia ka dhënë miratimin e saj për Marrëveshjet e Minskut (një marrëveshje e vjetër armëpushimi në Ukrainë), teksa Erdogan është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, gjë që është mirëpritur nga Kievi.
Gjenerali dhe teoricieni ushtarak gjerman, Karl von Klausevic, thoshte dikur se “lufta është një vazhdimësi e politikës me mjete të tjera”. Ndërsa luftimet midis forcave ukrainase dhe atyre separatiste pro-ruse po intensifikohen dhe shkojnë drejt një ngërçi, do të vazhdojë të shtrohet pyetja nëse Procesi i Minskut ofron një rrugë të qëndrueshme drejt paqes.
Marrëveshja midis Kievit dhe Moskës për rifillimin e eksporteve të grurit, është një tregues se është ringjallur një rrugë e mundshme e negociuar për dhënien fund të konfliktit. Ky është një zhvillim shqetësues për Perëndimin, pasi krijon kushtet për të cilat Rusia dhe Turqia mund të çimentojnë rolet e tyre përkatëse në vendosjen e fatit të Ukrainës në një mënyrë të ngjashme siç kanë bërë në Siri.
Rusia dhe Turqia ndodhen në një pozicion të fortë për ta mposhtur Perëndimin në Ukrainë në një përsëritje të asaj që kanë arritur të arrijnë në botën arabe. Europa ka filluar të ndjejë ndikimin e luftës në Ukrainë përmes krizës së energjisë dhe kostos së jetesës.
Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, i ka vonuar dërgesat e armëve në Kiev. Kjo e ka detyruar Poloninë, qendrën kryesore për transferimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, që t’i drejtohet për mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve.
Me lodhjen që ka filluar të shfaqet në kontinentin evropian, ekziston një rrezik real që Moska dhe Ankaraja të mund ta diktojnë fatin e Ukrainës, në një mënyrë të tillë që e lë të komprometuar rëndë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
Shënim: Hugo Blewett-Mundy, këshilltar politikash për Rusinë dhe Evropën Lindore për deputetin Henry Smith në Britaninë e Madhe, dhe studiues pasuniversitar në Politikat Ruse dhe Post-Sovjetike nga Kolegjin Universitar në Londër.
Përkthyer dhe përshatur nga CNA.al
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...