Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Europës dhe Afrikës së Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, sasi të mëdha ari, artefakte me shumë vlerë dhe piktura të çmuara u zhdukën nga territoret e pushtuara. Shumë nga këto thesare mungojnë ende sot.
Shumë njerëz besojnë se nazistët i fshehën këto thesare në vende tepër sekrete. Në pamje të parë kjo çështje duket si një “ushqim” i përsosur për legjendat urbane: një thesar i fshehur nga ushtarët nazistë, vendndodhja e të cilit mund të gjendet vetëm përmes një harte, e cila është e vështirë të gjurmohet.
Por a është e vërtetë kjo histori? A ekziston vërtet ari i vjedhur dhe i fshehur nga nazistët?
Përgjigjja është po: Jo vetëm që thesari i nazistëve është i vërtetë. Por ai ishte një nga mjetet kryesore që mbante në këmbë regjimin e Hitlerit.
Kur trupat naziste u përhapën në të gjithë Europën, politika e tyre ishte të grabisnin sendet me vlerë të viktimave të tyre, kryesisht nga hebrenjtë. Kjo përfshinte veprat e artit, bizhuteri, qilima orientale, sende argjendi, porcelan dhe qelq. Por objekti me më vlerë në aspektin ekonomik ishte ari.
Në fakt, ari i nazistëve është një term përgjithësues. Ai përfshin si arin monetar, që mbahet nga qeveritë në bankat qendrore si pjesë e rezervave të tyre valutore, ashtu edhe sende me vlerë të vjedhura nga individët (shpeshherë jo ar).

“Ari monetar, është ari që gjermanët e rrëmbyen nga bankat qendrore që i përkisnin shtetit. Ai nuk është vjedhur nga individë privatë. Ne e dimë që gjermanët vodhën rezervat monetare të arit të të gjitha bankave kombëtare të vendeve që ata pushtuan, dhe vetëm 70 për qind e këtyre parave u rikthyen pas luftës”- thotë Ronald Cvajg, profesor i studimeve izraelite në Universitetin e Nju Jorkut dhe autor i librit “Treni i Artë:Asgjësimi i hebrenjve, dhe grabitja e Hungarisë”.
Nazistët e rrëmbyen arin e bankave qendrore dhe e ruajtën atë në depozita qendrore. Më pas e përdorën atë për të financuar luftën në front. Por nga ana tjetër nazistët grabitën flori nga individët. “Ari jo-monetar buron nga plaçkitja e shtëpive, pasurive dhe madje edhe trupave të viktimave”- shkruan Cvajg në librin e tij.
Sipas tij, pjesa më e madhe e asaj që u grabit nga individët privatë, humbi ose u sekuestrua në fund të luftës. Në vitin 1945, njësitë e ushtrisë amerikane zbuluan grumbullime të fshehura të pasurive të vjedhura në mbarë Gjermaninë dhe Austrinë. Zbulimi më spektakolar ishte ai në minierën e kripës Merkers në Turingi të Gjermanisë.
Aty ishin fshehur shufra ari, monedha dhe valutë me vlerë 517 milionë dollarë me kursin e 1945 (rreth 8.5 miliardë dollarë sot). Kur forcat aleate morën kontrollin e territoreve të pushtuara, pati një përpjekje për të rishpërndarë arin monetar tek vendet ku ishin vjedhur.
Ndërkohë, sendet e çmuara që u ishin grabitur njerëzve u nxorën në ankand për publikun. Thesare të tjera të gjetura u shitën, dhe të ardhurat iu dorëzuan organizatave që ishin krijuar enkas për të ndihmuar refugjatët hebrenj gjatë luftës. Vlera totale e arit dhe aseteve të tjera të grabitura nga nazistët mbetet e paqartë.
Shumë njerëz besojnë se jo të gjitha depozitat e arit të grabitur janë zbuluar, gjë që ka nxitur krijimin e shumë legjendave urbane mbi këtë temë. Por Jan Sojer, historian britanik i Luftës së Dytë Botërore dhe bashkë-autor i librit “Ari nazist:Historia sensacionale e grabitjes më të madhe në botë” mbetet skeptik kur shfaqen në media histori të tilla.
Kur u publikua për herë të parë në vitin 2020, ditari “Michaelis”, që mendohet sei përkiste oficerit Waffen Schutzstaffel (SS) me pseudonimin “Michaelis”, supozohet se zbuloi 11 vende ku nazistët fshihnin arin, stolitë, objektet fetare dhe piktura të çmuara. Sojer kreu një investigim mbi këto pretendime.

Ditari supozohej t’i përkiste oficerit të SS Egon Olenhauer. Por asnjë njeri me këtë emër nuk figuronte në fakt në listat e oficerëve të SS. Një pretendim tjetër thotë se një tren i ngarkuar plot me arin e grabitur, ndodhet ende sot në Vaabrizh brenda një mali në Poloninë Jugperëndimore.
Por pas gërmimeve të gjëra në atë vend në gusht 2016, nuk u zbulua as ar dhe as ndonjë tren.
Libri “Treni i artë” i Ronald Cvaing tregon historinë e një treni të mbushur me flori, që u largua nga Budapesti me pasuritë e grabitura nga hebrenjtë hungarezë. Treni u nis drejt një bastioni nazist diku në Alpe.
Ai u ndal në Bëkshtein, Austri, dhe u fsheh në tunelin Tauern. Disa nga sasitë e arit u morën dhe u varrosën në vende të ndryshme në të gjithë Tirolin (një rajon austriak perëndimor) dhe në Feldkirsh (një qytet mesjetar në Austrinë Perëndimore). Më pas ato më pas u zbuluan nga fermerët vendas dhe ushtria franceze pas përfundimit të luftës.
Ngarkesa e trenit u kap dhe sekuestrua nga ushtria amerikane në majin e vitit 1945. Por një pjesë e saj nuk u zbulua kurrë. Sojer pretendon se është i vetmi person që ka gjetur arin e humbur nazist.
Por në vend të sasie të madhe, ai gjeti vetëm 2 shufra ari që i përkisnin Reichsbank, banka qendrore e Rajhut Gjerman deri në vitin 1945. Ato mbaheshin në llogarinë e një individi të paidentifikuar, dhe gjatë dy dekadave, zyrtarët e qeverisë amerikane mohuan në mënyrë të përsëritur se kishin njohuri për vendndodhjen e tyre./ “Live Science” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...