Çfarë i duhet Ukrainës për ta fituar luftën
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...

Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët, është e rëndësishme të dini se si të qëndroni të sigurt gjatë një stuhie. Në nivel global, rreth 24.000 njerëz vriten çdo vit nga rrufeja, dhe 240.000 të tjerë lëndohen. Shumica e njerëzve i dinë rregullat bazë të sigurisë gjatë stuhive, si shmangia e qëndrimit nën pemë apo pranë një dritareje, dhe mos të folurit në një telefon me kabllo (telefonat celularë janë të sigurt).
Por a e dini se gjatë një stuhie duhet të shmangni larjen në dush, apo edhe larjen e enëve? Për të kuptuar arsyen, duhet së pari të dini disa gjëra se si funksionojnë stuhitë dhe vetëtimat. Dy elementë bazë e krijojnë një stuhi: lagështia dhe ngritja lart e ajrit të ngrohtë, dukuri që ndodhin zakonisht në verë.
Temperaturat e larta dhe lagështia, krijojnë sasi të mëdha ajri të lagësht që ngrihet në atmosferë, ku mund të formohet në një stuhi. Retë përmbajnë miliona litra ujë dhe topa akulli, dhe është ndërveprimi midis tyre, ajo që çon në krijimin e rrufesë.
Pikat e ujit në rritje përplasen me pikat e akullit që bien, duke u kaluar atyre një ngarkesë negative, dhe duke e lënë veten me një ngarkesë pozitive. Gjatë një stuhie, retë veprojnë si gjeneratorë të mëdhenj, duke i ndarë ngarkesat pozitive dhe negative, për të krijuar ndarje masive të ngarkesave brenda reve.
Ndërsa retë që shkaktojnë bubullima lëvizin mbi Tokë, ato gjenerojnë një ngarkesë të kundërt në tokë, dhe kjo është ajo që tërheq rrufetë drejt tokës. Stuhia dëshiron që të balancojë ngarkesat e saj, dhe e bën këtë duke shkarkuar energjinë midis rajoneve pozitive dhe negative.
Rruga e kësaj shkarkimi është zakonisht ajo me rezistencën më të vogël, ndaj gjërat që janë më përçuese (si për shembull metalet), kanë më shumë gjasa të goditen gjatë një stuhie. Ndaj, këshilla më e dobishme për njerëzit në momentin që ka nisur një stuhi është: Kur nisin të dëgjohen bubullimat, futuni në një ambient të brendshëm.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jeni plotësisht të sigurt nga stuhia. Pasi ka disa aktivitete brenda që mund të jenë pothuajse po aq të rrezikshme, sa edhe qëndrimi jashtë në stuhi. Nëse nuk jeni ulur në një vaskë me ujë, apo duke bërë dush në shi, nuk ka gjasa të goditeni nga rrufeja.
Por nëse rrufeja godet shtëpinë tuaj, energjia elektrike do të ndiqte rrugën e rezistencës më të vogël në tokë. Dhe objekte si telat metalikë apo uji në tubacionet tuaja, sigurojnë një shteg të përshtatshëm përçues që mund të ndjekë rryma elektrike në tokë.
Dushi i ofron që të dyja këto gjëra (ujë dhe metal), duke e bërë atë një rrugë ideale për energjinë elektrike. Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i inkurajojnë fuqimisht qytetarët të shmangin të gjitha aktivitetet me ujë gjatë një stuhie - madje edhe larjen në dush - për të zvogëluar rrezikun e një goditjeje nga rrufeja.
Ndërkohë, ka edhe rreziqe të tjera, ndaj të cilave duhet pasur shumë kujdes.
Një ndër këshillat është shmangia e mbështetjes në një mur betoni. Ndërsa betoni në vetvete nuk është aq përçues, nëse ai është përforcuar me armatura hekuri (siç ndodh shpesh), ato mund të ofrojnë një shteg përçues për rrufenë.
Gjithashtu, shmangni përdorimin e çdo gjëje të lidhur në një prizë elektrike (kompjuterë, televizorë, lavatriçe, pjatalarëse) pasi të gjitha këto mund të ofrojnë shtigje për goditjen e rrufesë. Rregulli kryesor:Nëse mund të dëgjoni bubullima në distancë, atëherë jeni mjaftueshëm afër stuhisë saqë rrufeja mund t’ju arrijë, edhe nëse nuk ka shi.
Goditjet e rrufesë mund të ndodhin deri 16 kilometra larg stuhisë-mëmë. Zakonisht, gjysmë ore pasi të keni dëgjuar bubullimën e fundit në qiell, është e sigurt që të hyni sërish në dush./ “The Conversation” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...