Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë - solidarizimi i shpejtë me Ukrainën, goditja e Moskës me sanksione të forta, dhe furnizimi i Kievit me miliarda dollarë armatime - mund të jenë në rrezik. Ndonëse politikanët riafirmojnë në publik unitetin perëndimor, dhe ekspertët përshëndesin ndikimin e armëve të dërguara në Ukrainë, problemet ekonomike janë gati ta shkatërrojnë atë solidaritet pikërisht aty ku ka më shumë rëndësi, në Bashkimin Evropian.
Paradoksalisht, kostot në rritje të luftës duken më pak të qëndrueshme për vendet e pasura dhe demokratike të BE-së, sesa për Rusinë e varfër dhe të izoluar. Faturat janë gjithnjë e më të fryra, dhe evropianët janë të tronditur nga vështirësitë me të cilat po përballen për ta paguar atë.
Rritjen e kostove të energjisë, racionimin, ndihmën e reduktuar për të varfrit dhe një recesion ekonomik të afërt. Mosmarrëveshja rreth ndihmës mbi Ukrainën, shkaktoi rrëzimin e qeverisë Dragi në Itali, një ogur ky shumë i keq për qeveritë e tjera centriste evropiane. Uniteti transatlantik, për të cilin diplomatët punuan aq shumë, mund të zhbëhet së shpejti.
Një pesimizëm i tillë po i befason amerikanët, për të cilët kostot e luftës janë minimale, dhe mediat e të cilëve mbeten optimiste për perspektivat e një fitoreje të Ukrainës. Shumica e komenteve të tyre përqendrohen tek dobësia e Rusisë - kriza ekonomike, dështimi i saj ushtarak, izolimi politik - dhe ata që flasin aktualisht për një fund të negociuar të luftës, tallen shpesh nga të tjerët.

E megjithatë, këmbëngulja se Rusia duhet të mposhtet me vendosmëri në fushën e betejës, po bëhet gjithnjë e më jorealiste në një kohë që balanca e dëmeve ekonomike dhe politike po ndryshon në favor të Moskës. Edhe pse kanë qenë shumë efektive faktikisht, raketat Javelin dhe artileria amerikane HIMARS, nuk e kanë transformuar peizazhin strategjik në Ukrainë, ku vazhdon lufta brutale, në të cilën avantazhet e Rusisë në burime dhe qëndrueshmëri i japin asaj mundësi të vazhdojë me planet e saj.
Por a nuk na thanë se Rusia nuk mund ta përballonte dot fuqinë ekonomike të Perëndimit, dhe se ekonomia e saj është më e vogël se ajo e Italisë? Por Rusia nuk është dot në një garë për t’u përballur me ekonomitë perëndimore. Përkundrazi ajo është në një garë për të prodhuar armë dhe ushtarë të mjaftueshëm për t’u matur me ushtrinë e Ukrainës të mbështetur nga Perëndimi.
A nuk na u tha gjithashtu se sanksionet do ta shkatërronin ekonominë ruse dhe monedhën e saj? E megjithatë, sot rubla është më e fortë se më parë. Dhe ndonëse ekonomia e Rusisë do të bjerë me 6 për qind ose më shumë këtë vit, kjo normë është shumë më e vogël se rënia me 45 për qind e ekonomisë së Ukrainës.
Për më tepër, aftësia e Rusisë autokratike për të përballuar një rritje negative prej 6 për qind, është më e fortë se ajo e shumë qeverive demokratike evropiane për t’i mbijetuar një rënie ekonomike prej 3 për qind të PBB-së. Pra Rusia ka treguar një qëndrueshmëri që pakkush e parashikoi.
Por nënvlerësimi i Rusisë - dhe mbivlerësimi i ndikimit tonë mbi të - nuk është ndonjë gjë e re. Ne perëndimorët e vlerësojmë veten për nxitjen e një gare armatimesh në vitet 1980, e cila e falimentoi Bashkimin Sovjetik dhe e fitoi Luftën e Ftohtë, duke hedhur poshtë reformat e Perestrojkës së Mikail Gorbaçovit, që në fakt i dhanë fund Luftës së Ftohtë 2 vjet përpara rënies së BRSS.
Në vitet 1990, ne e përshëndetëm triumfin e kapitalizmit nën Boris Jelcin, edhe pse miratimi i nxituar i politikave të promovuara nga Perëndimi nxiti një korrupsioni të shfrenuar që zhyti në varfëri dhjetëra miliona rusë dhe ngriti në majë pak oligarkë. Në vitet 2000, suksesi i Vladimir Putinit në ringjalljen e Rusisë u mundësua kryesisht nga çmimet e larta globale të naftës.
Kjo i dha mundësinë të injoronte reformat kryesore që e liberalizuan ekonominë, duke rikthyer nën kontrollin e shtetit sektorët kryesorë të saj. Duke e nënvlerësuar pakënaqësinë e rusëve mbi unilateralizmin e politikës së jashtme të SHBA-së, pak politikanë dhe ekspertë parashikuan se aneksimi i Krimesë në vitin 2014 - që ishte përgjigja e Putinit ndaj ftesës që Ukraina të hynte në BE dhe NATO - do të bënte që popullariteti i tij të ngrihej mbi 80 për qind, pavarësisht sanksioneve të ashpra ekonomike që shkaktoi ajo lëvizje.

Edhe atëherë, analistët perëndimorë parashikuan se këto sanksione do ta dërrmonin ekonominë ruse, sidomos sektorin e naftës që është jetik për të ardhurat buxhetore të Moskës. Dhe shumica u befasuan nga ajo që pasoi: ndërtimi me shpejtësi nga Rusia i disa gazsjellësve që e lidhin atë me Kinën dhe Turqinë, ndërtimi i një terminali të ri të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Siberi, dhe ndërtimi i shpejtë i një lidhje rrugore-hekurudhore me Krimenë.
Me këtë rekord nënvlerësimesh ndaj qëndrueshmërisë së Rusisë, nuk është për t’u habitur pse shumë njerëz iu dorëzuan mendjemadhësisë, në pritje të një kapitullimi të shpejtë të ekonomisë së Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Është e vërtetë që sanksionet janë të paprecedenta në ashpërsinë e tyre.
Ato kanë goditur më shumë se 1000 individë dhe pasuritë e tyre. Është ndaluar eksporti drejt Rusisë i shumë mallrave, nga teknologjia e lartë tek mallrat e luksit. Po ashtu qindra kompani të huaja i kanë mbyllur aktivitetet atje. Bankat ruse u përjashtuan nga sistemi SWIFT i pagesave ndërkombëtare, dhe u ngrinë mbi 600 miliardë dollarë rezerva ruse.
Këto lëvizje synonin ta asfiksonin tregtinë ruse, por doli se Moska ishte e përgatitur. Një sistem alternativ pagesash për eksportet, dhe rezervat e mëdha në para të thata, i dhanë mundësi t’i përballonte sanksionet shumë më mirë se sa pritej. Pas një rënieje për një kohë të shkurtër, rubla u rikthye fuqishëm falë përdorimit të shkathët të normave të interesit dhe kontrolleve të kapitalit.
Po ashtu, ajo përfitoi nga rritja e çmimeve të naftës, dhe këmbëngulja e Moskës për pagesat me rubla për gazin e saj, duke rritur kërkesën për monedhën. Disa klientë kundërshtuan, por importuesit e mëdhenj si Gjermania dhe Italia u bindën shpejt. Si ka mundësi që pala më e dobët, dhe teksa ndëshkohet, t’i diktojë kushtet e tregtisë ndëshkuesve të saj?
Historianët që do ta shikojnë më vonë luftën energjetike euro-ruse, do ta cilësojnë atë si një shembull se si nuk duhen shfrytëzuar leva politiko-ekonomike. Ndërsa BE-ja vendosi sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Moskës, u njoftuan planet për të ndalur importet e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror rus.

Rusët u kundërpërgjigjën duke reduktuar dërgesat. Në mars, kur u shpallën ato hapa, zyrtarët e BE-së lavdëruan bashkëpunimin transatlantik dhe u tallën me Putinin për forcimin e padashur të unitetit evropian. Pesë muaj më vonë, Putini po tallet me dëshpërimin në rritje të Evropës.
Kjo ka shkaktuar ndarjet e njohura përgjatë linjave Lindje-Perëndim dhe Veri-Jug, duke rindezur pakënaqësitë që vlojnë nën sipërfaqe nga krizat e mëparshme e borxhit dhe refugjatëve. Disa faktorë do të kombinohen javët e ardhshme për të thelluar më tej këtë mosmarrëveshje në gjirin e BE-së.
Së pari, temperaturat e larta rekord që kanë shkaktuar shumë zjarre dhe një thatësirë të paparë, me një kosto 30 miliardë dollarë deri në qershor. I nxehti i madh rrit gjithashtu kërkesën për gaz, si për të përballuar shtimin e kondicionerëve, ashtu edhe për të zëvendësuar energjinë hidrike të humbur nga thatësira.
Prandaj, ndërsa fokusohemi në dobësitë e Rusisë, është jetike të vlerësojmë dobësitë dhe kërcënimet e vetë Perëndimit ndaj shëndetit politik dhe ekonomik të BE-së. Dërgimi i gjithnjë e më shumë armëve mund të çojnë në një fitore të Ukrainës, ose mund të shkaktojë gjithnjë e më shumë shkatërrime, që imponojnë barra shkatërruese jo vetëm për Ukrainë, por edhe për Bashkimin Evropian të brishtë.
Marrë me shkurtime
Shënim: Robert English, profesor i asociuar dhe Drejtor i Studimeve të Evropës Qendrore në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ish-analist i Pentagonit, i specializuar mbi fundin e Luftës së Ftohtë dhe politikën post-sovjetike./ “National Interest” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...