Dëshmia e bashkëpunëtorit të CIA-s/ Si u arratisa nga burgu i Pogradecit në '53-shin
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...

Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqanet që detyrohen të mbyllin dyert për të parandaluar daljen e nxehtësisë, ja gjithçka që duhet të dini për rregulloret e reja të kursimit të energjisë në Gjermani:
Ndërsa Gjermania po nxiton që të sigurojë sa më shpejt furnizimet e saj me gaz për dimrin që po vjen, dhe në kushtet kur çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten, disa qytete gjermane kanë filluar zbatimin drastike të masave të kursimit të energjisë si fikja e dritave në muzeume dhe monumentet e kulturës, dhe deri tek rregullimi i temperaturës në zyra. Ndërkohë qeveria gjermane nuk është mjaftuar me kaq, teksa së fundmi ka hartuar dhe miratuar disa rregulla që duhet të zbatohen edhe nga banorët, bizneset dhe institucionet e tjera publike. Edhe këto rregulla fokusohen tek ulja e konsumit të energjisë elektrike, pasi gazi në vend përdoret zakonisht për të prodhuar energji elektrike.
Zëvendës/kancelari gjerman, Robert Habek, ka bërë thirrje për unitet në të gjithë shoqërinë gjermane për të kapërcyer krizën e rëndë energjetike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Ne po përballemi me një përpjekje mbarëkombëtare për ta përballuar këtë sfidë të madhe, dhe ajo ka nevojë për një ndërveprim të fortë midis shtetit, biznesit dhe shoqërisë; midis qeverisë federale, shteteve, autoriteteve lokale, partnerëve socialë, sindikatave, shoqatave dhe shoqërisë civile”- deklaroi Habek sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga qeveria gjermane.
“Çdo kontribut i gjithsecilit ka rëndësinë e tij!”- theksoi Habek.

Masat e reja janë miratuar në kuadër të dy urdhëresave, ku që të dyja bazohen në Aktin e Sigurisë Energjitike. Urdhëresa e parë do të hyjë në fuqi në fillim të shtatorit, dhe fillimisht do të zbatohet për 6 muaj. Ajo përfshin masat e mëposhtme:
Qiramarrësit në Gjermani kanë më shumë hapësirë për të kursyer energji, si për shembull uljen e ngrohjes përtej temperaturës minimale të përcaktuar
Ndalohet ngrohja e pishinave private me gaz apo energji elektrike
Zyrat në ndërtesat publike do të ngrohen vetëm deri në 19 gradë Celsius. Nëse është e mundur, sallat dhe korridoret nuk duhet të ngrohen.
Godinat publike (me përjashtim të spitaleve dhe qendrave të tjera të kujdesit), do të kenë në dispozicion vetëm ujë të ftohtë për larjen e duarve.
Monumentet dhe objektet publike do të mbeten në errësirë gjatë natës.
Kompanitë ofruese të energjisë dhe pronarët e tyre, duhet t’i informojnë klientët mbi mënyrat e kursimit të energjisë, dhe të bisedojnë me ta për kostot e energjisë.
Sistemet e reklamave elektronike nuk mund të përdoren nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 16:00 të ditës pasardhëse. Ky urdhër nuk zbatohet për dritat që përdoren për sigurinë rrugore apo për rreziqe të tjera të mundshme, si p.sh sinjalet reklamuese në stacionet e pritjes së pasagjerëve.
Dyqanet duhet t’i mbajnë dyert mbyllur për të shmangur daljen jashtë të të ngrohtit.

Pas miratimit nga qeveria, paketa e dytë e masave të kursimit të energjisë duhet të miratohet nga parlamenti gjerman. Ajo do të qëndrojë në fuqi të paktën deri në vitin 2024, dhe do të kërkojë inspektimin e vazhdueshëm të sistemeve të ngrohjes me gaz, si dhe zëvendësimin e sistemeve joefikase.
Po kështu ajo do të kërkojë nga kompanitë që përdorin më shumë se 10 Gigavat energji në vit që të bëjnë transparente cilat do të jenë masat e tyre të kursimit të energjisë. Një tjetër urdhëresë e hartuar nga Ministritë e Ekonomisë dhe Transportit është miratuar gjithashtu nga kabineti qeveritar. Ajo i jep përparësi transportit të energjisë përmes linjave hekurudhore për të siguruar vazhdimin e funksionimit të termocentraleve dhe rafinerive./ “Iamexpat” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia...
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...