“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: 6-mujorin e pushtimit të vendit të pavarur dhe demokratik të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin. Ashtu si Gjermania naziste dikur, Rusia e filloi luftën e saj me një sulm të shpejtë.
Propagandistët dhe udhëheqja ushtarako-politike e vendit, ishin të bindur se Kievi do të pushtohej brenda 2 javësh dhe se brenda 1 muaji, e gjithë Ukraina do të pushtohej nga forcat ruse, të cilat do të mirëpriteshin me bukë e kripë nga ukrainasit.
Por pas muajsh luftimesh të përgjakshme, populli heroik ukrainas e ka kthyer “operacionin ushtarak special” të Moskës në një luftë të gjerë, rezultati i së cilës mbetet ende i panjohur, madje edhe për Rusinë dhe popullin e saj. Dhe nëse ne duam vërtet një botë pa shantazhe energjike dhe bërthamore, një botë ku të jenë një normë ligji ndërkombëtar dhe fqinjët e mirë, nëse duam që të ndalim marshimin e diktatorëve, atëherë është e domosdoshme që Perëndimi ta parandalojë humbjen e Ukrainës.
Dhe nuk kemi më luksin të presim më gjatë. Gjatë 8 viteve të fundit, që kur Rusia nisi për herë të parë agresionin e saj kundër Ukrainës, aneksoi Krimenë dhe pushtoi pjesë të rajonit të Donbasit, forcat ukrainase janë transformuar nga një ushtri numerikisht e parëndësishme dhe e armatosur dobët, në një nga ushtritë më të fuqishme dhe shumë të motivuara të Evropës. Sot, potenciali mobilizues i Ukrainës, burimet njerëzore dhe mbështetja që ajo ka marrë nga gati 40 vende të civilizuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, kanë bërë që forcat e saj të armatosura të përballen si duhet me Rusinë.
Aktualisht, forcat e armatosura të dy kombeve ndërluftuese janë afër balancimit. Armët moderne dhe të teknologjisë së lartë që i ka dërguar Perëndimi Ukrainës po përdoren për të shkatërruar armatimet e panumërta të vjetruara dhe joefikase, por ende vdekjeprurëse post-sovjetike.
Dhe trupat ukrainase janë aktualisht më të mëdha në numër sesa ato ruse në zonën e luftimit. Njëherazi, forcat ruse janë duke vuajtur nga morali i dobët, dhe kanë shfaqur prije për grabitje, dhunë, madje edhe për kryerjen e akteve të gjenocidit në territorin që pushtojnë.
Gjatë kësaj kohe, vendet perëndimore e kanë forcuar gjithnjë e më shumë mbështetjen ndaj ukrainasve, të palëkundur në rezistencën e tyre. Edhe politikanët europianë, vendet e të cilëve varen nga gazi rus, e kuptojnë se paqja mund të sigurohet vetëm pasi njëra palë të arrijë fitoren në fushën e betejës.

Po ashtu, ata e kuptojnë se Ukraina nuk do të heqë kurrë dorë nga territori i saj në këmbim të paqes. Unë nuk dua të dukem si luftënxitës dhe shpresoj realisht të arrihet sa më shpejt paqja. Por fjalët e Ciceronit të thëna 2 mijë vite më parë tingëllojnë fort në veshët e mi, ashtu siç besoj edhe në veshët e të gjithë ukrainasve: Paqja duhet fituar përmes fitores dhe jo pajtimit.
Sigurisht, disa shqetësohen se nëse vazhdojmë të shtojmë furnizimin me armë në Ukrainë, mund të dëmtohet siguria e Perëndimit. Në fakt, prodhimi i armëve të reja dhe ofrimi i armëve për Ukrainën është shumë i pa sinkronizuar.
Logjika politike dhe ushtarake, thotë që ne nuk kemi luksin të lejojmë që kjo luftë të zvarritet më gjatë, edhe pse ekziston frika se ajo mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shndërrohet në një katastrofë globale. Gjithsesi, që lufta të përfundojë sa më shpejt, ne kemi nevojë për një fitore të madhe dërrmuese, dhe kjo fitore duhet të pretendohet të arrihet në betejën e Hersonit.
Pjesa më e madhe e trupave ukrainase dhe ruse të afta për luftim janë të përqendruara aktualisht në rajonet Herson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës Jugore. Dhe forcat ruse janë dukshëm në një situatë më të keqe, pasi janë dëmtuar rëndë nga betejat e mëparshme, dhe janë të shkëputura nga logjistika për t’u ri-furnizuar lehtësisht.
Perëndimi po kërkon në Ukrainë mposhtjen e Rusisë në fushën e betejës. Dhe aktualisht, forcat ukrainase kanë një shans shumë real për të mposhtur forcat ruse prej 30.000 forcash të pozicionuara në bregun e djathtë të lumit Dnjepër, dhe për të nisur një kundërsulm në drejtim të Melitopolit.
Por nëse do të ndodhte kjo, Kievi duhet ta bëjë këtë përpara se të mbërrijnë shirat e vjeshtës dhe të bien shumë temperaturat në fillim të dimrit. Sepse nëse lejohet të pushojë disi, Rusia do të ishte në gjendje të kryente mobilizim të pjesshëm, të shtonte personelin dhe pajisjet e saj ushtarake dhe të rregullonte logjistikën e saj për të qenë gati për pranverën.

Për të shmangur rrezikun e një viti tjetër në luftë, dhe të destabilitetit dhe trazirave ekonomike në Europë dhe SHBA, fati i luftës duhet të përcaktohet nga Herson dhe Zaporizhia deri në tetor të këtij viti. Çdo vonesë do të krijojë vetëm pasiguri të mëtejshme për Europën, dhe kërcënime të reja ndaj sovranitetit të Ukrainës.
Tani është koha e duhur që udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas të bashkohen rreth qëllimit të përbashkët të çlirimit të Hersonit, Kakhovkës dhe Melitopolit. Vendet perëndimore duhet të lënë mënjanë frikën nga shterimi i rezervave të armëve dhe municioneve, pasi industritë tona të mbrojtjes janë të afta t`i rimbushin rezervat me armë dhe municione teknologjikisht superiore brenda disa viteve.
Dhe brenda një muaji, ne duhet t'i sigurojmë Ukrainës shumë më tepër pajisje ushtarake për të siguruar kryerjen e një ofensive të suksesshme dhe çlirimin e jugut të vendit. Unë besoj se kjo ndihmë e mëtejshme do të arrinte në rreth 20 për qind - në rastin më të mirë - të asaj që u është dorëzuar tashmë forcave të armatosura të Ukrainës. Por rezultatet mund të sjellin një fund të hershëm të kësaj lufte.
Shënim: Alexander Temerko, drejtor i Institutit të Çështjeve Ekonomike, dhe ish-Ministër i Mbrojtjes i Federatës Ruse nën administratën e Boris Jelcin./ “Politico.eu” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia...
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...