Fituesit dhe humbësit në Luftën e Ukrainës
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...

Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën energjitike. Rusia kërcënon ende të ndërpresë tërësisht furnizimet me gaz ndaj kontinentit, me justifikimin se sanksionet perëndimore po e pengojnë mirëmbajtjen e duhur të gazsjellësit “Nord Stream”, që nuk i rifilloi dërgesat drejt Evropës javën e kaluar ashtu siç ishte parashikuar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov, deklaroi se “nuk ka arsye të tjera” për problemet e pompimit që ka gazsjellësi, përveç atyre që lidhen me sanksionet, të cilat sipas tij po e pengojnë mirëmbajtjen e infrastrukturës. Sipas Peshkov, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Britania e Madhe janë direkt përgjegjëse për situatën e krijuar tek ky gazsjellës.
Por cili është reagimi evropian ndaj kësaj situate? Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi në një konferencë për shtyp në lidhje me politikën e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë se “si Evropë, ne duhet të jemi të bashkuar, dhe kjo gjë duhet të jetë e dukshme”.
“Do të ishte një problem serioz, nëse do të kishim interesa të ndryshme në nivele të ndryshme. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vlerat, për këtë duhet të jemi të sinqertë. Vlerat tronditen sa herë që përplasemi me njëri-tjetrin për interesa vetjake. Sigurisht, sanksionet nuk do ta ndalin luftën, por ato dobësojnë ata që e nisën këtë luftë.
Ato e zbehin aftësinë e Rusisë për të shfrytëzuar fusha të reja gazi apo për të përdorur armë të reja. Ne nuk kemi ndonjë zgjidhje magjike për këtë situatë, por mund të veprojmë në nivele të ndryshme. Dërgimi i armëve në Ukrainë është një nga mjetet që ndihmojnë, diplomacia është një tjetër”- theksoi ai.
Në të njëjtën kohë me marrëdhëniet diplomatike, qeveritë evropiane po kërkojnë zgjidhje pragmatike për mungesën e gazit që do të ndodhë dimrin që po vjen. Për shembull në Gjermani, senatori Jens Kerstan propozoi që në rastin e një “mungese të madhe të gazit, uji i nxehtë të jetë në dispozicion vetëm në periudha të caktuara të ditës”, duke u kërkuar qytetarëve të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.
Në Paris, që nga fundi i kësaj vere reklamat elektronike do të fiken nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Mjedisit dhe Energjisë, një ekran dixhital reklamimi LCD me sipërfaqe 2 m² konsumon 2.049 kilovatorë në vit, ekuivalenti i konsumit mesatar vjetor të një familjeje për ndriçim dhe pajisje shtëpiake.
Po kështu, pishinat publike në Francë janë mbyllur shpeshherë për të kursyer energji. Në rajonin e Normandisë, disa shkolla do të nisin të ngrohin klasat si dukur:duke djegur dru. Disa muzeume do të mbyllen për 2 ditë të javës, sërish për të reduktuar konsumin e energjisë.
Po bizneset? “Cristal d’Arques”, një kompani që prodhon gotat e verës prej kristali, ka vendosur të pushojë përkohësisht nga puna 1650 nga 5000 punonjësit e saj deri në fund të vitit. Arsyeja:fatura e gazit u 4-fishua në krahasim me fundin e vitit të kaluar, duke i bërë operacionet “ekonomikisht jopraktike”.
“Duralex International”, një prodhues i syzeve të zakonshme, ka njoftuar se do të pezullojë punën për të paktën 4 muaj. Gjithsesi, qeveria franceze ka dhënë deri tani më shumë se 26 miliardë euro për të kompensuar çmimet e larta të gazit dhe faturat e fryra të energjisë elektrike.
Po ashtu ka shpallur një tavan për faturat e energjisë për konsumatorët familjarë deri në fundin e vitit 2022. Ky hap ka bërë që Franca të ketë aktualisht nivelin e inflacionit më të ulët në Evropë, 6.5 për qind, ndërsa në pjesën tjetër e BE-së është rreth 9 për qind.
Kjo është përpjekja më e madhe për kursimin e energjisë që nga vitet 1970. Qeveria e presidentit Emanuel Makron u ka kërkuar francezëve të përgatiten për një epokë të re të “kthjelltësisë” energjike për ta përballuar me sukses dimrin e ardhshëm:“Ne jemi përballur me një sërë krizash, njëra më serioze se tjetra. Por tabloja që shoh aktualisht, është ajo e fundit të bollëkut. Ne kemi arritur tashmë në një pikë kthese!”- theksoi ai.
Sipas gazetës amerikane ”The Neë York Times”, plani kërkon që kompanitë dhe individët të ulin gradimin e termostateve të tyre, dhe të fikin reklamat elektronike gjatë natës, ndër shumë masa të tjera. Pasi në mungesë të masave reduktuese, pasojat do të ishin racionimi i imponuar i energjisë ose rreziku më i madh:ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë.
Franca, thekson më tej gazeta, duket në pamje të parë si më pak e cenueshme se vendet e tjera, pasi ajo ka arsenalin më të madh të energjisë bërthamore sesa çdo vend tjetër në Bashkimin Evropian, dhe është një nga vendet më pak të varura nga gazi natyror rus.
“Por Franca përballet me krizën e saj energjitike, sepse industria e saj bërthamore po përballet me probleme teknike dhe probleme të tjera, që kanë detyruar mbylljen e përkohshme të 32 nga 56 reaktorët bërthamorë”- thekson NYT.
Tani francezët po përballen me perspektivën e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike në dimër, dhe vendi duhet të importojë energji ose të përdorë termocentralet me qymyr për të plotësuar nevojat e veta, skenarë që qeveria franceze do të përpiqet dëshpërimisht t’i shmangë nëpërmjet masave të vogla por domethënëse të reduktimit të konsumit të energjisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...