Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...

“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe”, shkroi Benxhamin Frenklin në fundin e Revolucionit Amerikan. Gjithçka varet nga shkaktarët e luftës dhe kauzat për të cilat luftojnë ata. Gjashtë muaj pas nisjes së Luftës së Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt, kur ai nuk mundi ta bindte SHBA-të apo Kievin që të përjashtonin pranimin e Ukrainës në NATO-s, lind me të drejtë pyetja: Kush janë fituesit dhe kush humbësit?
Ndërsa Rusia ka arritur përfitime të dukshme territoriale në lindje të Ukrainës, Donbas, por edhe në jug ngjitur me gadishullin e Krimesë, ku ka pushtuar qytetin e Mariupolit, dhe e ka kthyer Detin Azov në një liqen rus, humbjet e saj kanë qenë shumë të mëdha.
Ushtria pushtuese u ndal në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Ajo nuk arriti të pushtonte qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkivin, afër kufirit Ukrainë-Rusi. Po ashtu, nuk arriti të pushtonte Odesën, qytetin e tretë më të madh dhe portin kryesor të Ukrainës në Detin e Zi.
Sipas burimeve perëndimore, Rusia ka pësuar deri tani 75.000- 80.000 viktima të vrarë të plagosur apo të kapur rob, dhe është duke zhvilluar një fushatë të dëshpëruar për rekrutime të reja, madje edhe në burgje, për të gjetur trupa për të zëvendësuar të vdekurit dhe të plagosurit në këtë luftë.
Putin dëshiron ta zgjerojë ushtrinë e tij me 137.000 trupa shtesë. Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskva, është fundosur. Mbi 1 mijë tanke dhe transportues të blinduar janë shkatërruar. Po ashtu është dëmtuar rëndë reputacioni i ushtrisë ruse, si një forcë pothuajse e pathyeshme në çdo luftë tokësore në Evropë.
Politikisht, Rusia është izoluar nga pjesa më e madhe e Evropës, është goditur përmes sanksioneve të rënda, dhe ka parë teksa Evropa dhe NATO janë bërë bashkë kundër saj. Suedia dhe Finlanda e kanë braktisur neutralitetin e tyre historik, për t’u bërë anëtarët e 31-të dhe të 32-të të NATO-s.
Atëherë, a është Ukraina fituesja e kësaj lufte? Tek e fundit, lufta që ka zhvilluar Ukraina e Volodimir Zelenskit ka luftuar kundër një Rusie më të madhe për lirinë, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, ka fituar admirimin e pjesës më të madhe të botës.
Megjithatë, në 2 luftëra me Rusinë, në vitet 2014 dhe 2022, Ukraina ka humbur 20 për qind të territorit të saj në lindje dhe jug të saj, dhe Kievi nuk do t’i rimarrë dot ato para se të mbërrijë dimri. Por nëse Rusia është dëmtuar aq rëndë dhe Ukraina ka pësuar humbje territoriale dhe njerëzore të pakthyeshme, atëherë kush janë fituesit?
Dhe kush përfiton nga vazhdimi i kësaj lufte, që do të shkaktojë mijëra të tjerë të vrarë dhe të plagosur, rusë dhe ukrainas? Amerika? A është kjo Lufta e re e Dytë e Ftohtë me Rusinë, në të cilën duket se jemi zhytur, në interesin kombëtar të një SHBA-je që e mirëpriti aq shumë fundin paqësor të Luftës së parë të Ftohtë 3 dekada më parë? Çfarë përfitimi ka SHBA-ja nga dërgimi i trupave të saj në republikat baltike?
A jemi më të fortë, më të sigurt, tani që jemi angazhuar të luftojmë Rusinë për të mbrojtur kufirin finlandez-rus prej 830 miljesh, diçka që asnjë luftëtar i ftohtë i një epoke të mëparshme nuk do ta kishte ëndërruar ta bënte? A jemi më mirë sepse të gjitha kombet e Traktatit të Varshavës dhe tre republikat e BRSS-së së vjetër janë tani aleatë të NATO-s për pavarësinë e të cilëve ne jemi të përkushtuar të luftojmë Rusinë?
A është ringjallja e paktit kino-sovjetik, që shënjestroi Perëndimin në vitet 1950 dhe tani NATO-n dhe aleatët tanë aziatikë, diçka që duhet ta mirëpresim? A nuk kanë kontribuar fuqishëm politikat tona të pas Luftës së Ftohtë në ringjalljen e aleancës së vjetër të Luftës së Ftohtë Rusi-Kinë kundër nesh?
Aty ku presidenti Riçard Nixon u duk se shkëputi Kinën e Maos nga Rusia, ky brez i liderëve amerikanë duket se e ka rikthyer atë armiqësor. Putin ishte një agjent rus i KGB-së gjatë Luftës së Ftohtë. Tani çdo shtet anëtar i ish-Paktit të Varshavës dhe 3 republikat përbërëse të BRSS të asaj epoke janë aleatë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.
Pra kjo është Lufta e re e Ftohtë. A është vetën Putini përgjegjës për nxitjen e saj?
Ndoshta synimi kryesor i yni gjatë Luftës së parë të Ftohtë me Rusinë, ishte shmangia e një lufte të nxehtë, e cila mund të përshkallëzohej në një luftë bërthamore dhe të shkatërronte të dyja kombet. Tani që jemi sërish në një gjendje armiqësore me Moskën, siç ishim atëherë, si mund të jetë kjo rezultat i një politike të jashtme të suksesshme?
Në Luftën e Parë të Ftohtë, Evropa Lindore dhe shtetet baltike u pranuan si satelitë të Bashkimit Sovjetik. Komunizmi u ishte imponuar të gjithë atyre pas Luftës së Dytë Botërore. Por kjo nuk ishte shkak për një konflikt ushtarak mes nesh. Kur ne e futëm gati të gjithë Evropën Lindore në NATO, ishim ne dhe jo Putini, që shkaktuam pavarësinë e tyre nga Moska dhe hyrjen në aleancë me Perëndimin, duke e bërë një kauzë për të cilën u zotuam të shkonim në luftë.
Ndërsa rusët dhe ukrainasit vrasin njëri-tjetrin në Donbas, dhe rritet urrejtja e rusëve për amerikanët, si mund të konsiderohet kjo pozitive për SHBA-në? ??Ndoshta ne duhet të investojmë po aq kohë dhe energji për t’i dhënë fund kësaj lufte, sa bëjmë për të mposhtur dhe poshtëruar Rusinë, veprim që nuk do të na sjellë paqe.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...