Historia e koktejit Molotov, një nga armët më të famshme në histori
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...

Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë vere e muajit korrik. Jeni duke shëtitur në një zonë periferike jashtë qytetit. Ajri është i pastër dhe i freskët. Ndiheni si i mbështjellë me aromat dhe tingujt e natyrës. Nuk duhet asgjë më shumë për t'u ndier të lumtur.
Vazhdoni të ecni derisa të ndesheni me një livadh të gjerë.
Vëzhgoni mirë peizazhin dhe vëmendjen tuaj e tërheq një pjesë e livadhit e tejmbushur me bimësi të lartë. Ato janë aq të gjata sa ju mbërrijnë deri te beli. Por tani veç gjelbërimi po shihni edhe dhjetëra lule të vogla të bardha që janë të ndërthurura me gjethet e bimëve të larta.
Dhe pastaj një ngjyrë tjetër: blu. Mbi lulet e bardha, mbi “detin” e degëve dhe gjetheve delikate, pushojnë dhe ushqehen Fluturat Blu. Ato duken madhështore, dhe e gjithë panorama duket si e nxjerrë nga përrallat. Ju u afroheni akoma më shumë për të admiruar bukurinë e natyrës.
Për të çlodhur sytë nga betoni, ndotja e ajrit dhe zhurma e qytetit. Më pas shihni një shenjë me ngjyrë të verdhë dhe e njihni menjëherë. “Një tabelë identifikimi”- mërmërisni me vete. Dhe nuk është vetëm një. Ka shume të tilla. Ju mendoni me vete: “Dikush ka qenë para meje këtu, dhe ka gjetur me siguri diçka”.
Dhe keni të drejtë. Ai “dikush” ishin shkencëtarët. Dhe ajo “diçka” që ata gjetën ishte një varr masiv. Në juglindje të Evropës, në Gadishullin Ballkanik, shtrihet një vend i vogël në formë trekëndëshi, popullsia e të cilit është më e vogël se ajo e Los Anxhelosit.

Emri i saj? Bosnje Hercegovinë. Shumë njerëz në botë e njohin këtë vend nga filmi “In the Land of Blood and Honey”, me skenar dhe regji të Anxhelin Zholi. Filmi flet për një grua boshnjake dhe një serb që bien në dashuri gjatë Luftës së Bosnjës së viteve 1992-1995, ndërsa kombet e tyre luftojnë kundra njëri-tjetrit.
Lufta e Bosnjës e rrënoi vendin dhe i mori jetën rreth 100.000 njerëzve. Por kjo shifër nuk është përfundimtare. Edhe sot, pasi gati 3 dekadash nga ajo luftë janë duke u zbuluar ende varreza masive. Dhe ato që po i ndihmojnë ekspertët në këtë mision janë pikëisht Fluturat Blu.
Në vitin 2015, gazetarja boshnjake Zejnep Hamziç, shkroi se nga “500 varre masive që u gjetën në Bosnje, 300 prej tyre janë zbuluar me ndihmën e Fluturave Blu”. Si ka mundësi? Artemisia vulgaris, lule Artemisia e njohur si Pelini i Egër, është një bimë që rritet në një lartësi deri 1.3 metra.

Ajo lulëzon nga korriku deri në fund të shtatorit, ka një shije të hidhur dhe ka një aromë të ngjashme me sherebelën. Pas përfundimit të Luftës së Bosnjës, kjo bimë mbuloi një pjesë të tokave në Bosnje. Artemisia rritet më e dendur në toka të pasur me minerale, dhe në këtë rast këto minerale vinin nga mbetjet njerëzore.
Një tokë e tillë që ndryshon nga toka përreth si rezultat i mineralizimit, dhe që ndryshe quhet anomali gjeofizike. Pasi u varrosën të vrarët gjatë luftës, ata nisën të dekompozohen. Ky proces rriti nivelet e lëndëve ushqyese në tokë, duke sjellë një përqendrim të madh të kësaj luleje.

Dhe pastaj erdhën fluturat. Pas luftës, një tufë Fluturash Blu u dyndën në disa pjesë të Bosnjës. Ata u tërhoqën nga diçka. Në mbretërinë e fluturave, specie të ndryshme ushqehen me bimë të veçanta dhe burimi kryesor ushqimor i Fluturës Blu ishte tani i bollshëm.
Ishte sezoni i të ushqyerit dhe në “menu” ishte Pelini i Egër.
Shkencëtarët boshnjakë që ishin në kërkim të varreve masive, e bënë lidhjen, dhe kësisoj këto krijesa të bukura që shfaqen në librat dhe përrallat për fëmijë çuan në zbulimin e varrezave masive. Në majin e vitit 2020, Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës mbajti një seminar me temë “Fluturat Blu”, ku u prezantuan “trupat e fluturave pa krahë të madhësive të ndryshme të bëra nga materiali qeramik” për të tërhequr vëmendjen ndaj gjenocidit që përjetoi ky vend./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...