Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimit më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, ka gjeneruar veç vëmendjes dhe emocioneve, edhe një sërë reflektimesh paralele mbi kuptimin, vlerën dhe perspektivat që kanë aktualisht monarkitë.
Në një nivel konceptual, duke lënë mënjanë arsyet themelore historike dhe kulturore, shumë njerëzve u duket sot paradoksale që në vende të ndryshme demokratike - dhe që bazohen te parimi i barazisë midis qytetarëve në ushtrimin e pushtetit publik - të respektohet ende parimi i trashëgimisë, pra një linjë gjaku e privilegjuar.
Por në disa raste, ky parim jo vetëm që pranohet, por edhe mirëpritet. Kështu në një anketë të kryer në muajin maj nga YouGov në Britaninë e Madhe, 62 për qind e popullsisë e mbështet monarkinë dhe vetëm 22 për qind preferon një sistem politik me një president në krye.
Përshtypja e shumë analistëve, është se mbështetja ndaj monarkive e popullatave të këtyre vendeve, ndikohet pjesërisht nga aftësia e sovranëve për të shprehur vlerat në të cilat njerëzit njohin veten apo atë model që i frymëzon.
Nga ky këndvështrim, në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, ka të ngjarë që pëlqimi i monarkisë në të ardhmen të varet nga aftësia e Çarlsit III, për t’u bazuar te trashëgimia komplekse e Elizabetës II për të ruajtur mbështetjen e publikut.
Në përgjithësi, ekspertët që përpiqen të shpjegojnë arsyet që e bëjnë monarkinë të pranueshme edhe sot - jo vetëm në vendet me histori demokratike të trazuara, por edhe në ato që kanë qenë demokratike prej shekujsh - fokusohen te stabiliteti politik dhe social që pritet të gjenerojë monarkia.
Dhe pavarësisht nga manifestimet e ndryshme historike të kësaj forme qeverisjeje, dhe faktorët e ndryshëm legjitimues të secilës monarki - absolute apo kushtetuese - stabiliteti shoqërohet në përgjithësi me pakundërshtueshmërinë e parimit bazë të përbashkët për të gjitha format e monarkisë: përfaqësimin pa zgjedhje.
Në një artikull për “The Conversation”, studiuesi britanik Kreig Preskot, profesor i drejtësisë në Universitetin Bangor në Uells, i ndan monarkitë në 4 grupe të mëdha: monarki ceremoniale, kushtetuese, të forta dhe absolute. Japonia, kushtetuta e së cilës përcakton se perandori “nuk ka asnjë kompetencë në lidhje me qeverinë”, citohet si një shembull i një monarkie ekskluzivisht ceremoniale.

Perandori e emëron kryeministrin sipas dëshirës së asamblesë së formuar nga dy dhomat e parlamentit, i konsideruar si organi me më shumë kompetenca në vend. Në rastin e monarkive kushtetuese - ku Preskot përfshin edhe ato që njihen zakonisht si monarki parlamentare - mund të krijohet përshtypja se monarkët kanë një fuqi politike të caktuar dhe jo vetëm role ceremoniale.
Për shembull, sipas kushtetutës daneze, monarku është “autoriteti suprem në të gjitha çështjet e mbretërisë”. Por në praktikë, Preskot thotë se “ligjet kushtetuese dhe rregullat e tjera e reduktojnë ndjeshëm rolin e monarkut” . Ai përmend një cilësi të rëndësishme që kërkohet nga monarkët, në rastet kur pushteti i tyre është i kufizuar nga kushtetuta.
Monarkët duhet të ruajnë paanshmërinë e tyre politike, për të shmangur rrezikun e përfshirjes në debate. Një variant i monarkive kushtetuese, janë ato që Preskot i përcakton si monarki “të forta”, zakonisht të pranishme në shtete të vogla si Lihtenshtajni dhe principata e Monakos.
Në këto raste, edhe pse i ndihmuar nga qeveria, monarku mund të ketë të drejtën të dekretojë ndonjë ligj apo të ketë një përfshirje të drejtpërdrejtë edhe më të gjerë. Së fundmi janë monarkitë absolute si Omani, Brunei dhe Arabia Saudite, të karakterizuara nga një përqendrim pothuajse total i pushteteve te një person të vetëm.
Duke pasur parasysh historinë e Mbretërisë së Bashkuar, që nga një monarki me pushtet gati absolut u bë një “republikë e maskuar” në Epokën Viktoriane, Preskot pyet nëse ky proces evolucionar i monarkisë britanike ka marrë apo jo fund.
Dhe ai arrin në përfundimin se mbijetesa e monarkisë britanike do të varet nga aftësia e këtij institucioni ceremonial për t’iu përshtatur menjëherë një epoke transformimesh të thella për të ruajtur qendrën e tij në jetën publike të vendit. Por shumë njerëzi të tjerë e konsiderojnë ekzistencën e monarkisë si krejtësisht të papajtueshme me idenë e përparimit.

Ata e konsiderojnë atë një institucion, që është në thelb në kundërshtim me çdo evolucion që çon në një gjendje barazie midis njerëzve. Pas disa akuzave për racizëm ndaj familjes mbretërore britanike vitin e kaluar, gazetari amerikan Hamilton Nolan shkroi në "New York Times", se ekzistenca e monarkive në vendet demokratike nuk i përgjigjet nevojës për të qeverisur më mirë, por vetëm për të ofruar argëtim.
Ndaj “kulti i monarkisë” cilësohet nga Nolan si tregues i një “mungesën e fatale të guximit revolucionar” dhe “nderimit më të lartë të pabarazisë”.
Të frymëzuar nga ndjenja antimonarkike të këtij lloji, disa vende që janë pjesë e Komonuelthit - organizata e ish-kolonive britanike në marrëdhëniet politike dhe ekonomike me njëra-tjetrën - kanë shprehur vazhdimisht synimin e tyre për të prishur të gjitha lidhjet, që nuk janë vetëm substanciale, por edhe formale me monarkinë britanike.
Një shembull është Australia, një vend i themeluar mbi një demokraci parlamentare, dhe i përbërë nga një federatë prej 6 shtetesh dhe territoresh, kreu i shtetit të së cilës është simbolikisht monarku britanik, Çarlsi III, i përfaqësuar nga guvernatori i përgjithshëm i vendit, Dejvid Hërlej.
Pas humbjes së një referendumi në vitin 1999, një lëvizje australiane që ka promovuar prej kohësh pavarësinë e plotë nga monarkia britanike, është ringjallur kohët e fundit dhe tani mbështetet nga disa parti politike, përfshirë të Gjelbrit, të cilat janë pjesë e shumicës aktuale në pushtet.
Kryeministri laburist Entoni Albaneze nuk e ka përjashtuar mundësinë e një referendumi të ardhshëm, megjithëse e quajti “të papërshtatshmë” diskutimin e tij gjatë ceremonisë mortore të Mbretëreshës Elizabeta II. Por ka edhe pikëpamje që shohin aspektet pozitive ekonomike dhe sociale të disa prej 43 vendeve, që e përdorin ende sot këtë formë qeverisjeje.
Sipas një studimi nga ekonomisti dhe sociologu spanjoll Mauro Gilen, drejtor i shkollës së biznesit të Universitetit të Kembrixhit, ka “prova sasiore të rëndësishme, se monarkitë ua kalojnë republikave në aspektin ekonomik”. Po ashtu sistemet monarkike janë më efikase sa i përket kontrollit të abuzimeve me pushtetin nga zyrtarët e zgjedhur, si dhe “mbrojtjes së të drejtave pronësore, gjë që përkthehet në një PBB më të lartë për frymë”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...