Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsyeshme, se mos nga uji del një peshkaqen dhe e sulmon. Në realitet, në vitin 2019, u regjistruan vetëm 140 sulme peshkaqenësh në mbarë botën. Në vitin 2018, ky numër ishte vetëm 36. Kjo do të thotë se secili nga ne, ka 10-55 herë më shumë gjasa të plagoset apo vritet nga goditja e një rrufeje sesa të kafshohet nga një peshkaqen.
Gjithsesi kjo nuk do të thotë se duhet të luajmë me ta nëse i hasim në det. Edhe pse janë kryesisht jo agresivë, peshkaqenë sulmojnë zakonisht kur provokohen. Kjo shihet edhe nga statistikat. 64 nga 140 sulmet e peshkaqenëve në vitin 2019, ishin si rezultat i një provokimi nga njerëzit.
Por ka raste kur peshkaqenët sulmojnë edhe nëse nuk provokohen, siç u pa në historinë e tmerrshme të ekuipazhit të luftanijes amerikane “USS Indianapolis”. Pas sulmit japonez në bazën e Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941, Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në luftë kundër aleancës së vendeve fashiste.

Në Azi trupat amerikane nisën një fushatë të madhe për të çliruar territoret në Paqësor të pushtuara nga japonezët. Luftimet që ndodhën në këtë anë të botës, do të njiheshin si luftimet në Teatrin e Paqësorit. Ato ishin brutale për të dyja palët, duke shkaktuar mijëra të vdekur.
Sipas Departamentit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, rreth 161 mijë amerikane humbën jetën në betejat detare, tokësore dhe ajrore. Por më brutale nga të gjitha aspektet e luftës në Paqësor ishte lufta detare. Kur japonezët filluan të humbnin terren përballë marinës amerikane, ata iu drejtuan taktikave të dëshpëruara.
Këto taktika përfshinin përdorimin e kamikazëve si dhe të nëndetëseve. “USS Indianapolis” do të binte viktimë e një sulmi të tillë. Natën e 30 korrikut 1944, kryqëzori u godit dy herë nga 2 silurë japonezë të lëshuara nëndetësja e llojit I-58 B3.
Anija ishte shumë e rëndë për shkak të modifikimeve të shumta të bëra gjatë luftës, dhe si e tillë u fundos shumë shpejt. Kjo ndodhi brenda 12 minutash, duke marrë me vete nën det 300 nga 1197 ushtarët dhe oficerët e ekuipazhit. Ata që shpëtuan, e bënë këtë ose duke u hedhur nga anija ndërsa ajo po mbytej, ose duke përdorur një nga varkat e pakta të shpëtimit që ishin në dispozicion.
Shumë nga ata që shpëtuan, u ndjenë fillimisht të lehtësuar që arritën të zbrisnin në kohën e duhur nga anija që po fundosej me shpejtësi, për të mos përfunduar në fund të detit bashkë me të. Por ata ishin ende të sigurt për jetën. Duhet të prisnin që të shpëtoheshin nga të tjerët.

Por kishte një problem:marina amerikane nuk e dinte që kjo anije ishte fundosur. Kështu, detarët e bllokuar kaluan plot 3 ditë në det të hapur. Gjatë kësaj periudhe, shumë nga 900 njerëzit që fillimisht i shpëtuan mbytjes së anijes iu nënshtruan kushteve të tmerrshme.
Goditja nga diellit dhe dehidratimi, bënë që shumë prej tyre të fundoseshin në det në një rajon shumë afër Ekuatorit, në veri të Indonezisë dhe në lindje të ishujve Filipineve. Por veç goditjes nga dielli dhe dehidratimi, marinarëve u kanosej një rrezik tjetër. Për fatin e tyre të keq, anija e tyre u fundos në një zonë plot me peshkaqenë.
Me kalimin e ditëve, gjithnjë e më shumë detarë u prekën nga kushtet ekstreme. Shumë prej tyre u dobësuan aq shumë nga dielli saqë u mbytën me jelekët e tyre të shpëtimit. Të tjerët u prekën nga deliri dhe filluan të pinin ujë të kripur, duke çuar shpejt në vdekjen e tyre. Historitë më të tmerrshme janë sulmet nga peshkaqenët. Duke parë praninë e qindra njerëzve, ata filluan të ushqehen me viktimat e tyre.
“Në atë ujë të pastër si kristali, mund të shihje peshkaqenë që rrotulloheshin poshtë nesh. Herë pas here, dikush prej tyre ngjitej me shpejtësi lart, merrte një marinar, dhe e zbriste poshtë në thellësi. Njëri prej tyre erdhi dhe e mori marinarin që ndodhej pranë meje. Në çdo moment dikush ulërinte, bërtiste ose kafshohej nga peshkaqenët”- deklaroi shumë vite më vonë Loel Koks në një intervistë për BBC.
“Peshkaqenët qëndruan aty gjatë gjithë kohës. Ne kishim një copë të madhe polisteroli ku qëndronin rreth 15 marinarë të sëmurë. Befas, ajo u sulmua nga 10 peshkaqenë, dhe prej saj nuk mbeti asgjë. Kjo gjë vazhdoi pa pushim”- deklaroi Eugjen Morgan në një intervistë për History.com
Nga momenti kur anija u fundos dhe deri në shpëtimin e tyre, vlerësohet se nga 10-150 marinarë u vranë si rezultat i sulmeve të peshkaqenëve. Asnjë ngjarje tjetër e vetme në histori nuk ka pasur aq shumë vdekje të shkaktuara drejtpërdrejt nga peshkaqenët, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës të peshkaqenëve në histori.
Fati do të ishte në anën e marinarëve më 2 gusht. Ata panë në qiell 2 avionë, të cilët ishin në një patrullim të planifikuar. Njëri prej pilotëve raportoi menjëherë tek komanda për marinarët e bllokuar. Sapo u mor vesh lajmi, të gjitha mjete e shpëtimit u angazhuan për të shpëtuar ata që kishin mbetur ende gjallë.

Në fillim u dërgua një avion amfib, që arriti të shpëtojë mbi 50 nga detarët e bllokuar. Mbrëmjen e 2 gushtit, u dërguan 7 anije, përfshirë destrojerin “USS Cecil J.Doyle”. Ato arritën të shpëtonin të gjithë detarët e mbetur.
Sapo hipën në bordin e këtyre anijeve, shumë prej tyre morën ndihmën e parë për të trajtuar plagët e tyre, kryesisht të shkaktuara nga djegiet nga dielli, si dhe ushqim dhe ujë, pasi marinarët e bllokuar nuk kishin pasur qasje tek asnjëra prej tyre kur kishin ngecur në det të hapur.
Nga gati 900 burrat që i mbijetuan fundosjes fillestare të “USS Indianapolis”, vetëm 316 arritën të shpëtonin. Kjo ka bërë që shumë historianë ta quajnë vonesën në evakuim si një nga gabimet më të mëdha detare të kryera nga komanda detare amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...