Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar regjimin teokratik të Teheranit. Edhe skuadrat e vdekjes së Ajatollahut po nisin punën për shtypjen e tyre. Rreth një javë nga nisja e këtyre protestave, në pikëpyetje është vetë ekzistenca e diktaturës iraniane.
Prandaj pritet një kundërpërgjigje brutale nga regjimi. Presidenti Biden duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar protestuesit. Protestat e para nisën në fillim të këtij muaji, kur një grua kurdo-iraniane e quajtur Mahsa Amini vdiq gjatë kohës që mbahej në paraburgim nga e ashtuquajtura policia morale e Iranit.
Ajo ishte arrestuar disa ditë më parë, e akuzuar se nuk mbante si duhet hixhabin për të mbuluar kokën dhe trupin. Policia pretendoi se Amini kishte vdekur nga një atak në zemër menjëherë pas arrestimit të saj. Nuk ka nevojë të thuhet që kjo ishte një gënjeshtër e paturpshme.
Dëshmitarët okularë kanë treguar se panë policët duke e rrahur atë brenda furgonin e policisë që në momentin që u arrestua. Tani që protestat janë përhapur në deri në 80 qytete të vendit, zemërimi i madh mbi vrasjen e pakuptimtë të Aminit po bashkohet me pakënaqësitë e kahershme mbi keqmenaxhimin e vendit nga mullahët.
Vitet e fundit, në Iran ka pasur demonstrata mbarëkombëtare. Sidomos ato të vitit 2019, kur njerëzit dolën në rrugë për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të karburantit. Gjatë asaj vale demonstratash, forcat iraniane të sigurisë vranë shumë njerëz të pafajshëm.
Vlerësimet më konservatore flasin për qindra të vdekur, por ka arsye të besohet se mund të jenë vrarë deri në 3.000 njerëz. Dhuna e ditëve të fundit nuk ka arritur ende nivelet e vitit 2019. Presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte në Nju Jork javën e kaluar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe me sa duket, donte të ruante një fasadë të rendit të brendshëm.
Por gjatë disa ditëve të fundit, autoritetet iraniane kanë vrarë disa protestues. Disa grupime të të drejtave të njeriut, thonë se deri tani numri i të vdekurve është të paktën 31. Disa raporte tregojnë se forcat e sigurisë po përdorin armë automatike kundër demonstruesve.
Gjatë gjithë kohës, ata po e kufizojnë qasjen e qytetarëve tek interneti dhe mediat sociale,me shpresën e parandalimit të përshkallëzimit të revoltës. Pra goditja ndaj protestuesve sapo ka nisur. Në një shtysë në dukje të koordinuar, disa agjenci të sigurisë së brendshme, përfshirë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, lëshuan javën e kaluar disa deklarata që i dënonin protestat.
Garda i quajti ata si pjesë e një rebelimi të mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli. Ndërsa administrata Bajden ka vendosur disa sanksione ndaj policisë së moralit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, nuk ka pasur një përgjigje shumë më të gjerë të Uashingtonit.
Teherani do ta fajësojë gjithmonë Amerikën për vështirësitë e vetimponuara. Prandaj frenimi i ndihmës amerikane për opozitën do të ishte një marrëzi. Lëvizja e duhur e SHBA-së në mbështetje të lëvizjes iraniane të protestës, fillon me ndihmën për të garantuar qasjen tek interneti, teksa pas kësaj censure regjimi dëshiron të fshehë nga bota goditjen që po planifikon ndaj lëvizjes.
Mëngjesin e së premtes, administrata Bajden lejoi kompanitë amerikane të internetit që t’u ofrojnë protestuesve teknologjinë jetike të komunikimit. Kjo mund të lejojë ofrimin e shërbimit të Internetit satelitor Starlink të Ilon Mask, të cilin ai tani është zotuar ta aktivizojë në Iran.
Përveç kësaj, një listë e re sanksionesh që synojnë zyrtarë të ndryshëm të sigurisë, duhet të pasojë listën fillestare që zyrtarët amerikanë shpallën javën e kaluar. Në të duhet të përfshihet vetë Khamenei, që deri tani dhe në mënyrë të pashpjegueshme, nuk është sanksionuar ende.
Mbi të gjitha, Bajden duhet të sinjalizojë një shkëputje të qartë nga politikën e uljes së tensioneve me Teherani, që ka përdorur administrata e tij për shkak të bisedimeve të saj të vazhdueshme me Iranin për programin e tij bërthamor.
Fakti që Raisi dhe shoqëruesit e tij morën viza për të ardhur në Nju Jork pas vrasjes së Aminit, është skandaloz. Ai është një vrasës, duke pasur parasysh rolin e tij kryesor në gjykatat e Teheranit të vitit 1988 që urdhëruan ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë, dhe punën e tij në drejtimin e gjyqësorit të Iranit kohët e fundit.
Pa përmendur fushatën e vazhdueshme terroriste që synon vrasjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Për të qëndruar në krah të qytetarëve iranianë, Bajden duhet ta bëjë të qartë se ai nuk do të negociojë me kasapët përgjegjës për gjakderdhje, dhe se ai e kupton se vrasja e Aminit u krye nga një teokraci brutale që kërcënon njerëzit e saj por edhe gjithë botën.
Iranianët trima që marshojnë nëpër rrugë dhe sheshe për të kundërshtuar diktaturën e vendit të tyre nuk meritojnë më pak sesa këtë përkrahje të fortë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...