web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të jetosh një jetë më të mirë se shumica e njerëzve/ Historia e qenit që trashëgoi 500 milionë dollarë

30 Shtator 2022, 15:50, Blog CNA
Të jetosh një jetë më të mirë se shumica e
Qeni pastor Gynter IV

Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajtohen gati në të njëjtin nivel me njerëzit. Madje në disa raste janë bërë multimilionerë. I tillë është rast i qenit pastor Gynter IV, i konsideruar nga revista “People” si kafsha më e pasur në histori.

Me një pasuri neto të vlerësuar prej 500 milionë dollarësh, Gunther IV është më i pasur se shumica e njerëzve në këtë planet. Po nga i mori gjithë këto para? Gynter IV i trashëgoi të gjitha paratë e tij nga gjyshi i tij Gynter III i cili ishte gjithashtu një qen i racës pastor gjerman.

Në vitin 1992 Gynteri III trashëgoi rreth 80 milionë dollarë nga pronarja e tij e ndjerë, kontesha gjermane Karlota Libenshtein. Ajo nuk kishte fëmijë apo të afërm për t’ia lënë pasurinë e saj. Ndaj kafsha e saj (qeni Gynter III) ishte qenia më e afërme për të.

Që nga vdekja e konteshës Libenshtein, Karla Riçitelli është caktuar si një nga kujdestaret kryesore të Gynter IV, dhe menaxhon të gjitha paratë e trashëguara prej tij. Për të siguruar mirëqenien e qenit u krijua një korporatë me emrin “The Gunther Corporation”.

Përveç të gjitha parave që kishte trashëguar nga gjyshi i tij, Gynter III trashëgoi edhe një rezidencë në Majemi të SHBA-së që dikur ishte në pronësi të këngëtares së famshme Madona, e blerë për 7 milionë dollarë. Është interesant fakti që rezidenca u shit vitin e kaluar nga korporata për shumën e majme 31 milionë dollarë.

Që kur Gynter IV trashëgoi paratë nga gjyshi i tij, korporata është përpjekur të investojë të gjitha paratë për të pasur fitime të reja. Megjithëse Gynter IV është një pastor gjerman i zakonshëm që i pëlqen të vrapojë pas makinave dhe të ndjekë macet, ai ka një stil jetese shumë luksoz.

Të jetosh një jetë më të mirë se shumica e

Kështu ai udhëton për pushime me avionë privatë, teksa i shërbehet ushqimi i gatuar nga një ekip kuzhinierësh personalë. Riçitelli ka qenë gjithmonë e apasionuar pas kafshëve, duke pasur një pasion të madh për mirëqenien e linjës së Gynter brenda familjes mbretërore.

Për gati 30 vjet ajo i siguroi secilit qen jetën më të mirë të mundshme. Kur korporata u zgjerua, ajo krijoi programin “Gunther Rescue”, ku kafshët që kanë nevojë për një shtëpi merren për të jetuar me Gynter. Qenit të pasur i pëlqen të ketë kafshë të tjera përreth, por duhet të mësojë të jetojë me macet në të njëjtën shtëpi.

Gjatë 20 vitet e fundit, Korporata Gynter ka arritur të transformojë fondin fillestar prej 100 milionë dollarësh në 500 milionë dollarë, duke përdorur asetet e lëna trashëgim nga kontesha Libenshtein. Kompania ka investuar edhe në drejtime të tjera, siç është ekipi italian i futbollit Piza nga Italia apo duke prodhuat një serial me titull “The Burdgudians”.

Në vitin 2001, Gynter së bashku me dy njerëz nga stafi i tij u shfaqën në një ankand në Italinë veriore. Ai bleu atje një tartuf me vlerë 1.1 milionë dollarë. Stili i jetesës luksoze ka nxitur te mediat shumë pyetje. Disa thonë se trashëgimia e një pasurie të tillë ndaj një qeni synon të fshehë diçka shumë më të thellë që e prodhon këtë pasuri.

Se kujt do t’i shkojë saktësisht pasuria pasi të vdesë Gynter IV kjo ende nuk dihet. Supozohet se të gjitha paratë do të mbeten brenda kompanisë, dhe ajo do të vazhdojë të shpëtojë kafshë dhe të grumbullojë akoma më shumë pasuri./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





08:32 Blog “National Riview”

Kasapët e Iranit

Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...

Lajmet e fundit nga