Dimri po vjen, por Europa nuk po merr masat e duhura kundër krizës energjitike
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...

Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësimit të ndërsjellë midis SHBA-së dhe Bashkimi Sovjetik për shkak të armëve bërthamore në një kontekst “bipolar”, veproi si një lloj pengese e fortë, duke e shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë ushtarake midis dy superfuqive.
Ishte një lloj “ekuilibri i terrorit”, i cili u prish me shembjen e Bashkimit Sovjetik dhe me fillimin e epokës unipolare, e cila nga ana e saj përfundoi me sulmin terrorist ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001, me ngritjen e Kinës si një superfuqi, dhe me rikthimin në skenë të Rusisë pas krizës së rëndë që përjetoi në vitet 1990.
Lufta në Ukrainë - një përplasje e tërthortë midis Perëndimit të udhëhequr nga SHBA dhe Rusisë - e ka rihapur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore tashmë në një kontekst shumëpolar. Një luftë bërthamore që sipas një simulimi të përpiluar nga një grup studiuesish në Universitetin Princeton, të udhëhequr nga eksperti i inxhinierisë dhe çështjeve ndërkombëtare Aleks Glejzër, do të shkaktonte 34.1 milionë të vdekur dhe 55.9 milionë të plagosur,.
Simulimi
Modeli i zhvilluar në vitin 2019, bazohet në pajisje reale bërthamore dhe objektiva ushtarake. Ai parashikon që brenda pak orësh mund të kishte 34.1 milionë të vdekur dhe 55.9 milionë të plagosur. Por këtyre u duhen shtuar viktimat “anësore” për shkak të efekteve të armëve bërthamore pas shpërthimeve.
“Kjo është kriza më serioze, dhe me një dimension të mundshëm bërthamor që përfshin Rusinë dhe SHBA/NATO-n që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Edhe pse rreziku i një lufte bërthamore konsiderohet ende ‘i vogël’ siç po thonë shumë analistë”, -deklaroi Glejzër për revistën amerikane “Newsweek”.
“Një krizë si kjo aktualja shkakton shpesh probleme komunikimi midis palëve, të cilat përshkallëzohen nga fakti që mbeten aktive shumë pak linja komunikimi midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”, - shton Glejzër.
Simulimi, thotë ai, tregon se si “një luftë bërthamore mund të përshkallëzohet shumë shpejt në një katastrofë globale”. Skenari i paraqitur në disa faza është i besueshëm dhe bazohet në provat e disponueshme. “Ekipi ynë përdori vlerësime të pavarura të pozicioneve aktuale të forcave amerikane dhe ruse, planet e luftës bërthamore dhe objektivat e vetë këtyre armëve”- deklaron eksperti.
Tri fazat e përplasjes hipotetike
Sipas Glejzër, një luftë bërthamore mund të ndahet në tri faza të dallueshme. E para ka të bëjë kryesisht me objektivat taktike. E dyta do të synonte eliminimin e aftësisë sulmuese bërthamore të armikut. Ndërsa faza e tretë dhe e fundit do të çonte përfundimisht në shkatërrimin e qyteteve kyçe për të parandaluar rimëkëmbjen e kundërshtarit.
Gjatë simulimit, studiuesit hipotetizuan sikur Moska do të ishte e para që do të lëshonte një armë bërthamore, me një goditje që do të fillonte nga baza e saj në Kaliningrad. Sipas këtij skenari, nuk do të vlente aspak marrëveshja NEW START për reduktimin dhe kontrollin e arsenaleve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që u vendos të zgjatet më tej me marrëveshjen e shkurtit 2021.
I nënshkruar fillimisht më 8 prill 2010 në Pragë të Çekisë nga administrata e Barak Obamës, së bashku me presidentin e atëhershëm të Rusisë, Dimitri Medvedev, traktati i angazhon të dyja vendet të kufizojnë arsenalet e tyre në një maksimum prej 1550 bombash bërthamore, pra 700 raketa (përfshirë raketat balistike ndërkontinentale me bazë tokësore (ICBM) apo të instaluara në nëndetëse (SLBM) dhe avionët bombardues të kalibrit të rëndë).
Edhe ky është një arsenal i mjaftueshëm për ta shkatërruar planetin, dhe që nuk merr parasysh armët bërthamore ruse jostrategjike, dhe nuk e kufizon numrin e bombave e bërthamore që mund të ruhen. Ndoshta përpara se të gjendemi në një skenar të ngjashëm apokaliptik, ne duhet t’i japim një shans diplomacisë, së cilës për momentin duket se askush nuk po i jep më peshën e duhur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...