LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do mësojë Europa të mbrojë veten?

3 Tetor 2022, 14:13, Blog CNA

Kur do mësojë Europa të mbrojë veten?

Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën në pah paaftësinë e Europës Perëndimore për të menaxhuar konfliktet në kontinent, pushtimi rus i Ukrainës po tregon se sa pak ka ndryshuar ajo. Kur nisi të shpërbëhej Jugosllavia në vitin 1991, Ministrit i Jashtëm i Luksemburgut Zhak Pos bëri deklaratën e tij të famshme: “Kjo është ora e Europës, jo ajo e amerikanëve!”

Që nga ajo kohë, ka pasur shujmë debate se përse Europa ka dështuar të ngrihej në nivelin e një fuqie ushtarake botërore.

Duke marrë shkas nga motoja e ish-presidentit amerikan Donald Trump “Amerika e Para”, si presidenti francez Emanuel Makron ashtu edhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, bënë paralajmërime të tmerrshme se BE-ja nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja.

Makron flet vazhdimisht për krijimin e axhendës së sigurisë evropiane. Por premtimet e tij, së bashku me ato të shumë politikanëve të tjerë të lartë evropianë, për ndjekjen e një politike të “autonomisë strategjike” evropiane në të cilën BE-ja do të reduktojë ndjeshëm varësinë e saj ushtarake nga SHBA, kanë qenë deri më sot gati vetëm retorike.

Përballë sulmit gjenocidal të presidentit rus Vladimir Putin kundër vendit më të madh për nga sipërfaqja në Evropë, Franca dhe Gjermania i kaluan 7 muajt e fundit duke u mbështetur ushtarakisht tek Uashingtoni dhe në një masë më të vogël te Britania, për të garantuar demokracinë dhe lirinë te një aleat i ngushtë i BE-së.

Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, SHBA-ja ka premtuar 25 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, ndërsa Britania e Madhe 4 miliardë euro. Ndërkohë, Gjermania ka premtuar vetëm 1.2 miliardë euro, pra pas Polonisë me 1.8 miliardë euro. Ndërkohë, mbështetja ushtarake e Francës për Kievin është vetëm 233 milionë euro,duke mbetur pas Estonisë. Britania ka trajnuar 5000 trupa ukrainase, ndërsa Franca vetëm 100.

Dhe këto mospërputhje janë çështje vullneti politik, dhe jo parash. BE-ja ka një Prodhim të Brendshëm Bruto në vit prej 14 trilionë euro, dhe një buxhet të përbashkët në mbrojtje prej 230 miliardë eurosh.

Por Franca, e ka theksuar shpesh se nuk dëshiron të jetë një “bashkëluftëtare” në këtë luftë, apo ta “poshtërojë” Rusinë, në  një kohë që kancelari gjerman Olaf Sholc ka përmendur shpesh rreziqet e përfshirjes së vendit të tij në këtë konflikt.

Tani e gjithë vëmendja është e fokusuar tek ajo nëse do të ketë një ndryshim të pashmangshëm të qasjes, dhe nëse qendra kryesore ekonomike e Europës, Gjermania dhe Franca, fuqia e vetme e armatosur më armë bërthamore e BE-së, do të pranojnë që të dërgojë në Ukrainë tanket e tyre, Leopard 2 dhe Leclerc.

Vetë Ukraina po kërkon nga aleatët më shumë armë, sidomos tani që Putini ka angazhuar në luftë qindra mijëra trupa të tjera. Dallimet në shpenzimet ushtarake midis SHBA-së dhe europiano-perëndimorëve ngrenë një pyetje torturuese për liderët e BE-së: Çfarë do të kishte ndodhur me Kievin, nëse presidenti amerikan do të kishte qenë më pak i hapur ndaj ndërhyrjeve në shkallë të gjerë?

Në një fjalim të mbajtur këtë muaj, Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kristin Lambreht, e pranoi se situata ishte e paqëndrueshme. “Gjermania dhe evropianët varen nga një rend paqeje, të cilin nuk mund ta garantojnë dot vetë”- tha ajo, duke shtuar se kjo situatë është  problematike edhe sepse Amerika po e kthen gjithnjë e më shumë “vëmendjen e saj kryesore” në rajonin e Paqësorit.

“Uashingtoni mund të mos jetë më në gjendje të garantojë mbrojtjen e Europës në të njëjtën masë si dikur. Përfundimi është i qartë: ne evropianët, dhe kryesisht ne gjermanët, duhet të bëjmë më shumë për të qenë në gjendje të tregojmë në mënyrë të besueshme aq shumë forcë ushtarake, saqë fuqitë e tjera as të mos e çojnë nëpër mend që të na sulmojnë”- theksoi Lambreht.

E megjithatë, nëse këto fjalë do të pasohen nga veprimet konkrete, kjo mbetet e paqartë. Kritikët e saj nxiuan të vënë në dukje se ish-kancelarja Merkel arriti në një përfundim të ngjashëm në vitin 2017. Por më pas nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe.

Dhe ky është një fenomen që e ka shoqëruar prej dekadash Europën lidhur me mbrojtjen. “Që gjatë viteve 1990 refreni ishte: “Nuk mund të jemi gjithmonë të varur nga amerikanët”-thotë Klaudia Major nga Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ajo i referohet deklaratës franko-britanike të Shën Malosë të vitit 1998, që ishte një lloj përgjigje ndaj dështimeve në raport me luftërat ballkanike, dhe e cila theksoi se Europa “duhet të ketë kapacitetin e vet për veprime të pavarura të mbështetura nga forca ushtarake të besueshme”.

“Por që nga ajo kohë nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, sepse fuqitë kryesore europiane nuk u ndjenë të kërcënuara ushtarakisht, dhe vazhduan të mbështeten te SHBA-ja”- thotë Major. Edhe pse është pranuar prej kohësh se BE-ja nuk do të ketë sukses në rritjen e besueshme të aftësive të saj mbrojtëse, për sa kohë që mban 27 ushtri që shpesh përpiqen të kryejnë individualisht të njëjtat detyra dhe të zhvillojnë pajisjet e tyre.

“Ne duhet t’i harmonizojmë veprimet tona, sidomos tani që Gjermania po shfaqet si një fuqi e dytë ushtarake në aleancë”- deklaroi ish-ministrja franceze për Evropën, Natali Luaso, duke iu referuar fondit prej 100 miliardë eurosh që ka parashikuar Berlini për modernizimin e ushtrisë gjermane.

“Përpjekjet tona janë të fragmentuara. Dhe kemi shumë humbje, pasi kemi kaq shumë modele të ndryshme tankesh, anijesh dhe avionësh luftarakë”- shtoi ajo. Një ndër shembujt tipikë për këtë mungesë bashkëpunimi dhe mosbesimi të ndërsjellë është projekti i avionëve luftarakë franko-gjermano-spanjollë FCAS.

Ai është vonuar prej vitesh dhe ka përjetuar pengesa të reja, edhe pse për shkak të luftës në Ukrainë qeveritë evropiane zotohen për një angazhim të ripërtërirë ndaj mbrojtjes. Modelet e para të avionëve luftarakë nuk priten të prodhohen para vitit 2040.

Brukseli po përpiqet që t’i nxisë vendet evropiane të bashkohen me projektet e tyre të mbrojtjes, por përparimi është shumë i dobët. Në maj të këtij viti, Komisioni Evropian propozoi një plan të ri për të koordinuar shpenzimet ushtarake midis vendeve anëtare të BE-së. Debati tani është nëse vendet do të blejnë armë amerikane apo evropiane.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrel, ka deklaruar se aktualisht Evropa e blen rreth 60 për qind të armatimeve jashtë bllokut, ndaj ai kërkoi një zhvendosje tek tregu i brendshëm. Tani ky propozim po studiohet nga ekspertët e mbrojtjes dhe mund të diskutohet në nëntor nga ministrat e mbrojtjes, përpara se të shkojë në Parlamentin Evropian.

Por diplomatët dyshojnë se do të duhet më shumë kohë. Për më tepër edhe fondet e vëna në dispozicion janë shumë të vogla. Komisioni propozon 500 milionë euro gjatë dy viteve për të mbështetur blerjen e përbashkët të armëve, që sipas diplomatëve është shumë pak për të rritur kapacitetet evropiane në mbrojtje.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

08:32 Blog “National Riview”

Kasapët e Iranit

Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...

Lajmet e fundit nga