Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. Ai është sot 76 vjeç, dhe një nga njerëzit e fundit të gjallë, që përdor ende një mushkëri prej hekuri për të vazhduar jetën. Ai përfaqëson kujtesën e gjallë të një kohe të tmerrshme në histori, kur virusi i poliomielitit kishte prekur njerëz në mbarë botën.
Kjo sëmundje infektive vriste çdo vit mijëra fëmijë, duke lënë shumë të tjerë me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës së tyre. E gjithë SHBA-ja u trondit nga frika e vdekjes, paralizës dhe izolimit. Deri në verën e vitit 1952, Pol ishte një fëmijë 6-vjeçar i lumtur dhe shumë aktiv në Dallas të Teksasit.
Ai bënte një jetë normale si çdo fëmijë tjetër. Por ai ishte viti kur SHBA-ja përjetoi valën më të fortë goditëse nga sëmundja e poliomielitit. Pol u infektua dhe brenda 6 ditësh, jeta e tij ndryshoi tërësisht. Nga një djalë i vogël i shëndetshëm, i qeshur dhe shumë aktiv, ai e kishte të pamundur të fliste, të gëlltitej normalisht, të kollitej apo merrte frymë.

Ai moment ishte edhe fillimi i jetës së tij në mëshirën e respiratorit të tij mekanik, ose siç njihej ndryshe “mushkëria e hekurt’. Askush nuk mendonte se Pol do të jetonte gjatë. Në fakt i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve. Ai kishte ëndrra dhe hoqi dorë prej tyre. Ai studioi në universitet, u bë avokat dhe shkrimtar, duke pasur një histori që mund të frymëzojë miliona njerëz që sfidohen çdo ditë nga problemet e tyre shëndetësore.
Sot për shkak të COVID-19, ne jemi shumë të njohur me ndjenjën se si bota mund të bllokohet përballë një virusi vdekjeprurës. Pra, ne mund ta kuptojmë shumë mirë terrorin që e pushtoi botën në vitet 1950 gjatë epidemisë së poliomielitit. Kjo ndodhi përpara se të shpikej vaksina.
Familjet mbyllnin dritaret dhe dyert nga frika. Lagjet ishin të heshtura, bosh, pa zhurmat e fëmijëve që luanin në oborr. Meshat në kishë u pezulluan. Parqet, këndet e lojërave, sallat e kinemasë, baret dhe qendrat tregtare u mbyllën ose u braktisën.

Gjatë viteve 1940-1950, poliomieliti ishte përgjegjës për gati 15.000 raste vjetore të paralizës në SHBA. Fëmijët ishin veçanërisht të prekshëm ndaj sëmundjes. Në vitin 1952, kur Pol u sëmur nga poliomieliti, në vend kishte rreth 58.000 raste, nga të cilat, më shumë se 21.000 ishin kryesisht fëmijë që vuanin edhe nga paaftësi të tjera fizike.
U raportua vdekja e 3.145 prej tyre. Në Nju Jork, u vranë mijëra mace dhe qen, pasi njerëzit mendonin se ata e transmetonin sëmundjen. Pasi mjekët i bënë një trakeotomi, gjendja e tij u përmirësua disi. Por si qindra fëmijë të tjerë në spital, edhe ai u gjend brenda një cilindri metalik.
Pol kujton rreshtat me këto pajisje dhe kokat e vogla të fëmijëve që përpiqeshin të bënin miq apo të komunikonin me fëmijë të tjerë në sallë. Shumë njerëz nuk ia dolën, ndërsa të tjerë u shëruan dhe u kthyen në shtëpi. Por poliomieliti e paralizoi Polin nga qafa e poshtë, duke mos e lejuar të lëvizte apo të merrte frymë.
Ai kaloi 18 muaj plot vuajtje në spital, ku mjekët u përpoqën ta mësonin të merrte frymë vetë, një praktikë që quhet “frymëmarrja e bretkosës”. Më në fund, me ndihmën e një fizioterapisti, ai e kapërceu frikën nga frymëmarrja dhe mësoi të merrte frymë si një peshk.
Pol thotë: “Është shumë e lodhshme. Njerëzit mendojnë se jam duke përtypur çamçakëz. Unë e kam çuar në nivelin e një arti këtë praktikë”. Por ai e dinte se ishte e vetmja rrugë drejt së ardhmes. Dalëngadalë, ai mundi ta jetonte jetën e tij jashtë pajisjes për disa orë çdo ditë, ndërsa qëndronte i ulur në një karrige me rrota.

Por natën duhej të rikthehej te “miku i tij besnik” metalik që të flinte i sigurt. Sot ai është 76 vjeç dhe nuk mund ta bëjë më këtë gjë. Qëndron i mbyllur brenda makinës së hekurit 24 orë në 7 ditët e javës. Por lufta e tij vazhdon ende. “Unë nuk u dorëzova asnjëherë, dhe nuk kam ndërmend të dorëzohem tani”- thotë Pol.
Ai është i paralizuar nga qafa e poshtë, dhe nuk mund t’i përdorë dot mushkëritë e tij për të marrë frymë vetë. Mushkëria e hekurt e ndihmon të marrë frymë duke përdorur presionin negativ për të futur ajrin në mushkëri. Pajisja u shpik në vitin 1928 nga Filip Drinker, një inxhinier mjekësor dhe Luis Shou, mjek në Universitetin e Harvardit.
Gjatë një vizite në një repart ku ishin shtruar të sëmurë me poliomielit, Lius u tmerrua kur pa fëmijët që gulçonin. Ai vendosi të ndërtonte diçka, që do t’u jepte atyre një shans për të jetuar. “Mushkëria e hekurt” përdor një mekanizëm të thjeshtë.
Për ta ndihmuar pacientin të marrë frymë, ajri pompohet nga makineria, duke e ndihmuar gjoksin e tyre të fryhet. Kur ajri pompohet sërish në pajisje, pacienti e nxjerr frymën jashtë. Në fillim ajo ishte menduar të përdorej vetëm për 1-2 javë derisa trupi i të sëmurit të merrte veten.
Pol e quan pajisjen “kali i vjetër prej hekuri”. Sot, më pak se 10 njerëz përdorin një pajisje të tillë. Pol e preferon më shumë makinerinë e tij besnike, sesa pajisjet moderne të frymëmarrjes, që mund të detyrojnë hapjen e një vrime në fyt. Sot “mushkëritë e hekurit” nuk prodhohen më, dhe për to thuajse nuk ka më pjesë këmbimi.
Askush nuk mendoi se njerëzit që i përdorin këto pajisje do të jetonin kaq gjatë. Në fakt kjo gjë po ndodh. Të jetuarit brenda një pajisje të tillë nuk e ndaloi Pol ta jetonte jetën e tij në maksimum. Ai studioi, mbaroi shkollën, mori diplomën pasuniversitare, dhe u bë një avokat i suksesshëm.
Mjekët nuk prisnin që Pol të jetonte shumë, por ai vërtetoi të kundërtën. Ra në dashuri me një vajzë, zuri shumë miq, e kalonte kohën e lirë në restorante, bare, klube striptizmi dhe darka, madje shkonte shpesh në kinema. Në fillim aplikoi për të studiuar në Southern Methodist University në Dallas, por u refuzua për shkak të paaftësisë fizike.
Pol kujton se u përpoq për 2 vjet derisa e pranuan, me kushtin që të bënte vaksinën e poliomielitit, dhe të gjente dikë që ta ndihmonte të shkonte në shkollë. Pas diplomimit në vitin 1978, ai i mësoi terminologjinë ligjore stenografëve të gjykatës. Në vitin 1986 u bë avokat.
Në atë kohë, ai mund të merrte frymë në mënyrë të pavarur për orë të tëra dhe kështu mund të ndiqte mësimet sa herë që ishte e mundur. Më pas i shkroi kujtimet e tij, duke përdorur një shkop plastik dhe një stilolaps në gojë për të shtypur në makinën e shkrimit.
Po ashtu në disa raste ai ia diktonte tekstin Norman Braun, ish-infermierit dhe mikut të tij. Libri mori 8 vite për t’u shkruar. Pol donte që të frymëzonte njerëzit. Ai thotë se pavarësisht se nga jeni, cila është e kaluara juaj, dhe cilat janë sfidat tuaja, ju mund të bëni gjithçka, nëse jeni të gatshëm të bëni një punë të palodhur. Pol Aleksandër luftoi kundër poliomielitit çdo ditë të jetës së tij, dhe nuk do të dorëzohet deri në fund të jetës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...