
Pse njerëzit kanë fobi të ndryshme?
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, të cilët u ndanë nga habitatet njerëzore, dhe u rritën nga kafshët e egra në xhungël. Ndërsa folklori dhe letërsia janë intriguese dhe emocionuese, ato duken larg realitetit.
Por është interesant fakti, se ka pasur histori të vërteta të kafshëve që kanë rritur fëmijë të vegjël. Një prej tyre është Oksana Malaja, e cila e kaloi fëmijërinë me qentë në pyll. Oksana Malaja lindi më 4 nëntor 1983 në Nova Blagoveshçensk, një fshat në rajonin Kerson në Ukrainën Jugore.
Ajo lindi një fëmijë normal dhe jetonte me prindërit e saj, Oleksandër dhe Valentina Malaja. Për fat të keq, prindërit e saj ishin të alkoolizuar, dhe si rezultat i neglizhencës së tyre Oksana u detyrua të jetonte me qentë. Prindërit e braktisën Oksanën që në moshën 3-vjeçare, dhe as që u përpoqën ta kërkonin.
Kur ajo mbeti vetëm në të ftohtë, ata as që e vunë re se vogëlushja mungonte. Kërkimi për një vend të ngrohtë e çoi Oksanën e vogël në një fermë të braktisur, ku për të nisën të kujdesen qentë. Ajo u bë shtëpia e saj e re, dhe qentë u bënë familja e saj e re.
Ajo kaloi thuajse 5 vjet me ta. Si çdo fëmijë i rritur në botën e egër, Oksana nuk arriti të zhvillonte aftësi sociale dhe gjuhësore bazë, pasi ajo nuk kishte asnjë kontakt njerëzor dhe jetonte e rrethuar nga qentë. Ajo shoqërohej çdo herë me qentë dhe mendonte se ishte një prej tyre.
Rrjedhimisht ajo zhvilloi tipare të ngjashme sjellje me ato të qenve. Ajo përdorte të katër gjymtyrët për të ecur, vrapuar dhe kërcyer. Ajo lehte si qen, hante si qen, dhe madje e pastronte veten si qen. Asaj i mungonin shumë aftësi njerëzore bazike, dhe sjellja e saj ishte e ngjashme me atë të një qeni.
Autoritetet lokale shpëtuan Oksana Malajan vetëm në vitin 1991, pasi morën një telefonatë nga fqinjët, që raportuan se një vajzë e vogël jetonte në pyll. Kur ata e gjetën Malajan, panë se ajo jetonte vetëm me një tufë qensh. Teksa oficerët e policisë po përpiqeshin të shpëtonin Malajan, qentë i sulmuan instinktivisht.
Ata u detyruan t’i joshnin ata me ushqim për ta marrë Malajan me vete. Në fillim shumë njerëz mendonin se vajza po shtirrej. Megjithatë, mënyra se si Malaja tundte qafën dhe kokën për t’u çliruar nga spërklat e ujit, ishte identike me atë të një qeni.
Për më tepër, edhe tingujt e lehjes së saj i ngjanin në mënyrë të përsosur atyre të qenve të vërtetë, gjë që tregon se në çfarë mase ajo zhvilloi karakteristika të ngjashme me qentë. Të jetuarit me qentë i kishte ndryshuar aq shumë sjelljet dhe prirjet e saj fizike e mendore, saqë edhe shumë vite pas shpëtimit, të paktën deri në moshën 23-vjeçare, ajo do t’i fshehte ende gjërat, ashtu si një qen e fsheh ushqimin.
Ajo ecte herë pas here me duar dhe këmbë, lehte dhe preferonte më shumë shoqërinë qenve sesa atë të njerëzve. Autoritetet e transferuan Oksanën në një jetimore në Barabol. Oksana do të kalonte atje më shumë kohë me qentë sesa me fëmijët e tjerë. Kalimi nga jeta me qentë në jetimore, ishte shumë i papritur dhe traumatik për fëmijën.
Ajo do të tentonte të fuste fshehurazi qen në jetimore. Psikologia e fëmijëve Lin Fraj e takoi Oksanën për një dokumentar. Ajo u shpreh se vajza kishte një sjellje të ndryshme nga shumica e njerëzve normalë. Por Fraj zbuloi se zhvillimi i përgjithshëm dhe inteligjenca e Oksanës, ishin çuditërisht të mira për një fëmijë të rritur në botën e kafshëve.
Ajo zbuloi se Oskana mund të vizatonte si një fëmijë 5-6 vjeç. Po ashtu ajo ishte e aftë të kuptonte parafjalët, dhe mund ta njihte veten në pasqyrë. Asaj iu desh t’i nënshtrohej terapive dhe edukimit konjitiv të sjelljes gjatë gjithë adoleshencës dhe rinisë së hershme. Synimi ishte ta ndihmonte atë të shërohej nga trauma socio-emocionale.
Ekspertët thonë se Malaja u bë e aftë të mësonte të fliste brenda pak vitesh, pasi ajo kishte një nivel të caktuar të ndërveprimit njerëzor përpara braktisjes, e cila ishte ende e pranishme në ndërgjegjen e saj. Fëmijët e rritur në botën e egër, shfaqin prirje mendore të ngjashme me ato të personave me prapambetje mendore ose autike.
Por Malaja vërtetoi se çdo spekulim ishte i gabuar, pasi mësoi të lexonte dhe shkruante. Ajo mësoi edhe të numëronte, por nuk mund të bënte mbledhjen e tyre. Ajo i zhduku instinktet e saj prej qeni në moshën 23-vjeçare, dhe mësoi me sukses edhe aftësitë e të folurit të rrjedhshëm dhe inteligjent.
Megjithatë, asaj i mungon ende njohuritë normale të moshës së saj, dhe duket e dëmtuar nga pikëpamja intelektuale. Oksana Malaja u ribashkua me babain e saj në vitin 2003 gjatë xhirimit të një dokumentari. Ajo ishte shumë e lumtur kur mësoi që nuk ishte më
jetime. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe të dy u shkëputën sërish. Sot ajo jeton një institucion neuropsikiatrik pranë Odesës. Ajo ndihmon duke u kujdesur për kafshët e fermës dhe duke mjelur lopët, teksa merr një pension mujor nga qeveria ukrainase.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Alfred Vefa, shqiptari që vrau ish-bashkëshorten në Itali,...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Mesolongji, ku një grua...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Ish-këshilltari ekonomik i ish-kancelares Merkel, Lars Hen...
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar pë...
Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të pos...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...