
Pas moshës 40-vjeçare truri i njeriut i nënshtrohet një “rindërtimi” të madh
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur të ekzistojë njerëzimi. Ndërsa disa kanë synime të liga, madje konsiderohen edhe si kulte, të tjerat nuk tërheqin aspak vëmendjen e medias. Pavarësisht nëse anëtarët duan apo jo, e përbashkëta e të gjitha këtyre organizatave është se ato ruajnë një shkalle fshehtësie.
Për disa, kjo do të thotë të mos tregosh kurrë asgjë në lidhje me ritualet që kryhen pas dyerve të mbyllura. Të tjerë kërkojnë fshehjen e identitetit të anëtarëve të tyre. Ato mund të zbulohen vetëm pasi anëtarët largohen nga kjo botë.
Ndërkohë, largimi nga një shoqëri sekrete gjatë kohës që dikush është gjallë mund të jetë jo pak i ndërlikuar. Shoqëritë më të buta i lejojnë anëtarët të largohen nëse kalojnë një proces formal. Por mund të përndiqen dhe ngacmohen për pjesën tjetër të jetës së tyre, madje mund të humbin jetën në rrethana misterioze.
Shoqëria “Skull & Bones”
Universitetet i Jeilit në SHBA, ka pasur disa shoqëritë sekrete, por më i famshmi është “Skull and Bones” i themeluar në vitin e largët 1832. Zakonisht anëtarët e saj mblidhen pas perëndimit të diellit. Të veshur me rroba të zeza ata hyjnë në një godinë të njohur si “varri” dhe që i ngjan shumë një mauzoleumi.
Selia e “Skull and Bones” ndodhet përballë kampusit të vjetër të universitetit, dhe çdo vit në të rekrutohen vetëm 15 ndjekës të rinj. Identiteti i anëtarëve të saj në fakt nuk është edhe aq sekret. Sot dihet se shumë nga anëtarët e kësaj shoqëria kanë drejtuar kompani të mëdha ose janë bërë presidentë.
Kështu në të bëjnë pjesë familje të pasura si Vanderbild dhe Rokfellrs, por edhe presidentët amerikanë Uilliam Taft, Xhorxh H.h dhe Xhorxh W. Bush. Anëtarësimi lidhet zakonisht me vitet universitare, dhe pasi mbaron studimet dikush mund të mos jetë më aktiv.
Urdhri i Pavarur i Shoqëruesve të Çuditshëm
Pavarësisht emrit, në fillim ai u formua si një vëllazëri kur anëtarët do të mbështetnin njëri-tjetrin përpara se të ekzistonin programet qeveritare sociale dhe ato të mirëqenies. Data e saktë e themelimit nuk dihet. Por ndjekësit më të hershëm mund të gjurmohen në vitet 1700, përfshirë edhe anëtarë të tillë si Mbreti Xhorxhi IV i Anglisë.
Urdhri u themelua në Angli përpara se të përhapen në Amerikën e Veriut, më vonë kaloi në ilegalitet si pasojë e ligjeve angleze të kohës, pasi monarkia i frikësohej revolucionit dhe sindikatave. Për shkak të fshehtësisë së aktiviteteve, është e pamundur të dihet nëse anëtarët mund të largohen vullnetarisht. Në faqen e tyre të internetit, një nga lozhat e pranon se anëtarësimi ka rënë me 90 për qind gjatë shekullit të kaluar, teksa thekson se anëtarët mund të tërhiqen nëse duan.
Ëngjëjt e Ferrit
Janë vëllazëri motoçiklistësh. Klubi u themelua në Kaliforni, SHBA, në vitin 1948. Reputacioni i tyre si rebelë nisi të përhapej në vitin 1965 kur pati akuza për një përdhunim në grup. Më shumë krime do të denoncoheshin dekadat e ardhshme, përfshirë përleshjet fatale me klubet rivale. Engjëjt e Ferrit nuk e konsiderojnë askënd një “ish” anëtar. Xhorxh Kristi ishte dikur një nga liderët e grupit. Pasi u ktheu shpinën, ai u përball me shpifje dhe ngacmime në adresë të tij.
Kalorësit Tempullarë
Të themeluar nga kryqtarët gjatë Mesjetës, disa thonë se Kalorësit Tempullarë pushuan së ekzistuari rreth 700 vjet më parë. Por ka të tjerë që pretendojnë se vëllazëria ekziston ende sot. Në thelb ishin murgj luftarakë. Ashtu si murgjit e vërtetë, ata u zotuan të mbeten të varfër, të dlirë dhe të bindur ndaj rregullave.
Edhe pse vetë urdhri mund të fitonte para dhe tokë, asnjë pasuri nuk i përkiste ndonjë kalorësi individual. Kur Jeruzalemi u pushtua nga myslimanët, Tempullarët nisën të konfliktohen me organizata të tjera ushtarake të krishtera. Ata u akuzuan për krime të tilla si herezia, mashtrimi, sjelljet e pahijshme seksuale, madje edhe për adhurimin e Djallit.
Se çfarë do të ndodhte me një të larguar nuk dihet, sepse ekzistenca e vëllazërisë është e diskutueshme.
Masonët
Frimasonët mund të jenë një nga shoqëritë sekrete më të dokumentuara. Për të mos përmendur teoritë e shumta konspirative rreth tyre. Masoneria mendohet se i ka pasur fillesat si një vëllazëri gurgdhendësish në Angli dhe Skoci gjatë viteve 1500. Më pas shoqëria evoluoi si një organizatë që i ndihmon anëtarët e saj në biznes dhe shoqëri, duke përdorur simbole sekrete për të mbrojtur veten dhe për të njohur anëtarët e tjerë.
Një incident i ndodhur vitin 1826, tregoi se çfarë ndodhte nëse dikush përpiqej të nxirrte sekretet e organizatës. Uilliam Morgan, një gurpunues nga Nju Jorku, kërcënoi se do të ekspozonte disa gjëra të pakëndshme që masonët i kishin mbajtur të fshehura në një libër.
Ai u largua prej tyre, por shumë shpejt u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.
Kërkesa e vetme për t'u bërë pjesë e tyre është që të besoni në ndonjë fuqi më të lartë. Nëse keni dëgjuar zërat se mund t’iu kërkohet të pini verë nga një kafkë njeriu, ky është një mit. Ndërkohë anëtarët gjithashtu nuk janë të lidhur përjetë me shoqërinë. Ju ose mund të merrni leje për t’u larguar, një akt që njihet me termin ‘demit’, ose të hiqni dorë nga pagesa e detyrimeve tuaja dhe të prisni të dëboheni. Siç thekson një lozhë në faqen e saj të internetit, marrja e demit ende i lejon ish-anëtarit disa të drejta, si për shembull vizita ose anëtarësimi në lozha të tjera.
Edhe pse sot nuk funksionon, shoqëria sekrete kriminale e NXIVM ishte vërtetë një përzierje e një kulti dhe e një skeme piramidale. NXIVM e filloi aktivitetin në fundin e viteve 1990 nga guruja Keit Ranier nën maskën e një organizate bamirëse. Ai ofronte leksione për rritjen personale, pra ato që ai i quajti “programet e suksesit në jetë”.
Në fakt ata që u bënë pjesë e tyre mbetën peng të një situatë të rrezikshme. Gratë ishin veçanërisht të prekshme. Ata u detyruan nga Ranier të bënin seks me të dhe të mbetshin për orë të tëra pa ngrënë, në mënyrë që ai t’i shihte ato tërheqëse seksualisht.
Grave që anëtarësoheshin në NXVIM, iu kërkua të jepnin materialin e rekrutuesit të tyre
që mund të përdorej për shantazh nëse do të largoheshin. Kjo nënkuptonte fotografi nudo dhe çdo gjë tjetër që ata nuk do të donin të publikohej.
Kjo i detyronte ato të duronin vite të tëra torturash. E vetmja rrugëdalje nga NXIVM ishte arratisja ose arrestimi i Ranier. E mbijetuara Sara Edmonson tregoi për “Times” se si ajo kaloi një ritual të mundimshëm damkosjeje me hekur të nxehtë me simbolin e organizatës. Ranier u arrestua në vitin 2018, dhe u akuzua për abuzime seksuale dhe u dënua me 120 vjet burg.
Iluminati
Ekzistenca e tyre mund të jetë ose e fshehtë një legjendë. Por edhe nëse ata veprojnë diku, kjo shoqëri është aq e fshehtë saqë është e pamundur të dihet me siguri. Iluminati nuk është perceptuar gjithmonë si syri dominant i një rendi të ri botëror. E themeluar në Gjermani në vitin 1776 nga profesori i jurisprudencës Adam Vajshop, Urdhri i Iluminatit filloi si një lëvizje opozitare kundër ndikimit mbizotërues fetar dhe abuzimit me pushtetin. Duke qenë urdhër tjetër i frymëzuar nga Frimasonët (që mund të jetë arsyeja pse ata shpesh shoqërohen me ta në teoritë konspirative), ai krijoi hapësira të sigurta për njerëzit që ndiheshin të prangosur nga qeveria dhe feja.
Pavarësisht asaj që tingëllon si një thirrje për revolucion, Vajshops dëshironte vetëm t’i frymëzonte njerëzit të mësonin gjithçka që mundeshin për të nxitur ndryshimet në botë. Disa besojnë se Iluminati i vërtetë filloi shumë përpara tij, pasi gjurmët gjenden mbi çdo gjë, nga piramidat e Egjiptit tek Syri i frikshëm i Providencës që ju shikoni nga një kartëmonedhë e dollarit. Askush nuk e di nëse mund të largoheni pasi ekzistenca e vetë organizatës mbetet e panjohur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...