Fuqia befasuese e memeve në internet
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...

Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një pus në rajonin Xian në Kinë, kur njëri prej tyre goditi diçka të fortë me lopatën e tij. Pasi vazhdoi të gërmonte, e kuptoi se kishte zbuluar një statujë të lashtë prej balte. Në fakt arkeologët e dinin se perandori i parë i Kinës, Qin Shi Huangdi, kishte ndërtuar diku në atë zonë një mauzole të nëndheshëm. Por ai ishte fshehur qëllimisht pasi ai vdiq, në vitin 210 Para Krishtit. Mbi të u mbollën qëllimisht pemë, me shpresën se ai nuk do të zbulohej kurrë. Por ndërsa arkeologët filluan eksplorimin, e kuptuan se statuja prej balte ishte në fakt vetëm njëra prej shumë të tjerave të varrosura nën sipërfaqen e tokës.
Ajo u quajt Ushtria e Terakotave. Nuk ka asnjë vendvarrim të ngjashëm që ta konkurrojë këtë ushtri të nëndheshme. Gjatë viteve të fundit, teknologjitë e reja i kanë ndihmuar shkencëtarët që të kuptojnë se si u krijuan ato. Madje arkeologët kanë zbuluar këtë vit edhe 20 luftëtarë të tjerë prej terakote.
Shkencëtarët nuk i kanë zbuluar ende të gjithë ushtarët e varrosur me perandorin. Por ata vlerësojnë se deri në 8000 statuja përbëjnë këtë ushtri prej balte. Statujat u varrosën në tre gropa të dallueshme. Në to përfaqësohen luftëtarë, oficerë dhe kuaj me madhësi reale.
Luftëtarët mbajnë uniforma që i dallojnë ata nga oficerët. Kuajt mbajnë parzmore, ndërsa qerret kanë rrota. Disa prej tyre janë të mbuluara, por kanë nga një dritare të hapur. Të tjerat janë të hapura, por kanë nga një ombrellë sipër për mbrojtjen nga dielli.
Ushtarët janë të pozicionuar në një formacion beteje, duke e mbrojtur perandorin në jetën e përtejme. Shkencëtarët besojnë se punëtorët nisën ta krijonin ushtrinë prej balte kur Qin Shi Huangdi u ngjit në fron në moshën 13-vjeçare në vitin 246 Para Krishtit.
Si mbret, Qin Shi Huangdi shpenzoi 25 vjet duke luftuar dhe vendosur nën kontroll shtetet përreth. Pasi e bashkoi Kinën, ai e shpalli veten perandori i parë i këtij vendi. Dinastia e tij përfundoi vetëm 4 vjet pas vdekjes së tij, por territori mbi të cilin sundoi mbeti e pandryshuar për shekuj.
Disa arkeologë mendojnë se u deshën rreth 700.000 zejtarë dhe punëtorë për të ndërtuar ushtrinë gjatë viteve. Prodhimi i tyre u ndal vetëm kur perandori vdiq në vitin 210 Para Krishtit. Ata punuan për gati 40 vjet për të ndërtuar ushtrinë prej terakote. Ekspertët dyshojnë se shumë nga këta punëtorë ishin njerëz të skllavëruar, të cilët u ekzekutuan pasi shërbimet e tyre nuk ishin më të nevojshme.
Ka ende shumë mistere që e rrethojnë ushtrinë prej balte. Dekadat e fundit, teknologjitë e reja dhe joinvazive i kanë ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si u formua ajo. Studiuesit kanë përdorur mbetjet e gjetura midis statujave për të përcaktuar materialin e përdorur për ndërtimin e ushtrisë.
Në një studim të vitit 2017, shkencëtarët ekzaminuan 12 fragmente që vinin nga statujat e luftëtarëve në gropën nr.1, e cila është më e madhja nga të tria gropat. Po ashtu ata morën mostra nga tullat poshtë mauzoleumit dhe nga statujat të tjera, si për shembull një reliev që përshkruan një akrobat në pallatin mbretëror.
Ata zbuluan se statujat ishin bërë me një përzierje balte jo gëlqerore, një lloj guri me përmbajtje alumini që është i zakonshëm në Kinën Veriperëndimore. Teknologjitë jo-invazive i kanë dhënë mundësi studiuesve të kuptojnë më mirë procesin e prodhimit.
Në një studim të vitit të kaluar, studiuesit përdorën spektroskopinë portative të fluoreshencës me rreze X për të parë në brendësi të statujave. Rrezet X zbuluan shenja të dallueshme në statuja, ‘G?ng’ (?) dhe 'Xianyang' (??). Ata besojnë se këta janë emrat e dy punishteve përgjegjëse për prodhimin e ushtrisë prej balte. Këto emrat ndihmojnë në shpjegimin e ndryshimeve në burimet e argjilës dhe dallimet në llojin e përzierjes.
Megjithëse luftëtarët ishin bërë nga terrakota, armët prej bronzi që mbanin ishin të vërteta dhe të mirëruajtura. Për vite me radhë, shkencëtarët kanë pyetur veten nëse krijuesit kishin përdorur qëllimisht një agjent kundër ndryshkut për të mbrojtur bronzin.
Në një artikull të vitit 2019 të botuar në “Scientific Reports”, studiuesit ishin kureshtarë për kromin e zbuluar te bronzi, dhe nëse ai ishte përdorur qëllimisht për të ruajtur armët. Ata analizuan mostrat e armëve dhe dheut ku ishin varrosur, duke zbuluar se ishte përdorur një lloj llaku për të veshur luftëtarët prej balte, dhe se ishte i pasur me krom.
Me kalimin e kohës, llaku i përzier me dheun dhe kromi u përhap edhe tek armët prej bronzi.
Edhe pse kromi mbulonte bronzin, studiuesit nuk menduan se ai ishte përgjegjës për ruajtjen e armëve. Ata dyshojnë se bronzi është ruajtur mirë për shkak të tokës e cila ka një përmbajtje mesatarisht alkaline të pH dhe me madhësi të vogël të grimcave.
Ushtria e Terakotave synonte të mbronte Qin Shi Huangdi në jetën e përtejme, dhe tani luftëtarët kanë mbrojtjen e tyre. Ky vendvarrim u shtua në vitin 1987 në listën e Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, dhe një muze i drejtuar nga qeveria kineze menaxhon dhe monitoron gërmimet që vazhdojnë ende./ Përshtatur nga CNA.al
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...