
Si do ta ndryshonte botën energjia e gjelbër e pakufizuar
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi i kemi premtuar vetes se do të bëjmë më mirë herën tjetër, mund të jetë shumë e vështirë që t’i besojmë sërish vetes. Kjo pasi nisin që të na përndjekin pyetje të frikshme dhe shqetësuese të tipit: A jam thjesht i krijuar në mënyrë të gabuar?
A do të jetë gjithmonë kështu jeta ime? Po sikur të mos ndryshoj asnjëherë, dhe të përfundoj i vetmuar? A jam një njeri vetëshkatërrues që kur kam lindur? Këto pyetje krijojnë një narrativë, e cila nuk lejon hapësirë të mjaftueshme për rrëmujë apo gabime, të cilat janë pjesë e formulës së vetërritjes.
Ju mund të bëni shpesh shumë gabime. Por cila është mënyra e duhur për t’i parë si diçka të pashmangshme zhgënjimet e jetës, në mënyrë që të mos ju duket sikur situata po ju del jashtë kontrollit? Ja cilat janë 3 teknikat që mund t’i përdorni.
1. Zgjidhni vetëdhembshurinë në vend të vetëkritikës
Nganjëherë ne ngecim në kurthet e cikleve vicioze që burojnë nga vendosja ndaj vetes e standardeve të pamundura, e dështimit për t’i arritur ato, dhe për pasojë e turpit që ndiejmë. Mënyra më efektive për të thyer këtë cikël është eliminimi i turpit dhe i vetëndëshkimit përmes vetëdhembshurisë.
Pra duke treguar ndaj vetes të njëjtën mirësi, që do të tregonim edhe ndaj njerëzve të tjerë që gjenden në pozicionin tonë. Sipas një studimi të botuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, ju tregoni dhembshuri ndaj vetes kur e vini re që po përjetoni dhimbje, kur e kuptoni se përjetimi i shqetësimit është pjesë e të qenit njerëz (në krahasim me ndjenjën e izolimit nga këto përvoja) dhe kur i jepni vetes mirësi (në krahasim me të qenit kritikë shumë të ashpër ndaj vetes).
Dhembshuria ndaj vetes ka jo vetëm një ndikim pozitiv mbi mirëqenien dhe shëndetin tonë fizik, por mund të ndihmojë edhe në ndryshimin e trajektores së jetës sonë, duke hequr dorë nga modelet patologjike në të cilat mund të kemi ngecur shumë shpesh.
2. Mësoni se si të shtypni butonin “pauzë”
Ideja e përballjes me pasojat negative të veprimeve tona, mund të na zhysë në një spirale të shmangies së ballafaqimit me to. Ne mund të distancohemi prej tyre dhe të humbim një kohë shumë të çmuar, të cilën mund ta kishim përdorur për të ndrequr problemin.
Dhe kjo krijon një përvojë jete të kompromentuar - ne e gjykojmë veten, u përgjigjemi tepër ndjenjave të ‘përmbushjes’ dhe zhvillojmë mekanizma jopërshtatës të përballimit të situatave. Studimet tregojnë se ndërgjegjja mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve të tilla, dhe të na ndihmojë të rizbulojmë qendrën tonë psikologjike.
Ushtrimi i vetëdijes përmes praktikave si meditimi, disa lloje terapish si terapia e sjelljes dialektike dhe vëzhgimi objektiv i mendimeve dhe ndjenjave tona, mund të na ndihmojë të zhvillojmë atë që studiuesit e quajnë ‘personalitet i ndërgjegjshëm’.
Thënë thjesht, ndërgjegjja mund të na ndihmojë në zhbërjen e “prangave” që kemi mbajtur me vete gjatë gjithë jetës sonë. Prandaj herën tjetër që do të ndiheni të tunduar të dilni nga binarët, mendoni për pasojat afatgjata që mund të kenë veprimet tuaja, dhe lërini t’iu udhëheqin ndjenjat tuaja, përpara se të merrni ndonjë vendim të nxituar.
3. Ndryshoni këndvështrimin tuaj mbi jetën dhe botën
Mendimi se një ditë do të pushojmë së ekzistuari në këtë botë, është në një farë mënyre i trishtë. Por ai mund të frymëzojë për të bërë ndryshime tek vetja dhe për t’u rritur si njerëz. Kjo ndodh nëse e ndryshojmë paksa këndvështrimin tonë mbi jetën dhe botën.
Në vend se të mendoni se kur, si ose pse do të vdisni, mendoni se si dëshironi të mbaheni mend dhe mbi trashëgiminë që dëshironi të lini pas. Nuk ka nevojë që ajo të jetë shumë madhështore, mjafton të jetë e vërtetë.
Një studim i fundit i botuar në “Journal of Research in Personality”, zbuloi se kur njerëzit u pyetën se si donin që të kujtoheshin, apo kur iu kërkua të tregonin kujtime që mendonin se i përfaqësonin ata, shumica e njerëzve rrëfenin histori që i portretizonin si njerëz të mirë dhe të virtytshëm.
Po ashtu, ai pyetësor i frymëzoi ata të ishin versione më të mira të vetes në të ardhmen. Përqafimi i vdekshmërisë sonë si qenie mund të na ndihmojë të bëhemi versioni më i mirë i vetes sonë. Por mund të na kujtojë edhe pjesë të caktuara të vetes që ndoshta janë të nënvlerësuara.
Së fundmi, ju rekomandoj një ushtrim tjetër që do t’iu ndihmojë të shmangni situatat kur ju duket se situata po ju del jashtë kontrollit:shkruani mbi trashëgiminë dhe kujtimet që dëshironi të lini pas, dhe përpiquni të jetoni sipas asaj narrative sa më mirë që keni mundësi.
Shënim:Mark Travers, psikolog amerikan, pjesë e “Awake Therapy“, një kompani e telemjekësisë që ofron psikoterapi video dhe telefonike, këshillim dhe stërvitje për individë në mbi 40 vende në mbarë botën
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kry...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin u evidentuan...
Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje ...
Një ditë më parë në qarkun e Fierit u regjistruan 9 vatra ...
Korçë -Plagosje me thikë në unazën e qytetit. Sipas i...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fenomen të pap...
Si ndikon koha e aktivitetit fizik në menaxhimin e peshës ...
Edukimi është ai proces njohje dhe të mësuari, që fëmija e...
Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që...
Afrim Bunjaku është efektivi i Policisë së Kosovës që mbet...
Një sulm i nisur në orët e para të kësaj të diele nga një ...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftë...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...