LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si do ta ndryshonte botën energjia e gjelbër e pakufizuar

12 Tetor 2022, 10:28, Blog Adrienne Bernhard

Si do ta ndryshonte botën energjia e gjelbër e pakufizuar

Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, të lirë dhe të pashtershëm të burimeve të rinovueshme? Ndoshta shkripëzimi i ujit të detit, papritmas me një kosto efektive, do të zbuste problemin e mungesës së ujit në Tokë.

Plehrat mund të riciklohen në një shkallë shumë më të madhe, duke lejuar nxjerrjen e elementeve gjurmë të çmuar, siç janë metalet e rralla të tokës. Ndërsa dioksidi i karbonit (CO2) mund të hiqet nga atmosfera për ta ngadalësuar ndryshimin e klimës. Njerëzit mund të jetojnë të qetë në rajonet polare të Tokës ose të udhëtojnë shumë larg me makina me bateri.

Mallrat dhe shërbimet që kërkojnë energji elektrike mund të bëhen më të lira, madje të jenë në disa raste edhe falas. Shumë shpejt gjurma jonë e emetimeve ndotëse në atmosferë mund të jetë e pazbulueshme. Por sado emocionuese që është kur e mendon, kjo botë e qëndrueshme do të ishte gjithsesi tepër e kushtueshme.

Pasi bërja e saj realitet do të varet nga një gamë e gjerë faktorësh politikë, ekonomikë dhe teknologjikë. Suksesi i energjisë së gjelbër, varet nga vullneti i njerëzve për të adoptuar këtë teknologji. Po ashtu ligjvënësit do të duhet të kapërcejnë bllokimin, për të siguruar zbatimin e politikave të qëndrueshme të energjisë.

Si do ta ndryshonte botën energjia e gjelbër e pakufizuar

Objektet që e përdorin këtë energji të gjelbër - qoftë kjo diellore, e erës, gjeotermale, biomasës, apo edhe shkrirja bërthamore apo ndonjë teknologji e pazbuluar - do të duhet të ndërtohen dhe mirëmbahen, ndërsa planeti vazhdon të ngrohet dhe burimet tradicionale po pakësohen.

Dhe duke supozuar se mund të kapërcehen këto pengesa, si mund të ndryshojë energjia e gjelbër e pafundme konsumin tonë, inovacionin, ekonominë tonë, politikat publike dhe mjedisin? Dhe cilët faktorë mund ta përkeqësojnë përkohësisht këtë planet hipotetik?

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), gjatë 10 viteve të ardhshme kërkesa për energji elektrike pritet të rritet me 40-60 për qind në disa rajone. Studiuesit parashikojnë që rritja ekonomike si në botën e zhvilluar ashtu edhe në atë në zhvillim, do të vazhdojë të nxisë rritjen e kërkesës së konsumatorëve për burime kyçe deri në të paktën në vitin 2040.

Njëherazi, kufizimet në energji, ujë dhe burime të tjera natyrore do të sjellin ide të reja për të menaxhuar problemet. Prodhimi aktual i energjisë elektrike - kryesisht nga lëndët djegëse fosile - është kontribuesi i vetëm më i madh te ndryshimet klimatike, përgjegjës për 30 për qind të të gjitha emetimeve të gazeve serrë.

Si do ta ndryshonte botën energjia e gjelbër e pakufizuar

Energjia e gjelbër mund të përfaqësojë një devijim radikal nga punët si zakonisht, duke premtuar një rrugë drejt zero emetimeve karbon dhe pavarësisë ndërkombëtare të energjisë. Por pa përpjekjet e përbashkëta të politikëbërësve, investitorëve dhe qytetarëve, energjia e gjelbër e pakufishme, mund të çojë gjithashtu në një botë me shtim të mbeturinave dhe mungesave.

“Energjia e gjelbër mund të jetë e pakufishme, por sigurisht jo e pakufishme dhe pa kosto”- thotë Viktor B.Flat, profesor i së drejtës mjedisore dhe kreu i Qendrës Ligjore të Mjedisit, Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Universitetin e Hjustonit, SHBA. Ajo që do të kërkohet në vitet në vijim, është një përzierje e larmishme dhe fleksibël e disa zgjidhjeve energjetike, ajo që Bill Gejts e quan një “thikë ushtarake zvicerane e mjeteve energjetike”.

Sigurisht, energjia pa karbon premton përfitime joshëse:elektrifikim total të transportit, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes pa emetime në atmosferë, dhe plehra kimikë për tokat tona bujqësore me procese më pak notëse. Vendet e pasura me naftë, të etura për t’u shitur fuçitë e tyre të fundit vendeve në zhvillim, do ta ulnin më tej çmimin, duke eliminuar dalëngadalë ekonomitë e karburantit të lëngshëm.

Njëkohësisht, vendimtare duhet të bëhet një infrastrukturë e fuqishme e impianteve të burimeve të rinovueshme. Këto centrale duhet të ndërtohen në një zonë të madhe gjeografike për të siguruar ndërprerje energjike minimale. Për shembull nëse në Dublin të Irlandës dita e është e vrenjtur dhe pa erë, energjia elektrike mund të merret nga Oslo.

Si do ta ndryshonte botën energjia e gjelbër e pakufizuar

Ky bum në prodhim ka të ngjarë të çojë në krijimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendeve të punës. Por po ashtu mund të nënkuptojë humbje të përkohshme të vendeve të punës në sektorë të tjerë, si ai i qymyrit. Një kufizim tjetër i frikshëm, është se energjia e gjelbër është jashtëzakonisht e pabesueshme.

Hidrocentrali kërkon sasi reshjesh të mjaftueshëm për të pasur një furnizim të vazhdueshëm me ujë të rrjedhshëm. Po ashtu, ajo mund të shfarosë speciet ujore vendase dhe ekosistemet e tyre. Panelet fotovoltaike diellore kanë nevojë për një qiell të pastër dhe rreze dielli të plota, që të shfrytëzjnë fotonet e dritës për të gjeneruar energji elektrike.

Burimet e rinovueshme të ndryshueshme, janë gjenerues të energjisë që varen nga disponueshmëria e burimeve të ndërprera. Prandaj, ato kërkojnë teknologji plotësuese për të siguruar ruajtjen në çdo kohë të ekuilibrit ndërmjet ofertës dhe kërkesës, edhe gjatë ndryshimeve sezonale apo skenarëve më të keqij.

Ndaj energjia e gjelbër e pakufishme, do të nxiste metoda novatore për përdorimin dhe ruajtjen e energjisë me çmim të lirë dhe efikas. Sigurisht kërkesa për energji të gjelbër nuk do të kufizohej vetëm te familjet, por do të shtrihej te bizneset dhe korporatat, sidomos kompanitë e teknologjisë disa nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike.

Qendrat e të dhënave të gjigantëve kryesorë të teknologjisë si Amazon, Google, Facebook dhe Microsoft kërkojnë tashmë dhjetëra teravat orë energji (1 miliard kilovat orë energji elektrike) në vit për t’i mbajtur në punë serverët e tyre.

Ndërsa zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe mësimit të makinerive, kërkon më shumë fuqi kompjuterike, kjo shifër vetëm sa do të rritet. Investimet private mund të përshpejtojnë më tej teknologjitë e reja. Por nëse korporatat kalojnë tek energjia neutrale ndaj karbonit, ato do të ushtrojnë gjithashtu një presion indirekt mbi burimet tashmë të pakët nga përdorimet konkurruese, urbanizimi dhe zhvillimi industrial.

Sepse për të kënaqur kërkesën duhet të ndërtohen më shumë impiante të burimeve të rinovueshme. Nga ana tjetër, kjo do të shtojë stresin në planet:shumë forma të energjisë së rinovueshme ose proceset e prodhimit të tyre emtojnë gazra serë si CO2 apo metani në ajër, pasi mbështeten tek mineralet (kobalti, litiumi dhe metale të tjera të tokës së rrallë), të cilat aktualisht mund të nxirren ose ndërtohen vetëm me ndihmën e lëndëve djegëse fosile.

Pra energjia e gjelbër e pakufishme, mund të jetë në fakt e dëmshme për mjedisin në periudhën afatshkurtër. Gjithsesi ato kanë fuqinë të reduktojnë në mënyrë drastike prodhimin tonë të karbonit, duke eliminuar miliona vdekje të shkaktuara nga ndotja çdo vit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

08:32 Blog “National Riview”

Kasapët e Iranit

Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...

Lajmet e fundit nga