Kush është Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit?
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...

Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishme në botë. Pavarësisht se është më popullor në disa rajone të botës se në të tjerat, është i pamohueshëm fakti që shumë njerëzve u pëlqen të ndjekin në këtë sport pavarësisht se ku jetojnë. Dëshmi e këtij realiteti, është ekzistenca e kaq shumë stadiumeve të futbollit.
Shuma e parave të shpenzuara për ndërtimin e disa prej këtyre stadiumeve, përveç shumës së parave që është e nevojshme për të ndjekur një ndeshje tipike, mund të jetë surprizuese për shumëkënd. Në momentin që paguani për një vend, pije freskuese dhe parking në stadium, do të keni shpenzuar jo pak. Por le të shohim cilët janë aktualisht 8 stadiumet më të shtrenjta të futbollit në botë.
8. Stadiumi “Rogers Center” (Toronto, Kanada) - 900 milionë dollarë

Për shkak të kostos së lartë, nëse doni të shkoni atje duhet të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash. Kostoja e një bilete është zakonisht rreth 50 dollarë, edhe pse mund të ketë alternativa të caktuara në dispozicion me çmime më të ulëta në seksione të caktuara. Edhe kabina e pijeve freskuese ka çmime që variojnë nga 35- 40 dollarë.
7. Stadiumi “Santiago Bernabeu” (Madrid, Spanjë) - 950 milionë dollarë

Kostoja totale e rindërtimit të tij ishte rreth 950 milionë dollarë. Nëse dëshironi të gjeni një vend të mirë në stadium, do t’ju duhet të shpenzoni afërsisht 75 dollarë. Edhe parkimi brenda stadiumit mund ta kalojnë lehtësisht shifrën e 50 dollarëve.
6. Stadumi “Aviva” (Dublin, Irlandë) - 1 miliard dollarë

Ky stadium është edhe shumë i shtrenjtë për t’u mirëmbajtur. Kjo do të thotë që spektatorët duhet të paguajnë çmime ekstra për të ndjekur ndeshjet e futbollit kryesor. Biletat mund të kushtojnë midis 80-85 dollarë. Edhe ushqimet dhe parkimi në Stadiumin “Aviva” do t'ju kushtojnë jo pak para. Për t’u siguruar që të keni para të mjaftueshme për të shijuar gjithçka, duhet të planifikoni të merrni me vete të paktën 150 dollarë.
5. Stadiumi “Wembley” (Londër, Angli) - 1.25 miliardë dollarë

Me një kosto të tillë të madhe, paratë e shpenzuara duhet që të rikuperohen në njëfarë mënyre. Dhe kjo ndodh në formën e çmimeve të majme të biletave, që mund të arrijnë lehtësisht në 90 dollarë secila, për të mos përmendur çmimin e pijeve freskuese, të cilat duket se janë po aq të larta. Rekomandohet që të keni gati të paktën 40 dollarë për parkim dhe afro 60 dollarë për pije freskuese.
4. Stadiumi “Corinthians Arena” (Sao Paulo, Brazil) - 1.5 miliardë dollarë

Çmimi i një vendi në tribunat e këtij stadiumi mund të variojë nga 100-150 dollarë, në varësi të vendndodhjes së ulëses. Edhe për shërbimet më themelore, mund të shpenzoni lehtësisht të paktën 50 dollarë. Nëse dëshironi të parkoni në zonë, nuk duhet të habiteni nëse ju kërkojnë 45 dollarë.
3. Stadiumi “Olimpic” (Montreal, Kanada) - 1.5 miliardë dollarë

Çmimet e ulëseve janë të krahasueshme me ato në stadiumin brazilian. Por gjetja e një vendi parkimi në zonë mund të jetë shumë sfiduese. Dhe nëse nuk keni qasje në asnjë lloj transporti publik, kjo mund t’ju kushtojë një shumë të konsiderueshme parash.
2. Stadiumi “Cape Town” (Cape Town, Afrika E Jugut) - 1.75 miliardë dollarë

Ky stadium me një pamje futuriste ka një kosto të lartë për frekuentimin e tij. Ky stadium nuk ka vende vërtet të lira në dispozicion. Nuk ka gjasa që ju të mund të shkoni atje për më pak se 170 dollarë për çdo ndenjëse. Kostoja e biletave më të mira i kalon edhe 250 dollarë.
1. Stadiumi “Signal Iduna Park” (Dortmund, Gjermani) - 2 miliardë dollarë

Për shkak të kostos marramendëse, bileta për hyrjen në këtë stadium për ndjekjen e ndeshjeve dhe aktiviteteve të tjera është goxha e lartë. Në jo pak raste, njerëzit raportojnë se paguajnë edhe më shumë se 500 dollarë për një ngjarje të vetme. Dhe kjo vetëm për një ulëse në stadium, sepse nëse merrni parasysh koston e ushqimit dhe transportit, shuma në total rritet.
Përkthyer dhe pershtatur nga CNA.al
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...