LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e shkakton dukurinë misterioze Déjà Vu?

15 Tetor 2022, 09:13, Blog Anne Cleary

Çfarë e shkakton dukurinë misterioze Déjà Vu?

A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni përjetuar të njëjtën situatë më parë, edhe pse kjo është e pamundur? Madje ndonjëherë mund të duket sikur po ri-jetoni diçka që tashmë ka ndodhur. Ky fenomen, i njohur si Déjà Vu, i ka habitur filozofët, neurologët dhe shkrimtarët për një kohë shumë të gjatë.

Duke filluar nga fundi i viteve 1800, nisën të shfaqen shumë teori në lidhje me atë që mund të shkaktonte Déjà Vu, që në frëngjish do të thotë “diçka tashmë e parë”. Njerëzit menduan se ndoshta kjo dukuri buronte nga mosfunksionimi mendor, ose ndoshta nga një lloj problemi i trurit. Apo ndoshta ishte një anomali e përkohshme në funksionimin e kujtesës tek njeriu. Por kjo çështje nuk pati deri vonë një shqyrtim realisht shkencor.

Kalimi nga paranormalja në atë shkencore

Në fillim të këtij mijëvjeçari, një shkencëtar i quajtur Alan Braun, vendosi të bënte një rishikim të gjithçkaje që kishin shkruar studiuesit rreth Deja Vu-së. Pjesa më e madhe easaj që ai mundi të gjente, kishte një “aromë’ të paranormales, e cila kishte të bënte me të mbinatyrshmen.

Pra gjëra të tilla si jetët e kaluara apo aftësitë e veçanta psikike. Por ai gjeti gjithashtu edhe studime që anketuan njerëzit normalë rreth përvojave të tyre me Déja Vu-në. Nga të gjitha këto dokumente, Braun ishte në gjendje të nxirrte disa gjetje bazë mbi fenomenin Déjà Vu.

Për shembull, Braun përcaktoi se afërsisht 2/3 e njerëzve përjetojnë një Déjà Vu në një moment të jetës së tyre. Po ashtu vuri re se shkaktari më i zakonshëm i kësaj dukurie është një skenë ose vend me tipare të caktuara, dhe shkaktari tjetër më i zakonshëmështë një bisedë.

Po ashtu, ai raportoi për sugjerimet e dhëna përgjatë një shekulli apo më shumë të literaturës mjekësore mbi një lidhje të mundshme midis Déjà Vu-së dhe disa llojeve të dhimbjeve të kokës. Rishikimi i studimeve nga Braun e solli çështjen e Déjà Vu në sferën e shkencës tradicionale. Puna e tij shërbeu si një nxitje që shkencëtarët të kryenin eksperimente të tjera për të hetuar këtë dukuri të çuditshme.

Testimi i Déjà Vu-së në laboratorin e psikologjisë

I nxitur nga puna e Braun, ekipi im nisi të kryente eksperimente që synonin testimin e hipotezave rreth mekanizmave të mundshëm që qëndrojnë para Déjà Vu-së. Ne hetuam një hipotezë gati shekullore, që sugjeronte se kjo dukuri mund të ndodhë kur ka një ngjashmëri hapësinore midis një skene aktuale, dhe një skene të parisjellë në kujtesën tuaj.

Psikologët e quajtën këtë hipoteza e familjaritetit Geshtalt. Për shembull, imagjinoni sikurpo kaloni repartin e infermierisë në një spital teksa po shkoni të vizitoni një mik që është i sëmurë. Edhe pse nuk keni qenë kurrë më parë në këtë spital, ju keni përshtypjen se keni qenë edhe më parë.

Shkaku themelor për përvojën e Déjà Vu-së mund të jetë se skena e ngjashme, përfshirë vendosjen e mobiljeve dhe objekteve të veçanta brenda hapësirës, të cilat ??kanë të njëjtinplan urbanistik me një skenë tjetër që keni përjetuar në të kaluarën.

Ndoshta mënyra se si është vendosur reparti i infermierisë - mobiliet, sendet në banak, mënyra se si lidhet me qoshet e korridorit - është e njëjtë me mënyrën se si është rregulluar një grup tavolinash në sallën e pritjes, të lidhura me tabelat dhe mobiljet në një korridor, gjatë hyrjes për në një aktiviteti shkollor ku keni marrë pjesë një vit më parë.

Sipas hipotezës së familjaritetit Geshtalt, nëse ajo situatë e mëparshme me një dizajn të ngjashëm me atë aktual nuk ju vjen në mendje, ju mund të mbeteni vetëm me një ndjenjë të fortë familjariteti për situatën aktuale. Për të hetuar këtë ide në laborator, ekipi im përdori realitetin virtual për t’i vendosur njerëzit brenda skenave.

Në këtë mënyrë ne mund t’i manipulonim mjediset ku gjendeshin njerëzit - disa skena ndanin të njëjtën dizajn, ndërkohë që ato ishin të dallueshme. Siç parashikohej, Déjà Vu kishte më shumë gjasa të ndodhte kur njerëzit ndodheshin në një skene që përmbante të njëjtin rregullim hapësinor të elementeve si një skenë e mëparshme që ata e kishin parë, por që nuk mbanin mend.

Ky studim sugjeron se një faktor kontribues tek Dejà Vu-ja, mund të jetë ngjashmëria hapësinore e një skene të re me atë të kujtesës, e cila për momentin nuk arrin të kujtohet në mënyrë të ndërgjegjshme.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se shkaku i vetëm i Déjà Vu-së është ngjashmëria hapësinore. Me shumë mundësi, mund të kontribuojnë shumë faktorë tek ajo që e bën një skenë apo një situatë të duket si e njohur tashmë. Ndaj janë duke u zhvilluar akoma më shumë kërkime për të zbuluar faktorë shtesë, të cilët ndikojnë tek ky fenomen misterioz.

Shënim:Anne Cleary, profesore e Psikologjisë Konjitive në Universitetin Shtetëror të Kolorados, SHBA.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga