SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1973, filmi “Ekzorcisti”, i bazuar në romanin me të njëjtin emër të vitit 1971 të Uilliam Bleti, ka shërbyer si një referencë kulturore për një ritual fetar që shihej gjerësisht si misterioz.
Në realitet, ai film është vetëm një pjesë e kapitullit më të fundit në historinë e gjatë të kësaj praktike. “Ekzorcizmi është një lutje ose ritual që synon të zhdukë ndikimin e fuqisë demoniake dhe të ligë mbi një person”- thotë Stefën Okej, teolog dhe asistent profesor i filozofisë, teologjisë dhe fesë në Universitetin Shën Leo në Florida.
Shumë tradita fetare besojnë se ekzistojnë forca të liga, të cilat mund të kenë një ndikim negativ në jetën e një personi. Por sipas Okey, termi “ekzorcizëm” lidhet kryesisht me Krishterimin, dhe veçanërisht me katolicizmin, pjesërisht për shkak të referencave të shumta të qarta në Ungjij mbi Jezusin që dëbon shpirtrat e këtij.
Katër librat e parë të Dhjatës së Re të Biblës, të njohur si Ungjijtë, tregojnë historinë e Jezusit të Nazaretit, një profet hebre, jeta dhe mësimet e të cilit u bënë baza e Krishterimit. Përmendja e parë e Jezusit që dëbon shpirtrat e këqij, shfaqet tek Ungjilli i Markut, që mendohet të jetë shkruar rreth vitit 70 Pas Krishtit, afro 40 vjet pas vdekjes së tij.
“Në Dhjatën e Re, ekzorcizmi i Jezusit ishte dëshmi e autoritetit të tij mbi Djallin. Ai tregon se Jezusi kishte një fuqi të madhe shpirtërore”- thotë Rob Haskëll, teolog i specializuar në Dhjatën e Re. "Përveç përshkrimit të ekzorcizmit të njerëzve, Bibla përfshin gjithashtu të paktën një referencë për kafshët e pushtuara nga demonët", shton ai. Këto përmendje biblike shërbejnë si një hyrje në këtë praktikë.

I zemëruar dhe i zhgënjyer nga shitja e indulgjencave nga ana e Kishës Katolike - letra që përmbanin lujtet e shenjta dhe që u tregtohen besimtarëve si një mënyrë për të përshpejtuar rrugën e tyre përmes pendimit për mëkatet e tyre - teologu gjerman Martin Luter shkroi një listë të ankesave të tij për fenë, të cilën ai e vari në derën e kishës së universitetit të tij në vitin 1517.
Akti i tij sfidues nxiti ndarjen e Krishterimit të njohur si Reformimi Protestant. Në vitin 1521, Luteri u shkishërua nga Kisha Katolike nga vetë Papa. Edhe pse Luteri nuk ishte reformatori i vetëm i epokës së tij, ai ishte më produktiv, pasi përfitoi plotësisht nga një shpikje relativisht e re si shtypshkronja dhe fjalët e shkruara për të përhapur idetë e tij se si duhet të ishte Krishterimi.
Këtu përfshihej edhe botimi i “Urdhrit të Pagëzimit” në vitin 1523, i pasuar nga një ribotim i redaktuar në vitin 1526, që shtoi praktikë n e ekzorcizmin në ritet protestante të pagëzimit. Ekzorcizmi i foshnjave bëhej për t’i ndihmuar ato të refuzonin djallin, mëkatin dhe të keqen gjatë gjithë jetës së tyre.
Jo të gjitha besimet protestante e adoptuan praktikën e ekzorcizmit. Po ashtu ekzorcizmat protestante, kryheshin kryesisht përmes lutjes dhe agjërimit, dhe përfshinin shpesh komunitete të tëra, duke qenë një çështje publike që mund të kufizohej vetëm me dukjen.
“Në Anglinë e hershme moderne, kemi shumë kronika mbi ekzorcizmat e kryera nga klerikë ose ndonjëherë nga ekzorcistët profesionistë. Disa nga ato u demaskuan si mashtrime”- thotë Kethrin Uoker, ndihmës/profesore e anglishtes, e specializuar në historinë e magjisë në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.
Ekzorcizmi u bë edhe më i dukshëm kur shkrimtarë si Uilliam Shekspir, filluan t’i përmendin ato në veprën e tyre (si në dramën “Mbreti Lir” dhe komedinë “Nata e Dymbëdhjetë”). Por paralelisht me këtë vëmendje të shtuar lindi edhe mosbesimi.
“Protestantët nisën t’i shikonin gjithnjë e më shumë me armiqësi të gjitha ritualet mbi ekzorcizmin”- shton Uoker.
Paradoksalisht, kjo çoi në përhapjen e ekzorcizmit midis protestantëve në fillim të viteve 1600. Protestantizmi vazhdoi të përhapet në pjesë të Evropës, dhe në Amerikën e Veriut në shekullin XVII, me anë të kolonistëve britanikë.
Puritanizmi ishte emërtimi mbizotërues i protestantëve në Amerikë gjatë shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XVIII. Ndërkohë gjatë viteve 1800 u vu re një rritje e rrymës së Ungjillorëve: një term ombrellë për të etiketuar grupime protestante që besojnë në respektimin e rreptë të Biblës, dhe tek nevoja për t’i kthyer njerëzit e tjerë në rrugën e drejtë.
Në fillim të viteve 1900, në mesin e ungjillorëve amerikanë lëvizja Pentekostale u shfaq. Pentekostalizmi u përqendrua në Frymën e Shenjtë, dhe përfshinte përbërës të mbinatyrshëm si glosolalia, shërimin përmes besimit, mrekullisë dhe ekzorcizmin.
Ndërsa ekzorcizmi kishte vazhduar në Kishën Katolike gjatë gjithë kohës, kjo praktikë nuk ishte aq e përhapura midis protestantëve gjatë shekujve XVII, XVIII dhe XIX. Por shërbimet fetare entuziaste të Pentekostalizmit dhe joshja nga mundësia për të marrë dhurata të mbinatyrshme nga Fryma e Shenjtë, bëri që lëvizja të tërheqë anëtarë të rinj dhe të vazhdojë të zgjerohet gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të.
Duke filluar nga vitet 1950, protestantizmi ungjillor nisi një periudhë rritjeje të shpejtë. Ungjillorët si atë Billi Graham u bë një shumë të njohur. Ata patën qasje në shtëpitë e amerikanëve nëpërmjet emisioneve të tyre në radio dhe televizion, dhe u bënë edhe më me ndikim kur Graham shërbeu si këshilltar shpirtëror për presidentin Duajt Ajzenhauer.
Dekadën që pasoi, një numër në rritje i protestantëve të linjës kryesore (kryesisht prezbiterianët dhe episkopalët) si dhe disa katolikë filluan të përvetësojnë adhurimin e stilit Pentekostal, duke pasur një fokus të ripërtërirë mbi Frymën e Shenjtë, një lëvizje e njohur si Krishterimi Karizmatik .
Kjo rrymë nisi të kryente gjithnjë e më shpesh seanca ekzorcizmi, duke ngjallur një interesim të ri për ritualin në fundin e viteve 1960 dhe gjatë viteve 1970 në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine. Nuk kaloi shumë kohë dhe ekzorcizmat u futën edhe një herë në kulturën popullore, siç ndodhi gjatë epokës së Rilindjes.
Romani “The Exorcist” i Bletit - i bazuar në historinë e jetës reale të një djali 14-vjeçar që iu nënshtrua ekzorcizmit nga klerikët katolikë në Merilend dhe Misuri në vitin 1949 - krijoi fillesat e një tendence të veçantë. Ai mbeti për 17 javë rresht libri më i shitur në klasifikimin e gazetës “New York Times”./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Gjigantët e teknologjisë kanë zënë një rol qendror në ...
Pasi “The Economist” e krahasoi kohën e qëndrimit të Liz T...
Shqipëria barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
Me një lartësi prej 8.849 metra mbi nivelin e detit, E...
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën “haker”? A ësht...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishme...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...