VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Nuk është një sekret fakti që shumica prej nesh ndiejnë diçka mes pakënaqësisë dhe terrorit kur ulen në poltronin e dentistit. Megjithëse stomatologjia është sot një degë e mjekësisë, ajo është një dukuri e kohëve të fundit.
Dikur pacientët binin në duart e lloj-lloj njerëzve për të hequr dhëmbët e tyre të prishur:berberë, paruke-bërës apo edhe dhe farkëtarë metalesh. Në Mesjetë dentistët mesjetarë udhëtonin nga qyteti në qytet me veglat e tyre, dhe u hiqnin njerëzve dhëmbët e prishur duke përdorur një instrument të quajtur “çelës dentar”.
Ai ishte në fakt një kombinim i keq midis një çekiçi, grepit dhe pincave. Instrumente të ndryshme dentare nuk u zhvilluan në formën që njohim sot deri në shekullin XIX-të.
Stomatologjia nuk ishte një disiplinë shkencore, që trajtohet veçmas nga llojet e tjera të kirurgjisë ose mjekësisë.

Pasi të njëjtët njerëz do të thirreshin për të kryer detyra të tjera si gjakderdhja e imponuar në rastin e sëmundjeve të rënda të brendshme, klizmave apo edhe sharrimit të gjymtyrëve të gangrenizuar. Meqë të gjitha këto procedura përfshinin shumë punë me kyçin e dorës, edhe në mënyrën e vet të shtrembëruar kjo logjikë kishte kuptim.
Por rezultatet mund të ishin katastrofike. Kështu një grua në Anglinë e shekullit XVIII, humbi 3 dhëmbë dhe një pjesë të kockës së nofullës së saj pas një ndërhyrjeje të gabuar nga një berber-kirurg. Për më tepër në atë kohë përdoreshin rrallë qetësues efektivë. Edhe nëse do të ishin në dispozicion, atëherë përdorej çdo gjë nga mustarda, arseniku dhe shushunjat për thithjen e gjakut.
Ndërkohë mund të ketë ndihmuar edhe dehja e qëllimshme me alkool. Njeriu që vlerësohet gjerësisht se i dha stomatologjisë një reputacion edhe më të keq është Alfred P.Sauthuik një sipërmarrës amerikan i fundit të shekullit XIX. Ai kishte punuar si një inxhinier anijesh me avull përpara se të trajnohej si dentist, duke u bërë madje një lektor i stomatologjisë në Universitetin e Bufalo në SHBA.
Ai ishte i pari që dha idenë e përdorimit të energjisë elektrike si një mënyrë për të ekzekutuar të dënuarit, kur pa një burrë të dehur të vdiste menjëherë pasi hyri gabimisht në kabinën e një gjeneratori. Ai bëri një fushatë të gjatë që ekzekutimi në karrige elektrike të bëhej alternativa kryesore e varjes në litar.

Ai arriti synimin e tij në vitin 1889, kur në SHBA u miratua një ligj që ligjëronte ekzekutimin në karrigen elektrike. Gradualisht elektriciteti nisi të përdorej në pajisjet e shërbimeve dentare. Ndërkohë që nga shekulli XVIII e tutje, dentistët do të mbushnin zgavrat e dhëmbëve duke i bluar ato me shpime me turjela të ndryshme, dhe duke mbyllur vrimat me ar, plumb, merkur ose kallaj.
Por që nga fillimi i shekullit XIX-të dhe deri në fillimin e shekullit të XX-të, kishte raste të pacientëve që përjetonin dhimbje torturuese, përpara se një mbushje të shpërthente brenda gojës së tyre, ndonjëherë duke shkaktuar një lloj lehtësimi të menjëhershëm, por në raste të tjera duke bërë që pacientët të humbnin vetëdijen ose të mbeteshin përkohësisht të shurdhër.
Rreth 5 apo 6 incidente të tilla u raportuan vetëm në shekullin XIX-të, Për këtë dukuri janë paraqitur një sërë teorish, por ajo që duket më e mundshme është se plumbi, argjendi dhe kallaji i përdorur në dhëmbë krijonin një ngarkesë elektrokimike, e cila e kthente të gjithë gojën në një bateri.
Nëse dentisti do ta kishte copëtuar mbushjen, dhe do të linte ende një pjesë të kavitetit të papastruar, atëherë hidrogjeni mund të grumbullohej në hapësirë, duke çuar potencialisht në plasjen ose shpërthimin e dhëmbëve tashmë të brishtë, sidomos tek njerëzit pinin duhan.

Sot stomatologët praktikantë i kalojnë vitet e para të studimeve duke shpuar dhëmbë plastikë, por në vitin e fundit ata duhet të përdorin dhëmbë të marrë nga njerëzit realë. Në mënyrë ata përfitojnë përvojë në kryerjen e procedurave komplekse si mbushjet, urat dhe kurorat.
Tek ky shërbim i kushtueshëm ka lindur një treg i zi. Shumë klinika mbledhin dhëmbët që shkulin dhe që përmbajnë platin, paladium ose ar dhe ua shesin atyre trafikantëve të dhëmbëve, të cilët nga ana e tyre e heqin metalin për t’i shitur.
Ndërkohë pastat e dhëmbëve që pretendojnë se i zbardhin dhëmbët tuaj shpesh, bëjnë premtime shumë të ekzagjeruara. Ato mund të pastrojnë njollat ??në nivelin sipërfaqësor, por nuk do të heqin kurrsesi njollat ?në thellësi. Nga ana tjetër shumë studime, kanë treguar se anestetikët lokalë që përdorin dentistët për të mpirë nofullat, nuk janë efektivë tek njerëzit me nivele më të larta të yndyrës në dietat e tyre.
Pra qetësuesit e dhimbjes, mund të avullojnë përpara se të kenë mundësinë të kenë një ndikim. Po ashtu ilaçet kundër dhimbjeve dentare gjithashtu kanë më pak gjasa të jenë efektive nëse shkohet tek dentisti me stomakun bosh.

Dhe çuditërisht, një mutacion gjenetik specifik bën që njerëzit me flokë të kuqe, të jenë me pak të ndjeshëm nga qetësuesit e dhimbjeve. Për pasojë ata kanë 2 herë më shumë gjasa të shmangin vizitën tek dentisti, sesa njerëzit me flokë më të errët ose bjondë.
Ndërkohë stomatologjia estetike, është bërë shumë popullore vitet e fundit, duke i mbajtur çmimet shumë të larta në Evropën Veriore dhe në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit që duan të paguajnë më pak mund të shkojnë në Poloni, Hungari, Turqi dhe Brazil, sidomos për të pasur buzëqeshjen si të yjeve të Hollivudit. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo procedurë mund të kushtojë rreth 10.000 paund, ndërsa në Turqi kushton 3.000- 6.000 paund.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Gjigantët e teknologjisë kanë zënë një rol qendror në ...
Pasi “The Economist” e krahasoi kohën e qëndrimit të Liz T...
Shqipëria barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
Me një lartësi prej 8.849 metra mbi nivelin e detit, E...
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën “haker”? A ësht...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishme...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...