“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...

Edhe pse teknologjia e re dhe kërkimet e avancuara, e kanë bërë më të aksesueshme se kurrë të kaluarën e lashtë, po ndodhin vazhimisht zbulime të panumërta novatore. Ja cilat janë 10 nga këto zbulime arkeologjike, të cilat ndryshuan jo vetëm mënyrën se si e shohim historinë, por zbuluan një thesar sekretesh, të cilat mendohej se ishin të humbura.

Ishulli i Pashkëve, i njohur fillimisht si Rapa Nui nga banorët e tij të parë, u zbulua nga eksploruesit holandezë të dielën e Pashkëve në vitin 1722. I vendosur 3540 km larg brigjeve të Kilit, ishulli i largët është i famshëm për rreth 1000 statujat e tij gjigante prej guri të njohura si Moai, të shpërndara në të gjithë peizazhin e lënë djerr.
Banorët e parë të ishullit të Pashkëve ishin Rapa Nui, një shoqëri polineziane që mbërriti për herë të parë në ishull midis viteve 700-800. Rapa Nui zhvilloi një kulturë të pasur ndërsa jetonte në ishull, e cila është e dukshme në mjeshtërinë e përmendoreve Moai.
Çdo Moai është mesatarisht 4 metra i lartë dhe peshon 13 tonë. Por askush nuk e di pse u krijuan ose si u zhvendosën këta shkëmbinj masivë në vendet e tyre aktuale. Pas vitit 1600, banorët e ishullit u varfëruan aq shumë, saqë duke mos pasur asnjë burim ushqimi, iu kthyen kanibalizmit për të mbijetuar.

Shkatërrimi tragjik i qytetit të Pompeit i ka ndihmuar arkeologët dhe historianët të kuptojnë jetën në Romën e lashtë, falë ruajtjes shumë të mirë të ndërtesave, artit, ushqimit dhe madje edhe mbetjeve njerëzore të mbetura të paprekura nën hirin vullkanik.
Ky qytet figuron të jetë përmendur për herë të parë gjatë Luftës së Samnitëve në vitin 310 Para Erës Sonë. Më 24 gusht 79 të Erës Sonë, shpërtheu mali vullkanik Vezuv duke e mbuluar Pompein me më shumë se 2.7 metra hi dhe mbeturina, dhe shkaktuar shembjen e shumë shtëpive dhe ndërtesave.
Të nesërmen, një valë gazi toksik përfshiu qytetin, duke vrarë të mbijetuarit e mbetur. Kur gjithçka u tha dhe u krye, qyteti u varros nën 6 metra hi, shtuf dhe mbeturina, dhe mbeti i paprekur për shekuj. Rrënojat e Pompeit u zbuluan për herë të parë në 1709, por gërmimet e mëdha filluan vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.
Pompei është një thesar informacioni falë hirit që ruante gjithçka të varrosur poshtë. Arkeologët kanë zbuluar tempuj, fabrika dhe shtëpi private të zbukuruara me faltore që tregojnë rolin e fesë në familjet romake. Po ashtu furra buke të kompletuara me makineritë e bërjes së brumit - i kanë lejuar studiuesit të mësojnë më shumë rreth dietës së lashtë romake dhe praktikave të gatimit.

Ai nuk është vetëm një artefakt i lashtë i jashtëzakonshëm, por ka qenë edhe çelësi për të kuptuar gjuhët e lashta. Fillimisht ky objekt u shkrua si një kopje e një dekreti zyrtar nga Mbreti Ptolemeu V, që sundoi Egjiptin gjatë viteve 204 deri në vitin 181 Para Erës Sonë.
Falë Gurit Rozeta, historianët arritën më në fund të deshifronin për herë të parë hieroglifet egjiptiane, duke përdorur si pikënisje përkthimin në greqishten e lashtë. Guri u zbulua rastësisht në korrikun e vitit 1799 nga trupat franceze të ushtrisë së Napoleon Bonapartit. Menjëherë pas zbulimit të gurit, studiuesit filluan punën në përpjekje për të thyer kodin. Deri në vitin 1822, mbishkrimi u përkthye thuajse i plotë.

Në vitin 2012, arkeologët zbuluan skeletin e një njeriu nën një parking në qytetin e Leiçesterit. Ata u habitën kur analizat konstatuan se ato ishin eshtrat e njërit prej sundimtarëve më famëkeq të Britanisë: Mbretit Rikardi III. Ato u zbuluan në vendin ku ndodhej dikur kisha Greyfriars Friary, ku Rikardi III u varros me nxitim pasi u vra në
Betejën e Bosuort në vitin 1485. Në vitin 2015, pas një debati të ashpër midis historianëve, pasardhësve të Rikardit III dhe figurave politike, trupi i Mbretit të harruar u vendos të prehet brenda Katedrales së Leiçesterit.

I varrosur në det për më shumë se 2000 vjet, ky objekt u zbulua nga një grup zhytësish në vitin 1900. Objekti i çuditshëm mbeti i paidentifikuar deri në vitet 1970, kur skanimet moderne zbuluan se pajisja ka të ngjarë të jetë përdorur për të studiuar lëvizjet e yjeve.
Kjo e bën Mekanizmin e Antikiterës kompjuterin më të vjetër në botë.
Mekanizmi u zbulua midis mbetjeve të një anijeje antike në brigjet e ishullit grek Antikitera, që ishte mbytur në shekullin I Para Erës Sonë. Pajisja është bërë prej bronzi dhe përdor një sërë rrotash, ingranazhesh dhe treguesish për të gjurmuar lëvizjen e Diellit, Hënës dhe yjeve.

Në vitin 1994, arkeologu gjerman Klaus Shmid bëri një nga zbulimet më të pabesueshme të kohës sonë pranë qytetit antik Urfa në Turqi. Ai zbuloi gurë të mëdhenj të gdhendur 11.000-vjeçarë që ishin vendosur në një rreth. Ata janë 6000 vjet më të vjetër sesa Stonehenge në Britaninë e Madhe.
Dhe fakti që njerëzit parahistorikë që e ndërtuan atë, ka të ngjarë të mos kishin as mjete metalike për t’i përdorur, e bën shumë të rrallë këtë vend. Besohet se Gobekli Tepe është tempulli më i vjetër në botë. Ai u ndërtua në majë të një kodre të krijuar nga njeriu dhe përbëhet nga disa pllaka gëlqerore të pavarura që datojnë nga epoka e gurit.

Pallati i lashtë Minoan i Knosos në ishullin e Kretës, cilësohet si qyteti më i vjetër i Evropës. I ndërtuar me gjasë midis viteve 1600-1400 Para Erës Sonë, Knosos ishte një qendër luksoze e qytetit gjatë epokës së bronzit. Sot, qyteti i restauruar përmban afreske mahnitëse dhe një arkitekturë mbresëlënëse nga bota antike.
Pallati u zbulua në vitin 1900 nga arkeologu britanik Sër Artur Evans. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Historianët nuk kanë gjetur ende datën e saktë se kur është ndërtuar pallati, pasi disa ndërtesa i paraprijnë strukturës kryesore të pallatit.

Zbulimi i tij ka ofruar një mori informacionesh të reja rreth shoqërisë antike në një kohë ndryshimesh të mëdha. Sendet e çcmuara u gjetën të groposura në arën e një fermeri në Stefordshajër të Anglisë në vitin 2009. Koleksioni prej mbi 4000 sendesh përfshin copa metali të imta të zbukuruara, dhe përbëhet kryesisht nga pajisje lufte, duke përfshirë pajisje shpate.
Historianët besojnë se thesari u fsheh në shekullin VII në atë që fillimisht ishte Mbretëria e Mersis. Shumë nga artefaktet janë të shtrembëruara, gjë që i ka nxitur studiuesit të besojnë se ato janë shkëputur nga armiqtë e vrarë si çmime lufte, dhe më pas janë varrosur për t'u ruajtur.

Nëse Pompei është qyteti i madh i varrosur i Romës së Lashtë, atëherë Akrotiri është ekuivalenti i Greqisë së Lashtë. Qyteti Minoan, i vendosur afër Santorinit, u shkatërrua pas shpërthimit të malit vullkanik Theran në detin Egje, që e shkatërroi ishullin e Therës dhe vendbanimet e afërta si Akrotiri (nuk dihet emri origjinal i vendbanimit).
I gjithë vendbanimi u varros nën mbeturina pasi shpërthimi shkaktoi një cunami të madh
në rajon. Qyteti u ri-zbulua për herë të parë në vitin 1867 nga gjeologu francez F.Fuke, por gërmimet në shkallë të gjerë nisën në vitet 1960. Afresket e ruajtura bukur të këtij qyteti janë shumë të vlefshme për kuptimin e artit dhe kulturës minoane.

Edhe pse është një nga egjiptianët më të njohur të të gjitha kohërave, Tutankhamun ishte një faraon relativisht jetëshkurtër, pasi vdiq kur ishte vetëm 19 vjeç. Ai u varros në një varr luksoz të mbushur me thesare prej ari, përfshirë maskën e famshme të varrimit.
Kur e zbuloi këtë varr në vitin 1922, eksploruesi britanik Hauard Karter, e kuptoi se kishte bërë zbulimin e jetës. Ai zbulimi ishte një nga sukseset e para të mëdha arkeologjike të kohës së tij, dhe që atëherë ka nxitur një shekull kërkimesh në të famshmen Lugina e Mbretërve në Egjipt./ Përkthyer nga CNA.al
Disa njerëz shqetësohen se teknologjia është shumë e p...
Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
Shteti ishullor i Qipros është i ndarë prej më shumë se 50...
Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohu...
Termi “oligark” është bërë shumë i zakonshëm që nga fillim...
Njerëzit u nënshtrohen operacioneve plastike për një sërë ...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
Një nga puthjet më të famshme në histori, nuk është midis ...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
Një mëngjes dimri në vitin 1892, në dukje një ditë si ...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
Më 15 nëntor, popullsia e botës pritet të kalojë 8 miliard...
Për shekuj me radhë perandoritë kanë qenë forma dominuese ...
Nëse u besoni mediave, ne po jetojmë në mesin e një krize ...
Nuk është një sekret fakti që shumica prej nesh ndiejnë di...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...