Sidnej Rajli, agjenti sekret që frymëzoi lindjen e personazhit të famshëm Xhejms Bond
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...

Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Veriut, dhe unë po përpiqem të bind 40-vjeçarin me emrin Bedri me të cilin po bisedoj në lokalin “Liverpool House”, se ardhja në Angli në mënyrë të paligjshme mund të mos jetë një ide e mirë.
“Po të kisha 3000 euro, që nesër do të blija një gomone”- më thotë babai i dy fëmijëve. Edhe nëse nuk mbytesh në Kanalin Anglez, do të dëbohesh, i them unë. Ai buzëqesh. Nuk beson asgjë nga ato që them: që britanikët nuk i duan më emigrantët; që vendi po përjeton rënie ekonomike; dhe që politikanët po përpiqen të frenojnë me çdo mjet ardhjet e reja.
Por Bedriu nuk është i vetmi që dëshiron të largohet nga Shqipëria. Banorët atje më thanë se 4 nga 5 prej tyre kanë lidhje gjaku me dikë që punon ose ka punuar në Britaninë e Madhe. Por a ka ndonjë që dëshiron të qëndrojë? Pronarët e “Liverpool House” tundin kokën në shenjë mohuese.
Më pas bisedoj me një mësues, një polic, dhe një adoleshent 16-vjeçar. Të gjithë po planifikojnë të vijnë në Britani, legalisht ose ilegalisht, me varkë, kamion apo avion. Ndërsa Britania është në rënie, miti i madhështisë, i shpresës që gjeneron, jeton në imagjinatën e këtyre njerëzve.

I pyes nëse u intereson se çfarë do të ndodhë më pas me Kukësin, por kjo pyetje është e tepërt. Është një llogaritje e ftohtë ekonomike: njerëzit do të lëvizin diku tjetër nëse paguhen më shumë. Dëshmi është një dekadë e një emigrimi të paprecedentë. Ka humbur besnikëria ndaj tokës dhe komunitetit.
Gjithsesi unë përpiqem gjatë bisedës të ringjall atë idenë e vdekur: A nuk është më dinjitoze të jesh një profesionist në Shqipëri sesa një punëtor krahu në Britani? “E kam bërë për 20 vjet një punë të tillë. Dhe tani nuk ka asgjë”- më thotë një oficer policie duke pirë duhan në tavolinën pas nesh.
Për të më dhënë një shembull, ai më shëtit nëpër qytet gjatë kohës së patrullimit. “Shiko, të gjithë janë të moshuar, ky qytet nuk ka të ardhme”- deklaron ai duke treguar njerëzit që ecin në rrugë. Korrupsion, neglizhencë, kjo është historia e Kukësit.
Një vend ku pas rënies së komunizmit nuk ndodhi “fundi i historisë”. Vepra e madhe infrastrukturore që përfundoi në kohë? Një bunker bërthamor me urdhër të diktatorit të çmendur të vendit Enver Hoxha, përfundoi pikërisht në kohën kur Lufta e Ftohtë ishte drejt fundit.
Më pas nisemi drejt asaj që është bërë e njohur si “zona e eksodit”: fshatrat e vendosur në rrëzë të një mali shqiptar të mbiquajtur “Bjeshkët e Nemuna”, nga ku shumica e njerëzve të saj janë larguar ilegalisht për të punuar në Angli. Nga ajo që shoh këtu nis të ketë kuptim udhëtimi nëpër Kanalin Anglez.

Në një fshat të braktisur, Zehrito, një grua 72-vjeçare del dhe na takon nga shtëpia e saj e saporindërtuar. Tre vjet më parë, djali i saj zbarkoi nga një gomone në brigjet e Kentit. Ai i kaloi 3 vitet e ardhshme duke ndërtuar apartamente luksoze në Londër. Paratë që i dërgoi bënë të mundur operacionin e nënës së tij në zemër.
“Po të mos ishte për atë, do të kisha vdekur”- thotë e moshuara. Por shpresohet që shumë shpejt e gjithë kjo të marrë fund. Të gjithë ata me të cilët bisedoj në Shqipëri, nga Princi i Kurorës e deri te recepsionisti i hotelit, po përpiqen të imagjinojnë një të ardhme në të cilën gjysma e popullsisë nuk largohet.
Ata e dinë se qeveria britanike po përpiqet që t’ua mbyllë derën. Lajmet mbi ministrat konservatorë që duan t’i pengojnë shqiptarët të kërkojnë azil dhe skemat e shpejta të dëbimit, janë kryesore në edicionet televizive të mbrëmjes. Ka një numër më të madh të atyre që po riatdhesohen.
Dhe për një vend ku 31 për qind e PBB-së mbështetet te paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët, ky nuk është një lajm i mirë. Ekonomia e Diasporës së madhe ka filluar që të bjerë. Popullsia po plaket. Në disa qytete, pacientët duhet të shkojnë në Kosovë ose Greqi për kujdes shëndetësor. Shkollat po boshatisen.
Përtej kryeqytetit, pjesë të mëdha të shoqërisë civile janë praktikisht joekzistente, sepse nuk ka njeri që të bëjë punët e kërkuara. Banka Botërore parashikon se shumë shpejt një e treta e shqiptarëve mund të jetë nën kufirin e varfërisë. Dhe kjo pavarësisht rritjes së vazhdueshme të PBB-së së vendit në dekadën e fundit, e nxitur kryesisht nga investimet e huaja.
Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në fund të nëntorit, nipi i Mbretit të saj të fundit, Princi i Kurorës Leka, më shoqëron nëpër kryeqytet. Ai theu heshtjen e tij ceremoniale duke u shfaqur përkrah Piers Morgan dhe liderit të Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, Richard Tice, dhe për të mbrojtur bashkatdhetarët e tij nga fjalimet e ashpra të Ministres së Brendshme Suella Braverman për një “pushtim” shqiptar i Kentit.

Princi është plot shpresë për vendin. Duke më shëtitur në bulevardin e madh të Tiranës, ai me tregon jo vetëm për të kaluarën e vendit, por edhe për perspektivën e tij. Pavarësisht pandemisë, vizitorët që erdhën në vend gjeneruan më shumë të ardhura se kurrë më parë. Shumë vinça ngrihen mbi godina apartamentesh gjysmë të ndërtuara.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë në kufi të Perandorive të Mëdha, dhe kjo është ajo që e bën atë unike”- më thotë ai teksa jemi pranë pallatit të vjetër të gjyshit të tij Mbretit Zog. Ajo ishte kolonia e fundit europiane e Perandorisë Osmane, dhe e fundit nën formën më të rëndë të komunizmit.
Në Shqipëri, historia shpesh ka ndodhur shumë vonë. Por tani ajo është në pararojë të përpjekjes për të zgjidhur problemin global të eksodit ndërkombëtar. Ajo është bërë terreni eksperimental për politika të ndryshme që synojnë të pengojnë njerëzit të largohen nga vendi. Investimet britanike për të mbështetur ekonomitë lokale dhe për të ndaluar largimin kanë sjellë 6 milionë paund vetëm në qarkun e Kukësit. Paratë do të përdoren për të ndërtuar infrastrukturën dhe për të ndezur shpresat e rajonit për t’i bërë një destinacion turistik Alpet Shqiptare.
Por në një vend të lodhur nga politikanët që vjedhin në masë paratë publike, ka shumë skepticizëm. Por modeli i investimit ka kuptim, dhe 6 milionë paund, është një shumë e vogël në krahasim me 150 milionë paund që do t’i kushtonte Britanisë për të gjetur dhe dëbuar ata që kanë kaluar ilegalisht kanalin vetëm këtë vit.
Natën e festimeve të ditës së pavarësisë po përgatitej skena për një koncert të popstarit anglez me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Një ditë më parë ajo kishte marrë nënshtetësinë shqiptare. Rrugës për në koncert kishte plot të rinj. Ata më kujtuan adoleshentët që kisha parë në “Liverpool House”, duke parë në "TikTok" jetën e bashkëkohësve të tyre më me fat që jetojnë në Angli.
Pasi kaluan pranë kantiereve të reja të ndërtimit në Tiranë, ata u ndalën pranë shtatores së Skënderbeut. Në atë moment m’u kujtua diçka që më kishte thënë Bedriu në barin “Liverpool House”: “Thellë-thellë askush nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij.”
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë isht...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
Unë i kam pasur gjithmonë fiksim hartat. Fëmijëria ime kal...
Skenari më i keq i klimës së këtij shekulli nuk është ngro...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Edhe pse teknologjia e re dhe kërkimet e avancuara, e kanë...
Disa njerëz shqetësohen se teknologjia është shumë e p...
Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
Shteti ishullor i Qipros është i ndarë prej më shumë se 50...
Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohu...
Termi “oligark” është bërë shumë i zakonshëm që nga fillim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...