Si mund të heqim dorë nga një zakon i keq?
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...

Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenomen që shihet në mesin e pacientëve me sëmundje terminale, ku ata përjetojnë një fluks të papritur energjie, vigjilencë dhe vetëdijeje përpara vdekjes. Në serialin famshëm amerikan “Grey’s Anatomy”, ky fenomen quhet “The Surge” (Dallga), dhe i tillë është momenti kur Mekstemi sheh vdekjen me sy pas një aksidenti ajror gati fatal.
Por në atë episod, Mark Sloan përjeton një ripërtëritje të habitshme fizike, dhe fillon të jetë shumë i kthjellët mbi faktet kryesore të jetës së tij dhe rrugëtimin që e pret. Kthjelltësia i jep atij mundësinë për të udhëzuar mjekët dhe infermierët se si të kujdesen për të deri në fund të jetës, përpara se të bjerë në një koma të pakthyeshme.
Është një histori tronditëse e frymëzuar nga ngjarje të vërteta, të dëshmuara nga punonjësit e spitalit, por edhe familjarët e shumë njerëzve me sëmundje terminale. Ne e dimë që kjo gjë ndodh, por çfarë është në fakt kthjelltësia mendore para vdekjes dhe pse ndodh ajo?
Çfarë është në thelb kjo dukuri? Dr.Majkëll Nahm, një biolog që po merret prej disa kohësh me studimin e këtij fenomeni, e përkufizoi atë në një artikull të botuar në “Journal of Near-Death Studies” si “një rishfaqje e aftësive mendore normale ose të forcuara në mënyrë të pazakontë tek pacientët e shurdhër, të pavetëdijshëm apo të sëmurë mendorë pak para vdekjes, përfshirë një rritje të konsiderueshme të humorit dhe dashurisë shpirtërore, apo aftësinë për të folur në një mënyrë të pazakonshme shumë shpirtërore, dhe me një ngazëllim të paparë më herët”.
Nahm është një nga ekspertët më të njohur në kërkimet mbi këtë dukuri, dhe bashkautor i një rishikimi të rëndësishëm të vitit 2009 të raporteve të kthjelltësisë mendore para vdekjes tek jo pak njerëz, së bashku me Brus Grejson.
Hulumtimi i tyre zbuloi se ky fenomen jo vetëm që i rikthen njerëzit e sëmurë në një gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore. Por ai vërehet edhe tek njerëzit me sëmundje mendore, të cilët bëhen asimptomatikë të gjendjes së tyre specifike pak kohë para vdekjes.
Kjo dukuri ende misterioze, ka bërë që tek njerëzit që kishin jetuar me çmenduri për vite të tëra, të rishfaqen funksionet njohëse të mëparshme, vetëm për të vdekur disa kohë më pas.
Po sa kohë para vdekjes mund të ndodhë kjo dukuri?
Hendeku midis kthjelltësisë dhe kohës së vdekjes, ka shkaktuar debat rreth emrit të fenomenit. Disa kërkime e kanë pagëzuar me emrin “kthjelltësi paradoksale”, për shkak të faktit se gjendja e qartësisë mendore mund të fillojë në orë, ditë, javë apo edhe disa muaj më parë para momentit të vdekjes.
Me parametra të tillë të paqartë, dikush mund të vërë në dyshim vlefshmërinë e fenomenit. Por siç thotë dr.Bazil Eldadah nga Instituti Kombëtar i Plakjes për “The Guardian”, kërkimet paraprake thonë se kjo lloj kthjelltësie është reale, dhe madje mund të jetë e zakonshme. “Mendoj se është e sigurt të thuhet se ky fenomen ekziston, dhe ka të ngjarë të ekzistojë më shpesh nga sa presim, apo nga sa do të kishim besuar”- shprehet ai. Por pse ndodh? Sipas një studimi të vitit 2009, rastet historike të kësaj kthjelltësie u shpjeguan si pasoja të mënyrës se si ndryshon fiziologjia e trurit tonë kur një njeri është duke vdekur, edhe pse mungojnë shpjegimet e hollësishme për ta mbështetur këtë.
Është një fenomen veçanërisht i çuditshëm për t’u shpjeguar, siç shihet edhe te pacientët, funksioni i trurit i të cilëve konsiderohet i dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga sëmundjet, si në rastin e Alzheimerit. Atëherë, si është e mundur që kujtimet në dukje të fshira të bëhen sërish të aksesueshme për të sëmurin?
Për momentin, përgjigjja është se ne nuk e dimë. Dëshmitë mbi kthjelltësinë në momentet e fundit të jetës, kanë bërë që shumë njerëzit të kapërcejnë sëmundjet dhe dëmtimet e trurit si absceset, goditjet në tru dhe tumoret, duke rikujtuar ngjarje dhe njerëz që mendohej se personi në fjalë i kishte harruar.
Ndër disa nga rrëfimet më të pabesueshme është historia e një vajze të re të quajtur Ana Ehmer raportoi Xhesi Bering për” Scientific American”. Ajo ishte me aftësi shumë të kufizuara që nga lindja, dhe më vonë u mbajt në një azil ku përjetoi shumë infeksione, midis tyre meningjit në formë të rëndë që i dëmtoi shumë trurit.
Por pavarësisht gjithë kësaj, dhe pavarësisht se nuk kishte mësuar kurrë të fliste, ajo u dëgjua duke kënduar me vete në gjysmën orën e fundit të jetës. Nahm thotë se nëse kjo lloj kthjelltësie mund të sjellë një lehtësim kaq të thellë të çrregullimeve mendore para vdekjes, kuptimi i mekanizmave të saj mund të jetë vendimtar në “zhvillimin e terapive të përmirësuara, dhe për një kuptim më të mirë të aspekteve të pazgjidhura të njohjes dhe përpunimit të kujtesës”.
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë isht...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
Unë i kam pasur gjithmonë fiksim hartat. Fëmijëria ime kal...
Skenari më i keq i klimës së këtij shekulli nuk është ngro...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Edhe pse teknologjia e re dhe kërkimet e avancuara, e kanë...
Disa njerëz shqetësohen se teknologjia është shumë e p...
Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
Shteti ishullor i Qipros është i ndarë prej më shumë se 50...
Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohu...
Termi “oligark” është bërë shumë i zakonshëm që nga fillim...
Njerëzit u nënshtrohen operacioneve plastike për një sërë ...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
Një nga puthjet më të famshme në histori, nuk është midis ...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...