Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë së kryeqytetit të Suedisë në orët e para të mëngjesit në fund të nëntorit. Ata u ulën para një shtëpie private në zonën e qetë Kil për një bastisje të profilit të lartë ndaj një çifti suedez, të akuzuar për spiunazh për llogari të Rusisë.
“Nuk mund ta besoja kur pashë policinë të grumbullohej para shtëpisë së tyre. Zhurma e helikopterëve e zgjoi të gjithë lagjen, dhe ne dolëm të gjithë para shtëpive tona duke parë aksionin”- tha për POLITICO një fqinj i çiftit të arrestuar. Zhurma e helikopterëve në errësirë ishte shenja më e fundit, se lojërat e spiunazhit të vendeve evropiane me Rusinë, po luhen gjithnjë e më shumë hapur.
Operacioni kishte si objektiv ndalimin e një çifti në fund të të 50-ave, të cilët akuzohen tani për dhënien e informacioneve tregtare konfidenciale agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU. Të dy bashkëshortët i mohojnë akuzat. Po atë javë, në Stokoholm nisi një proces gjyqësor ndaj 2 vëllezërve të akuzuar për kalimin tek GRU-ja ruse të sekreteve zyrtare nga agjencitë suedeze të sigurisë.
Edhe ata i mohojnë këto akuza. Që të dyja këto raste kanë tërhequr vëmendjen e mediave vendase, dhe i kanë tronditur qytetarët suedezë. Në një tjetër ngjarje të bujshme, këtë herë në Norvegjinë fqinje, një burrë që tani besohet se është një agjent i GRU-së, u arrestua kohët e fundit rrugës duke shkuar për në një kolegj, ku ai jepte mësim nën një identitet të rremë si një studiues brazilian.
Ndërkohë edhe në Holandë, një agjent rus që vepronte nën një identitet të rremë u demaskua kohët e fundit, dhe mediat atje ishin në një garë se kush publikonte më shumë detaje nga kjo çështje. Që të gjitha këto raste, tregojnë një ndryshim thelbësor të mënyrës se si shtetet evropiane po i menaxhojnë operacionet e kundërzbulimit:më pak fshehje e rasteve të tilla, dhe më shumë zbulime publike dhe ndjekje penale.

Tani synimi duket se është paralajmërimi i qytetarëve europianë mbi kërcënimet me të cilat përballen, ndërsa në të njëjtën kohë akuzojnë Moskën, duke ia bërë më të vështirë presidentit rus Vladimir Putin që të mohojë veprimet e agjencive të tij të inteligjencës, teksa pushtimi brutal i Ukrainës po hyn në muajin e 10-të.
“Europa po jep më në fund sinjale të forta ndaj Rusisë”-thotë Karolina Angelis, ish-analiste në shërbimin suedez të inteligjencës, e cila më vonë themeloi një kompani këshilluese për çështjet e sigurisë. Një raport i kohëve të fundit nga studiues në Agjencinë Suedeze të Kërkimeve për Mbrojtjen, që shqyrton rastet e spiunazhit shtetëror në Europë gjatë dekadës së fundit, zbuloi se 3 shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania përbënin gati 2/3 e dënimeve.
Vetëm Estonia kishte gjysmën e totalit. Sipas vlerësimit të studiuesve, kjo kishte të bënte pak me shtetet baltike që ishin objektiva në fushën e shërbimeve sekrete. Përkundrazi, ky është një tregues i qartë i dëshirës së tyre për të treguar se sa i vërtetë është kërcënimi i spiunazhit (kryesisht nga Rusia, dhe në një masë më të vogël nga Kina), ndërsa në të njëjtën kohë po dëshmojnë aftësinë e tyre për të kapur dhe dënuar spiunët.
Ndjekjet penale të profilit të lartë në Estoni përfshijnë atë të ushtarakut estonez Denis Metsavas, që u zbulua si tradhtar nga kreu i forcave mbrojtëse të shtetit baltik gjatë një konferencë për shtyp në vitin 2018. Gjatë dekadës së mbuluar nga raporti suedez, Rusia duket se po i spiunon në një mënyrë më agresive fqinjët e saj europianë.
Majkëll Xhonson, një nga autorët e raportit, thotë se kjo ka nxitur një debat midis shteteve të synuara se sa hapur duhet t’i trajtojnë përpjekjet për spiunazh nga ana e Moskës. Aktualisht ka nisur të fitojë terren koncepti i një strategjie më të dukshme të kundërzbulimit, thotë ai.
Edhe arrestimet e fundit në Norvegji dhe Suedi si dhe dënimi i një konsulenti suedez për spiunim për llogari të rusëve në vitin 2021 - shihen më së miri në këtë kontekst. Dhe Skandinavia është aktualisht një vatër e nxehtë në aspektin e sigurisë:Suedia dhe Finlanda po synojnë të hyjnë në NATO, ndërsa Norvegjia është veçanërisht e shqetësuar për integritetin e infrastrukturës së saj të naftës dhe gazit, pas sabotimit të pak javëve më parë të tubacioneve të gazsjellësit “Nord Stream” nën Detin Baltik.
Po në Norvegji, janë duke u zhvilluar një seri gjyqesh për rusët e akuzuar për fluturimin e dronëve të pajisur me kamera mbi vendin nordik, në kundërshtim me një ligj norvegjez që i ndalon në mënyrë specifike rusët ta bëjnë këtë.
“Gradualisht shumë shërbime europiane të sigurisë kanë arritur në përfundimin se ‘qasja estoneze’ është rruga e duhur”- thekson Xhonson. Tre rastet e fundit të spiunimit të dyshuar në Suedi kanë përfshirë disa detaje intriguese.
Kështu një konsulent suedez 47-vjeçar u arrestua në vitin 2020 pasi i dorëzoi sekretet tregtare të kompanisë së makinave “Volvo” dhe asaj të prodhimit të kamionëve “Scania” një oficeri të GRU-së në një restorant në qendër të Stokholmit.
Në Suedi, identitetet e të dyshuarve fshihen për të mbrojtur privatësinë e tyre. Fotografitë e dorëzimit të informacioneve, ku agjenti mori një zarf me para, u shpërndanë nëpër mediat lokale, gjë që e detyroi oficerin e GRU, i cili kishte imunitet diplomatik, të largohej në heshtje nga Suedia menjëherë pas atij momenti. Agjenti u dënua me 3 vjet burg në fund të vitit të kaluar.
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë isht...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
Unë i kam pasur gjithmonë fiksim hartat. Fëmijëria ime kal...
Skenari më i keq i klimës së këtij shekulli nuk është ngro...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Edhe pse teknologjia e re dhe kërkimet e avancuara, e kanë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...