Merry Christmas në Harbin
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...

Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bërë bilancet përfundimtare. Ja cilat janë të gjitha rekordet dhe arritjet e shënuara nga shkenca, teknologjia, por edhe arkeologjia për 2022-shin:
1. Galaktika më e largët

Teleskopi hapësinor “James Webb”, i lëshuar muajt e fundit në hapësirë, ka qenë protagonist i shumë zbulimeve dhe autor i fotove spektakolare. Ndër rekordet e shumta që ka thyer, kemi zgjedhur më të fundit: fotografimin e galaktikës më të largët të vëzhguar ndonjëherë.
Një objekt që ndodhet 13.4 miliardë vite dritë larg nga ne, dhe që për pasojë drita e të cilit u largua vetëm 350 milionë vjet pas Big Bengut, kur Universi sapo ishte krijuar. Nëse konfirmohet nga kontrollet e ardhshme, ky vëzhgim do t’i ndihmojë astronomët të kuptojnë më mirë se si universi u popullua nga galaktikat, yjet dhe planetët.
2. Materiali më i fortë

Aliazhi i studiuar nga shkencëtarët e Laboratori Kombëtar “Lawrence Berkelay” dhe “Oak Ridge”, i tejkalon të gjitha rekordet e fortësisë. Bëhet fjalë për një përbërje bazuar te kobalti, kromi dhe nikeli. (CrCoNi) i cili është sa i lakueshëm aq edhe shumë i fortë me uljen e temperaturës. Për momentin, prodhimi i tij është ende shumë kompleks dhe i kushtueshëm për të menduar përdorimin e tij komercial. Por autorët e veprës janë të bindur se me kërkime të mëtejshme do të jetë e mundur të optimizohet prodhimi i tij dhe të zvogëlohen kostot.
3. Milingona më e vjetër

Fjala është për një milingonë prej 3 milimetrash, e ruajtur në mënyrë perfekte formën e një fosili, e cila ekzistoi në Europë rreth 35 milionë vjet më parë. Fosili nuk u zbulua kohët të fundit. Ai ka qenë i ekspozuar në Muzeun e Zoologjisë Krahasuese të Universitetit të Harvardit për rreth një shekull. Por identifikimi dhe përcaktimi i moshës së tij u arrit pas punës këmbëngulëse të një grupi të madh shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë në Nju Xhersi dhe Universiteti Shtetëror i Kolorados.
4. Ilaçi më i shtrenjtë në botë

Në fund të nëntorit Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, miratoi hedhjen në treg të ilaçit më të shtrenjtë në botë. Fjala është për një terapi për trajtimin e hemofilisë B, një sëmundje e rrallë gjenetike. Hemgenix është prodhuar nga kompania Cls Behring. Ai përbëhet nga një terapi gjenetike që kushton 3.5 dollarë për dozë.
Sipas studimeve të kryera deri më tani, Hemgenix do të jetë në gjendje të eliminojë, në më shumë se gjysmën e pacientëve të testuar, episodet e hemoragjisë që lidhen me sëmundjen, duke ulur ndjeshëm kostot e kujdesit shëndetësor. Më 16 dhjetor, përdorimi i Hemgenix u certifikua edhe nga agjencia europiane e barnave, EMA.
5. Binjakët më të “moshuar”

Nuk bëhet fjalë për një rekord jetëgjatësie. Në fakt, binjakët Lidia dhe Timoti Rixhuej lindën më pak se dy muaj më parë, më 31 tetor 2022. Atëherë, ku qëndron rekordi? Embrionet e tyre u krijuan për një çift anonim të martuar duke përdorur fekondim in vitro dhe u ruajtën në afro 200 gradë nën zero në azot të lëngshëm më 22 prill 1992. Më pas ato iu dhuruan Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve në Noksvill, SHBA, dhe në fund çiftit nga Portlend, Rashel dhe Filip Rixhuej. Një pritje gati tridhjetëvjeçare, dhe një rekord.
6. Kompjuteri kuantik më i fuqishëm

Në nëntor kompania e famshme IBM prezantoi “Osprey”, kompjuterin kuantik më të fuqishëm të krijuar ndonjëherë. Ai ka një kapacitet 433 kubit, ose bit kuantikë, më shumë se 3-fishi i modelit të mëparshëm (që kishte 127), dhe 8 herë më shumë se konkurrenti i zhvilluar nga kompania Google, që quhet Sycamore.
7. Ylli neutron më i lehtë

Yjet neutron janë objekte të pabesueshme. Ato kanë dimensione shumë të vogla - rreth dhjetëra kilometra - por masa shumë të mëdha, të krahasueshme edhe me atë të Diellit. Pra dendësia e tyre është shumë e lartë. Është pak e shumë sikur një aeroplanmbajtëse të ngjishet në hapësirën që zë një kokrrizë rëre.
Ylli neutron i zbuluar këtë vit nga astronomi Viktor Doroshenko i Universitetit të Tybingenit në Gjermani është një rekord. Ai ka një diametër prej vetëm 20 kilometrash, por ka një masë sa 80 për qind e asaj të Diellit, duke e bërë atë yllin neutron më të lehtë të zbuluar ndonjëherë.
8. Sprinti më i shpejtë për një robot

Rekordi botëror për vrapimin me kohën më të shpejtë të 100 metrave, mbahet aktualisht nga xhamajkani Usain Bolt. Më 16 gusht 2009, ai e përshkoi atë në kohën e pabesueshme 9.58 sekonda. Megjithatë, më 27 shtator të këtij viti roboti Kesi e përshkroi të njëjtën distancë për 24.73 sekonda, një arritje mbresëlënëse për një pajisje mekanike. Kesi u zhvillua në 2017 nga “Agility Robotics” i Universiteti Shtetëror të Oregonit, SHBA. Në vitin 2021 ai përshkroi 5 kilometra për 53 minuta.
9. Pantallonat më të vjetra të zbuluara ndonjëherë

Këto pantallona u zbuluan në një rajon të Kinës Perëndimore, dhe i përkasin rreth 3200 viteve më parë. Arkeologët shkruan në revistën “Archaeological Research in Asia”, se bëhet fjalë për një veshje “jo shumë elegante, por rezistente” të stolisur me motive dekorative, që janë të ndikuar nga kulturat e kohës nga rajone të ndryshme të Euroazisë.
Pantallonat u gjetën te një burrë i mumifikuar, i cili mbante edhe një rrip në bel, një palë çizme lëkure dhe një brez leshi me katër disqe bronzi dhe dy guaska deti të qepura mbi të. Përveç kësaj, në varrin e tij u gjet edhe një sëpatë lufte, që tregon se ai duhet të ketë qenë një luftëtar kalorës.
10. Flluska që rezistoi për më shumë se 15 muaj

Sa kohë ekziston një flluskë sapuni? Një, dy, pesë, 10 sekonda maksimumi? Gati gjithmonë ndodh kështu. Por jo për një grup fizikantësh në Universitetin e Lilës në Francë, të cilët arritën të krijonin një flluskë me bazë gliceroli që ekzistoi për 465 ditë. Kjo u bë e mundur duke shtuar mikrogrimca në sipërfaqen e superflluskës, të cilat e pengojnë gravitetin që të “gërryejë” sipërfaqen e saj. Autorët thonë se ky studim mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e materialeve të reja, përfshirë shkumën dhe filma që janë më rezistente sesa ato që disponohen aktualisht.
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje...
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë isht...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...