Foto-104 vjet nga Kongresi i Durrësit/ Vendimet që u morën
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...

Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje zhvillimet ndërvepruese që do të ndikojnë mbi ekonominë e Europës gjatë vitit të ardhshëm, duke filluar që me luftën në Ukrainë. Një nga vendimet e mia më të guximshme këtë vit, ka qenë të mos u bashkohem festimeve të parakohshme të një përfundimi të hershëm të luftës.
Përtej solidaritetit tim për Ukrainën, ne duhet ta pranojmë realitetin brutal: sanksionet e Perëndimit nuk kanë arritur qëllimin e tyre të deklaruar, që t’i mohojnë Vladimir Putinit burimet për të zhvilluar një luftë të gjatë. Kina është lidhur me Rusinë në një mënyrë strategjike.
Po ashtu po forcohet aleanca e Rusisë me Bjellorusinë. Sanksionet e SHBA-së kundër Kinës dhe vizita jashtëzakonisht e keqmenduar e kryetares së Kongresit të SHBA-së, Nensi Pelosi, në Tajvan në muajin gusht, po e afrojnë më shumë Kinën me Rusinë. Perëndimi mundet ose të vendosë një pykë midis të dyjave, ose të vendosë sanksione ndaj tyre.

Por nuk mund të bëhen të dyja në të njëjtën kohë. Sanksionet patën efektin anësor të padëshirueshëm të fragmentimit të tregjeve globale të energjisë dhe të mallrave, të cilat u përkthyen në norma më të larta të inflacionit, gjë që pati pasoja dramatike për njerëzit që jetojnë nën kufirin e varfërisë në vendet perëndimore.
Ato kanë pasoja ekonomike, dhe rrjedhimisht edhe politike. Ne duhet të presim që mbështetja për Ukrainën të bëhet një çështje elektorale, sidomos në SHBA teksa do të afrohen zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ekspertët ushtarakë kanë gabuar në pothuajse çdo aspekt të kësaj lufte.
Shumë prej tyre ishin të vetëkënaqur përballë kërcënimit të Putinit përpara pushtimit. Por dështimi i tyre ndoshta më i madh dhe i përsëritur, ka qenë teprimi me shpejtësinë me të cilën Ukraina do ta mundte Rusinë. Në një rast dëgjova një ish-gjeneral duke spekuluar se Ukraina do të mundte Rusinë brenda 2 javësh.
Kjo ndodhi në mars. Kur Ukraina arriti të rimerrte Kersonin në nëntor, dëgjova parashikime të ngjashme optimiste. Shumë befasuese cilësohej qëndrueshmëria e Ukrainës ndaj bombardimeve të vazhdueshme ruse të infrastrukturës së saj. Këto të fundit kanë arritur të dëmtojë rrjetin energjetik dhe furnizimin me ujë.
Por zakonisht energjia është rikthyer pas disa ditësh. Ndërsa Perëndimi po shton tani furnizimet me sistemet e mbrojtjes ajrore, përfshirë raketat amerikane “Patriot”. Ka shumë pak mundësi që Rusia të arrijë objektivat e saj ushtarakë. Por nuk është po aq e qartë nëse Ukraina do ta mposhtë Rusinë.
Meqë asnjëra palë nuk ka një avantazh shumë të madh, do të ishte jo e arsyeshme që lufta të përfundojë me një fitore ushtarake në vitin 2023. Vazhdimësia e mbështetjes perëndimore për Ukrainën përtej vitit të ardhshëm, do të varet në një masë të madhe nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA.

Unë do të prisja që administrata e Xho Bajden, me një mbështetje të fortë nga Franca dhe Gjermania, të ndiqte gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. Dikur Bajden foli për të dyja vendet që “po lëpinin plagët e tyre”, një deklaratë që dukej e thënë nga një vëzhgues i paanshëm. Emanuel Makron ka deklaruar se çdo marrëveshje paqeje, duhet të respektojë interesat ruse të sigurisë, një koment që shkaktoi reagime të ashpra.

Edhe kancelarin gjerman Olaf Sholc përdori fjalë të ngjashme. Nuk është ende koha e duhur për një marrëveshje paqeje. Por nëse dhe kur do të arrihet një marrëveshje e tillë, shumë njerëz në Perëndim mund të zhgënjehen shumë, sidomos ata që besojnë se qëllimi strategjik i Perëndimit duhet të jetë ndryshimi i regjimit në Rusi.
Nga perspektiva franko-gjermane, një rezultat ideal do të ishte ai që respekton kufijtë e Ukrainës të para 24 shkurtit dhe që e mban Rusinë të dobësuar, por jo jashtë skenës ndërkombëtare. Europa nuk do që të kthehet në kohët e vjetra të Gerhard Shrëder dhe Angela Merkelit. Shkatërrimi fizik i tubacioneve të “Nord Stream” dhe ndërtimi i terminaleve të gazit të lëngshëm natyror, kanë krijuar fakte që nuk do të përmbysen lehtësisht.
BE-ja po përpiqet që ta bëjë veten më pak të varur nga Kina. Ju mund të humbni produktin kur zinxhirët e furnizimit nuk janë më të optimizuar për të qenë efikasë. Edhe këtu, mendoj se strategjia më e mirë është të arrihet një ekuilibër. Mos harroni se e kundërta e të zezës nuk është e bardha, por “as e zeza”. Edhe e kundërta e neomerkantilizmit gjerman nuk është izolacionizmi.
Ekspertët më të zëshëm në Europë gjatë kësaj lufte kanë qenë ata anglishtfolës dhe politikanët e Europës Veriore dhe Lindore. Por mos i ngatërroni ata me një konsensus politik në BE. Franca dhe Gjermania mbeten qendra e gravitetit të debatit të politikave europiane.
Kjo krizë po e rindez marrëdhënien e tyre të vështirë. Ajo që kanë të përbashkët me njëra-tjetrën dhe çështjen ku ndryshojnë nga europiano-lindorët, është se interesat e tyre strategjike fokusohen mbi kontinentin më të gjerë euroaziatik.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë isht...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
Unë i kam pasur gjithmonë fiksim hartat. Fëmijëria ime kal...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...