web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë është koha dhe a ekziston ajo?

31 Dhjetor 2022, 23:30, Blog CNA

Çfarë është koha dhe a ekziston ajo?

Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. Përkufizimi shkencor më i pranuar është se koha është përparimi i ngjarjeve nga e kaluara në të ardhmen. Se ajo është integrale në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë botën. Koha lëviz vetëm në një drejtim dhe nuk ecën prapa.

Megjithatë, mënyra se si e përcaktojmë sasinë e kohës nuk është e qëndrueshme në të gjitha rrafshet e ekzistencës. Në Tokë, koha matet në orë, minuta dhe sekonda. Një sekondë është e barabartë me kohën që i duhet një frekuence ceziumi që të lëkundet 9.192.631.770 herë, një njësi që u krijua pas një studimi shkencor të gjerë.

Në realitet, mënyra se si kalon koha ndikohet shumë nga forca e gravitetit. Për shembull, njerëzit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, plaken pak më ngadalë sesa njerëzit në Tokë.

Për shkak se koha nuk ekziston në një formë fizike, shumë shkencëtarë e kanë vënë në dyshim nëse ajo ekziston, si kalon dhe pse. Në jetën tonë të përditshme, koha luan një rol kryesor, por bëhet më e ndërlikuar kur e shohim atë në kuadër të Universit.

Pse është relative?

Sipas Albert Ajnshtajnit “e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë vetëm iluzione, edhe pse kokëforta”. Kjo bazohet në Teorinë e tij të Relativitetit, e cila përshkruan se si graviteti e shtrembëron hapësirën dhe kohën. Në thelb kjo do të thotë që e njëjta ngjarje mund të ndodhë në një kohë për një vëzhgues, dhe në një kohë të ndryshme për një tjetër, bazuar në kornizën e tyre të referencës.

Çfarë është koha dhe a ekziston ajo?

Kjo njihet si “koha e bllokimit” ose ideja se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ndodhin që të gjitha njëkohësisht. Në thelb, sa më shpejt të lëvizë një objekt ose person, aq më ngadalë e përjeton ai kalimin e kohës. Gjithashtu, ai mbështet teorinë e një universi 4-dimensional, ku koha ka sistemin e vet të koordinatave si hapësira, duke nënkuptuar se çdo moment në kohë brenda Universit ka një ekzistencë të barabartë.

Një shembull i mirë se si teorikisht, e kaluara dhe e tashmja mund të ndodhin në të njëjtën kohë është mënyra se si ne i shohim yjet. Yjet që shihen nga Toka janë vite dritë larg, kështu që ne e shohim yllin në gjendjen që ishte ylli disa vite më parë. Ylli Sirius është 8.6 vite dritë larg, ndaj ylli që shohim në qiellin e natës është në të vërtetë siç ishte 8.6 vjet më parë.

Ajo që ne si njerëz përjetojmë në të tashmen, është në fakt diçka e së shkuarës. Një gjë për të cilën shkencëtarët bien dakord është se koha ekziston vërtet, dhe se ajo ka luajtur një rol thelbësor në Univers. Vetë kalimi i kohës është një temë që ende po studiohet nga fizikanët në të gjithë botën.

Një nga vështirësitë kur studiohet ecja e kohës, është se nuk ka asnjë aspekt fizik të matshëm për të, ndaj përcaktimi i termit “tani” është thuajse i pamundur. “Thelbi i relativitetit është se nuk ka kohë absolute, dhe as hapësirë ??absolute. Çdo gjë është relative. Kur përpiqeni të diskutoni kohën në kontekstin e Universit, keni nevojë për idenë e thjeshtë të izolimit të një pjese të universit, duke e quajtur atë ora juaj”- thotë Andreas Albreht, kozmolog teorik.

Cilat janë pikëpamjet kontradiktore?

Pika kryesore e mosmarrëveshjes midis shkencëtarëve është ideja e “së ardhmes”. Sipas teorisë së bllokut, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ekzistojnë të gjitha në të njëjtin plan. Por disa shkencëtarë nuk pajtohen me këtë ide. Avshalom Elitzur, fizikan dhe filozof deklaroi në vitin 2016 për revistën “Quanta” se e ardhmja nuk ekziston.

Fizikani tjetër Li Smollin pajtohet më këtë tezë:”E ardhmja nuk është aktualisht reale, dhe nuk mund të ketë fakte të caktuara për këtë çështje për të ardhmen”. Burimi i debateve vjen nga mënyra lineare në të cilën ne e perceptojmë kohën. Fizikanti zviceran, Niklas Gisin, ka publikuar një seri punimesh, duke pretenduar se “koha kalon vërtet dhe krijohen informacione të reja” duke përdorur një gjuhë matematikore të quajtur “matematika intuitive”.

A do të thotë kjo që mund të gjejmë një mënyrë për të udhëtuar në kohë?

Konsensusi i përbashkët është jo. Së pari, kjo do të shkelte ligjin e dytë të termodinamikës, i cili thotë se entropia ose Universi ynë vetëm mund të zgjerohen. Shkencëtarët bien dakord se kaluara konsiderohet një gjendje entropie e ulët, ndërsa e tashmja dhe e ardhmja janë gjendje të entropisë së lartë. Po ashtu, disa besojnë se energjia e nevojshme për të ndërtuar një makinë të udhëtimit kohës është më e madhe sesa ekziston aktualisht në Univers.

Po ashtu në teori, nëse do të ekzistonte udhëtimi në kohë, ne do ta kishim realizuar tashmë, thotë fizikanti Puter Uotson. Pastaj ekziston edhe çështja e paradokseve siç është “paradoksi i gjyshit”, ku hipotetikisht ju mund të ktheheshit pas në kohë dhe të vrisnit gjyshin tuaj duke parandaluar kështu lindjen tuaj, gjë që do të thotë se nuk mund të kishit udhëtuar në kohë. Bazuar në atë që dimë, koha duket se kalon në një drejtim, dhe ne nuk kemi se si ta ngatërrojmë atë.

Përkthyer nga CNA.al





22:00 Blog

Si lindi Panetone?

Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...

Lajmet e fundit nga