Cilët janë punëdhënësit më të mirë të vitit 2022?
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...

Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukrainës te COVID-19 në Kinë, nga inflacioni te ndryshimet klimatike, nga tensionet Kinë-SHBA te zgjedhjet përcaktuese, 2022-shi na shtroi pyetje të vështira përpara. Sprovat jo vetëm që e kanë drejtuar botën në një kahje të re, por edhe e kanë shfaqur atë në një dritë të re.
Surpriza më e madhe - dhe më e mirëpritur - ka qenë qëndrueshmëria e vendeve liberale në Perëndim. Kur Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të nisnin pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ai priste që qeveria e një shteti të korruptuar të binte shumë shpejt. Pas një tërheqjeje poshtëruese nga Afganistani në vitin 2021, Perëndimi dekadent dhe i përçarë, do të dështonte me siguri që të bashkohej në denoncimin e Rusisë dhe mbi një mbështetje reale për Ukrainën.

Në fakt, Volodimir Zelenski dhe njerëzit e tij, vërtetuan se ia vlen të vdesësh për vetëvendosjen dhe lirinë. Ata u bënë frymëzim për gjithë botën. Pas një rritjeje të mbështetjes popullore në vend, qeveritë perëndimore e mbështetën pa rezerva kampionin e ri të demokracisë.

I udhëhequr nga administrata e Xho Bajden, Perëndimi po ofron armë dhe ndihmë në një shkallë që nuk mund ta kishte imagjinuar asnjë nga mbështetësit e linjës më të ashpër. Edhe votuesit u bënë më realistë, duke u rreshtuar kundër populistëve që shkatërrojnë tabu.
Pavarësisht nga popullariteti i dobët i Bajden, centristët në SHBA e përdorën votën e tyre për të ruajtur të drejtat themelore, përfshirë të drejtën në disa shtete për abort pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin “Roe vs Wade”.

Ndërkohë, humbën thuajse të gjithë mohuesit e rezultatit të zgjedhjeve të 2022-ës, të mbështetur nga Donald Trump.
Në Francë, Marinë lë Pen u distancua disi nga origjina e saj e ekstremit të djathtë, por sërish u mund nga centristi Emmnuel Makron. Pasi u bë kryeministrja e parë e ekstremit të djathtë në Italinë e pasluftës, Xhorxhia Meloni anoi nga qendra. Edhe në Britani, si laburistët po ashtu edhe konservatorët që qeverisin aktualisht, po e kuptojnë se fitorja në zgjedhjet e ardhshme qëndron larg ekstremeve populiste të së djathtës dhe të së majtës.
Ndërsa demokracitë kanë treguar një vendosmëri të papritur, autokracitë në dukje të qëndrueshme kanë treguar se kanë pasur këmbë prej balte. Shembulli kryesor është Vladimir Putin, që pavarësisht dështimeve po vazhdon luftën e tij në Ukrainë.
Por ai nuk është i vetmi. Pas 3 muajsh protesta të mëdha pas vdekjes në ambientet e paraburgimit të Mahsa Amini, gruas që ishte arrestuar për mosrespektimin e rregullave në veshjen e hixhabit, forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të godasin me armë zjarri në fytyrë, gjoks dhe organet gjenitale protestueset femra.
Tani që mullahët e kanë humbur plotësisht besimin e popullit të tyre, ata nuk kanë asnjë mjet tjetër veç dhunës për të mbajtur pushtetin. Ata që i admirojnë liderët autoritarë për realizimin e gjërave, duhet të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë.
Xi Jinping e ka zgjeruar dominimin e Partisë Komuniste Kineze, duke u pozicionuar si kryetar i saj i përhershëm dhe udhëheqësi më i fuqishëm që nga koha e Mao Ce Dunit. Por masat e tij kundër zgjerimit të tregut të pronave, frenimit të teknologjisë së konsumatorit dhe bllokimit të përhapjes së COVID-19 i shkaktuan shumë dëme ekonomisë.

Tani që masat janë lehtësuar dhe virusi po përhapet me shpejtësi, është e qartë se qeveria e tij humbi muaj të tërë kur duhej të vaksinonte të moshuarit, të grumbullonte barna dhe të ndërtonte shtretër të rinj të kujdesit intensiv. Edhe kontrolli shoqëror gjithëpërfshirës i regjimit tregoi të çarat e veta.
Edhe pse shërbimet kineze të sigurisë i shtypën protestat që nisën muajin e kaluar, ato u nxitën pjesërisht nga pamja e turmave pa maska ??në Katar që shijonin Kupën e Botës në futboll. Por sfidat e këtij viti kanë nxjerrë në pah ndarjet e mëdha në botë, dhe favorizuar konceptin e qeverisë së madhe.
Në lidhje me ndarjet krahasoni pak mbështetjen pothuajse universale për Amerikën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 me vendosmërinë e vendeve të Hemisferës Jugore për të qëndruar neutrale ndaj luftës në Ukrainën. Në votimin më të fundit në OKB kundër Rusisë, abstenuan 35 vende.
Ndërkohë në pjesën më të madhe të botës, luftohet kundër vlerave liberale. Pavarësisht humbjes së Bolsonaros në Brazil, demokracia është nën presion në Amerikën Latine. Teksa ka shkaktuar një inflacionin me përmasa shkatërruese në Turqi, Rexhep Tajip Erdogan po ndjek penalisht kundërshtarët e mundshëm në zgjedhjet e vitit 2023.
Ndërkohë në mbarë botën, po zbehet ideja e një qeverie të vogël. Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit të Ukrainës, qeveritë europiane po shpenzojnë shumë para për të rregulluar situatën. Po ashtu po përshpejtojnë tranzicionin nga lëndët djegëse fosile, por po e bëjnë këtë duke përdorur politikën industriale dhe jo tregjet.
Nga ana tjetër nacionalizmi ekonomik është bërë shumë popullor. Paketat e mëdha të ndihmës gjatë pandemisë ndryshuan pritshmëritë e qytetarëve dhe biznesit ndaj shtetit.
Por kapitalizmi i qeverisë së madhe ka një histori të keqe. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë prej dekadash, i shkaktuar pjesërisht nga politika e gabuara fiskale dhe monetare, veçanërisht në SHBA, është e çuditshme që votuesit duan të shpërblejnë politikanët dhe zyrtarët, duke u dhënë atyre pushtet mbi pjesë të ekonomisë për të cilat ata nuk janë të përshtatshëm që t’i drejtojnë.
Gjykuar nga kriteri liberal i qeverisjes së kufizuar, respekti për dinjitetin individual dhe besimi në përparimin njerëzor, viti 2022 ka qenë i përzier.
Megjithatë, ka arsye të kemi shpresë. Perëndimi ishte arrogant pas rënies së komunizmit sovjetik. Dhe pagoi një kosto në Irak, Afganistan dhe krizën globale financiare të viteve 2007-2009. Këtë vit, pasi u trondit nga populizmi në vend dhe ngritja e jashtëzakonshme e Kinës, Perëndimi u sfidua, por reagoi bazuar në vlerat e tij themelore.
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje...
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...