A ka diçka të vërtetë në gjuetinë ndaj fantazmave?
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...

Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin e proceseve efikase për prodhimin e organeve bioartificiale të njeriut. Teksa kemi arritur një pikë në kohë ku organe të tilla bioartificiale janë të qëndrueshme dhe optimale për shumicën e organizmave njerëzorë, mund të fillojmë që të gjejmë mënyra për t’i prodhuar ato duke ruajtur një parim etik.
Kjo ide është shumë shpresëdhënëse për ata që presin në listën e transplantit të organeve për të shpëtuar jetën e tyre. Në këtë sektor ka shumë risi të cilat po testohen. Për shembull përdorimi i printerëve të specializuar 3D, me një lëng të veçantë që është i ngjashëm me indin e njeriut.
Një shembull tjetër është përdorimi i organizmave të tjerë të gjallë për të rritur organet që mund të përdoren tek një organizëm njerëzor. Brenda këtij procesi, pavarësisht nëse konsiderohet etik apo jo, do të ketë në mënyrë të pashmangshme ndërhyrje të interesave financiare për shkak të përfitimit të madh monetar që e premton një risi të tillë.
Nuk ekziston asnjë mënyrë që dikush në këtë botë të ndalë evolucionin e teknologjisë, qoftë edhe për një sekondë. Në një moment, ne do të arrijmë të krijojmë njerëz të pavdekshëm.
Por a do të prodhohen organet të tilla në masë në të ardhmen e afërt? Po! Ashtu si kompanitë farmaceutike, të cilat po shesin barna që po i dëmtojnë pacientët më shumë sesa po i bëjnë mirë, do të lindin edhe kompani të tjera të liga që do t’ua “shesin” jetën njerëzve.
Korporatat e mëdha që janë të uritura për përfitime financiare, do të garojnë midis tyre sapo të jetë në dispozicion një patentë e tillë. Shumë njerëz mendojnë se jemi ende shumë larg teknologjisë që na prezantohet në disa filma fantastiko-shkencorë. Por e vërteta është ndryshe.
Xiaohong Uang nga departamenti i inxhinierisë së indeve në Shkollën Mjekësore të Kinës ka treguar në artikullin e tij “Bioartificial Organ Manufacturing Technologies” (Teknologjitë e prodhimit të organeve bioartificiale) procedurat teknike të prodhimit të organeve njerëzore si zemra ose mëlçia.
Mos harroni se ky artikull është shkruar që në vitin 2018. Që nga ajo kohë njerëzimi ka hedhur shumë hapa novatorë drejt efikasitetit dhe funksionalitetit të prodhimit të organeve bioartificiale. Prandaj, prodhimi masiv mund të jetë i mundshëm dhe efikas. Por në këtë pikë duhet të ngremë një lloj pyetje tjetër: A janë dakord të gjithë kirurgët me përdorimin e organeve bioartificiale?
Shumica e tyre po sipas Zorina Pitkin, e cila shkruan ndër të tjera në artikullin e saj “Faza e re e rritjes për organet bioartificiale me bazë ksenogjene”, se kirurgët dhe mjekët në përgjithësi e kanë të vështirë të shohin kaq shumë pacientë të vdesin nga mungesa e organeve të disponueshme për transplantim.
Në të njëjtën kohë, shumica e tyre, në mos që të gjithë janë njerëz të shkencës, prandaj ata do ta miratojnë atë si për të mirën më të madhe. Por ka disa shkolla mjekësore në mbarë botën që priren të kenë një vizion më tradicional. Prandaj ata i shohin organet bioartificiale si të pazakonta, pasi pretendojnë se nuk është një zëvendësim optimal.
Megjithatë, ka pasur kaq shumë teste që e vërtetojnë optimizimin e llojeve të ndryshme të materialeve, të cilat e kopjojnë indin e një organizmi njerëzor. Ato kanë aftësinë të lejojnë qarkullimin e gjakut dhe të shërojnë. Prandaj nga pikëpamja biologjike, janë identike me indet tona.
Një nga avantazhet që ofrohet nga organet bioartificiale, është lehtësia e ringjalljes së organit sapo të lidhet me trupin. Nuk ka nevojë të ketë një regjim të veçantë deri në operacionin kur pacienti do të marrë organin, dhe as të praktikojë përgatitjen e organit për organizmin e ri ku që do të vendoset.
Një tjetër avantazh i madh, është se nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse një organ i caktuar do të jetë i pajtueshëm me organizmin e pacientit. Me transplantet e organeve dhe veçanërisht të zemrës, zhvillohen shumë teste përpara se të kryhet operacioni, për t’u siguruar që organizmi i pacientit ta pranojë organin e ri.
Një nga çështjet etike më të diskutueshme është fakti se po i shpëtohet jeta një personi që përndryshe do të kishte vdekur pa ekzistencën e organeve bioartificiale. Por ajo që duket më jo etike nuk është domosdoshmërisht praktika e prodhimit masiv të organeve bioartificiale, por çmimet e larta do të vendosen nga ato korporatat biomjekësore, të cilat nuk mund ta shuajnë dot etjen e tyre për përfitime financiare. Sepse tek e fundit, nuk mund t’i vendoset një çmim për jetën e njeriut.
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...