Pse kur ndërrojnë jetë të famshmit ngrihen teori konspirative
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...

Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta e parë në botë e TikTok, “lufta më e aksesueshme nga interneti në histori” dhe lufta “më virale” e mediave sociale. Të gjithë këta tituj bombastikë tregojnë ndikimin real që ka teknologjia dixhitale në konfliktin aktual.
Deri më tani, nga lufta në Ukrainë janë vënë re 3 tendenca të rëndësishme dixhitale. Së pari, inovacioni teknologjik e ka ndihmuar Ukrainën të kompensojë avantazhin ushtarak konvencional të Rusisë, sidomos duke e rritur pjesëmarrjen e qytetarëve të zakonshëm.
Së dyti, ndërsa këta qytetarë janë përfshirë në një mënyrë unike në luftimet dixhitale, janë mjegulluar vijat ndarëse midis aktorëve civilë dhe atyre ushtarakë. Mjerisht e drejta ndërkombëtare humanitare nuk ka mbajtur të njëjtin ritëm, duke çuar në shqetësime gjithnjë e më të mëdha në lidhje me mënyrën se si zbatohen rregullat e luftës në një konflikt dixhital.
Së treti, ky konflikt ka gjeneruar një sasi të madhe të dhënash, të cilat janë potencialisht të dobishme për t’i nxjerrë para gjykatave kriminelët e luftës.

Pra sot teknologjia dixhitale është një tipar qendror i luftës. Prandaj sa më shpejt që artikulohen politika të reja dhe udhëzime ligjore, aq më efektivisht do të jenë në gjendje institucionet ndërkombëtare të mbrojnë civilët dhe të ndjekin penalisht shkelësit në konfliktet e ardhshme.
Si një nga konfliktet e para, në të cilin të dy palët ndërluftuese zotërojnë një infrastrukturë të avancuar teknologjike, ky konflikt është kthyer në një laborator për koncepte të reja teknologjike. Deri më sot vëmendja është fokusuar në ndikimin e armëve të reja si droni turk Bayraktar TB2, apo pajisjet e reja të komunikimit si shërbimet e internetit të bazuara në satelitin Starlink të Space X.
Por ndërsa dronët Bayraktar i kanë shkatërruar pajisjet ushtarake ruse dhe Starlink ka ndihmuar në koordinimin e sulmeve të artilerisë, teknologjia dixhitale ka një ndikim po aq të rëndësishëm, edhe pse më pak të dukshëm, mbi mënyrën sesi po zhvillohet lufta.
Për më tepër, pajisjet Starlink kanë shërbyer edhe për një synim tjetër. Duke ofruar një qasje të besueshme tek interneti, ato i kanë dhënë mundësi qytetarëve ukrainas të përfshihen aktivisht në zmbrapsjen e forcave ruse. Një risi e rëndësishme në këtë luftë, ka qenë vendosja në Ukrainë e aplikacioneve përmes së cilave çdo individ mund të ofrojë informacione shumë të rëndësishme mbi lëvizjet dhe asetet ushtarake ruse.
Në fillim të vitit 2020, pra para luftës, Ukraina futi në përdorim aplikacionin “Diia”, që synonte të lehtësonte rinovimin e lejeve të licencimit, pagesën e biletave të parkimit dhe raportimin e gropave në rrugë. Por që nga fillimi i pushtimit, qeveria e Ukrainës e ka ripërdorur aplikacionin për të shërbyer si “sytë dhe veshë” e vijës së parë për ushtrinë ukrainase.

Qytetarët mund të dërgojnë atje foto dhe video të gjeolokuara të njësive ushtarake ruse. Por ata mund ta përdorin “Diia” për të dhënë këshilla rreth njerëzve “të dyshimtë” që mund të jenë bashkëpunëtorë, pushtues ose sabotatorë. Siç më tha gjatë një interviste Gulsana Mamediieva, zyrtare në Ministrinë e Transformimit Dixhital të Ukrainës, aplikacioni i jep mundësi ukrainasve të raportojnë pamjet e “tankeve, forcave ushtarake dhe çdo gjëje mbi trupat”.
Këto të dhëna grumbullohen në një hartë dhe përdoren nga zyrtarët e inteligjencës në hartimin e skemave të mbrojtjes dhe kundërsulmeve. Qeveria e Ukrainës nuk mund t’i përdorte këto mjete pa pasur tashmë kapacitetin e nevojshëm teknologjik dhe një popullatë të arsimuar në aspektin dixhital.
Për shembull, në mars të këtij viti në Vozhnesensk, një qytet në jug të Ukrainës me 35.000 banorë, vullnetarët ukrainas përdorën aplikacionin e mesazheve sociale “Viber” për të dërguar koordinatat e tankeve ruse dhe orientuar kësisoj zjarrin e artilerisë ukrainase.
Rezultati ishte katastrofik për ushtrinë ruse. Ushtarët rusë u arratisën në panik, duke braktisur gati 30 nga 43 automjetet e tyre, përfshirë tanke, autoblinda, raketahedhës dhe kamionë, si dhe një helikopter Mi-24 të shkatërruar.

Por roli i teknologjisë dixhitale në luftën e Ukrainës nuk është i kufizuar vetëm tek dronët dhe aplikacionet. Operacionet informative, janë një shtyllë tjetër thelbësore e përpjekjeve të Ukrainës dhe Rusisë për të nxitur mbështetjen ndërkombëtare. Natyrisht, ato nuk janë një fenomen i ri.
Shumë ekspertë përmendin konfliktin Izrael-Gaza të vitit 2012 si “luftën e parë në Twitter”. Ndërkohë Shteti Islamik dhe grupe të tjera terroriste, i kanë shfrytëzuar mediat sociale për të përforcuar propagandën e tyre, për të mobilizuar mbështetësit dhe për të ndikuar mbi opinionin global.
Por shkalla në të cilën Rusia dhe Ukraina i kanë dhënë përparësi luftës globale të informacionit është e jashtëzakonshme. Në ditët e para të pushtimit, ukrainasit u treguan shumë të aftë përmes memeve, videove dhe fotove. Për Ukrainën, ruajtja e vëmendjes së Perëndimit ka qenë vendimtare për garantimin e dërgesave në armë dhe format e tjera të mbështetjes.
Aplikacioni “Diia” është vetëm një nga shembujt e shumtë të ukrainasve që përdorin teknologjinë dixhitale për të mbrojtur atdheun e tyre. Ministria ukrainase e Mbrojtjes koordinohet ngushtësisht me “Ushtrinë e IT të Ukrainës”, e përbërë nga mbi 400.000 hakera vullnetarë ndërkombëtarë dhe ukrainas, që godasin infrastrukturën dhe faqet ruse të internetit.
Ushtria u krijua nga Mykhailo Fedorov, Ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, i cili u kërkoi vullnetarëve të “përdornin çdo vektor të sulmeve kibernetike ndaj burimeve ruse”. Postimi i tij fillestar solli sulmin ndaj 31 bankave ruse, institucioneve tregtare dhe faqeve të internetit të qeverisë për shënjestrim.

Ka shumë raste të tjera të civilëve që ofrojnë ekspertizë për të mbështetur luftën ndaj rusëve. Për shembull mbi 1000 operatorë civilë të dronëve, kontribuojnë në mbrojtjen e Ukrainës duke vëzhguar asetet ruse nga ajri dhe duke transmetuar informacione shumë të rëndësishme tek njësitë ushtarake ukrainase për të ndërmarrë më pas sulme me artileri.
Kjo ngre disa pyetje të vështira në lidhje me mbrojtjen civile sipas përkufizimit të paktit ndërkombëtar humanitar. Një koncept themelor është parimi i dallimit: Palët në një konflikt pritet të bëjnë dallimin midis popullatës civile dhe ushtarake, dhe t’i drejtojnë operacionet e tyre vetëm kundër objektivave ushtarake.
Por a duhet të ndryshojnë rregullat kur civilët ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për njërën prej palëve ndërluftuese, si furnizimi me pamje dronësh të tankeve ruse për njësitë e artilerisë ukrainase që më pas të kryhen sulme të sakta? Në vitin 2009, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq publikoi udhëzime për të përcaktuar se çfarë kualifikohet si një pjesëmarrje e drejtpërdrejtë civile në armiqësi.
Ai parashtron 3 kritere kryesore.
Së pari, nëse veprimi çon në pasoja të pafavorshme ushtarake; së dyti, nëse ekziston një lidhje shkakësore ndërmjet veprës dhe dëmit të pritshëm; dhe së treti, nëse një akt është ndërmarrë enkas për të mbështetur njërën palë në një konflikt të armatosur në dëm të palës tjetër.
Sipas këtyre kritereve është e mundur që civilët pjesëmarrës në Ushtrinë e IT të Ukrainës, të cilët kryejnë akte të drejtpërdrejta që ç’aktivizojnë infrastrukturën ruse, të kualifikohen si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, duke ua hequr imunitetin e tyre civil. Por duhet të vërtetohet se veprimi i hakerit solli një pasojë mjaft të pafavorshme ushtarake, dhe se akti ishte krijuar për të dëmtuar palën kundërshtare në kontekstin e armiqësive të vazhdueshme.
Politikë-bërësit duhet të bëjnë më shumë për t’i adresuar këto probleme të reja. Një pikënisje do të ishte shtimi i përpjekjeve për të shqyrtuar ndikimin e teknologjive dixhitale mbi ligjin dhe luftën dhe në mënyrë specifike hetimin se si konflikti aktual po ndryshon pikëpamjet globale në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Shënim:Steven Feldstein, anëtar i think-tankut “Carnegie Endowment for International Peace”. Në vitet 2014-2017, ka qenë Zëvendës Ndihmës Sekretar i SHBA-së për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën.
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje...
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...