Horten Ho 229: Avioni luftarak nazist që ishte dekada përpara kohës së tij
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...

Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet ende si një rekord i jashtëzakonshëm i jetëgjatësisë. Por deri në vitin 2050, deri në gjysma e foshnjave të lindura sot në vendet e zhvilluara mund të presin që të mbushin 100-vjeç apo më shumë, duke pasur parasysh tendencat aktuale në përparimet mbi jetëgjatësinë dhe sistemin e kujdesit shëndetësor.
Së bashku me rënien e normave të lindshmërisë, kjo do të thotë se shoqëritë e industrializuara të së ardhmes do t’u përkasin të moshuarve, pasi ata do të jenë më të shumtë në numër se të rinjtë. Por kjo do të sjellë një sërë sfidash të vështira për sistemin shëndetësor dhe atë social.
Qytetet do të duhet të riprojektohen për të qenë funksionalë për një strukturë krejtësisht të ndryshme të popullsisë. Edhe mënyra se si i qasemi punës dhe arsimit gjatë gjithë jetës do të përjetojë një ndryshim rrënjësor. Dhe kjo është diçka e pashmangshme duke pasur parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm social të të pasurit kaq shumë njerëz që jetojnë deri në 100 vjeç.
Për të lehtësuar presionin mbi sistemin spitalor, do të na duhet të zgjasim jo vetëm vitet e jetës, por edhe ato të jetës së shëndetshme. Pra njerëzit duhet të punojnë më gjatë. Por sa më gjatë? Sipas një raporti nga Qendra e Stenfordit për Jetëgjatësinë, ata që mund të jetojnë deri në 100, mund të presin të punojnë për 60 vjet ose më shumë.
Mosha mesatare e daljes në pension në SHBA vitin e kaluar ishte 65 vjeç për burrat dhe 62 për gratë. Në vitin 1992, ishte 62 vjeç për burrat dhe 59 vjeç për gratë. Kjo do të thotë që njerëzit mund të presin të punojnë deri në 2 dekada shtesë sesa tani. Por studiuesit e Stenforditit vënë në dukje se kjo nuk do të thotë se të 60 vitet e punës, do të jenë javë pune intensive 40-orëshe, dhe as që do të jetë një punësim me kohë të plotë.
Për më tepër, shumica e njerëzve ka të ngjarë të kenë më shumë se një karrierë. Tani për tani, shumica e njerëzve ndjekin në trajektore njëkahëshe: mbarojnë shkollën, punësohen, pastaj dalin në pension. Pushojnë vetëm 1 herë ose 2 herë në vit, dhe ndoshta një kohë të shkurtër pushimi kur bëhen me fëmijë.
Megjithatë në dekadat e ardhshme, një rrugë më e zakonshme mund të jetë hyrja në një pushim të gjatë midis një vendi pune dhe ndryshimit të karrierës, përpara se të tërhiqesh përfundimisht nga fuqia punëtore. Këto ndërprerje relativisht të gjata, të cilat mund të paguhen ose jo, do të kërkohen për përkujdesje, arsye mjekësore, rikthim në shkollë për të mësuar një aftësi të re, e cila është e rëndësishme për punëdhënësit në të ardhmen, dhe për tranzicione të ndryshme sociale.
Balanca punë-jetë, mund të ketë qenë deri jo shumë kohë më parë, një slogan politik pa shumë domethënie. Por tani jo më. Raporti i Stenfordit thekson se kënaqësia në punë nuk është më e lidhur kryesisht me pagën, por më tepër me një mori faktorësh gjithëpërfshirës që ndërtohen mbi njëri-tjetrin, përfshirë mundësitë për rritje personale, sigurinë e punës, stresin mendor, etikën e industrisë, fleksibilitetin dhe marrëdhëniet ndërpersonale.
Me kalimin e kohës, këta faktorë do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm. Tek e fundit, nëse duam të punojmë edhe 20 vjet shtesë, duhet të ekzistojë një mënyrë për të balancuar karrierën tonë me shëndetin, hobet dhe marrëdhëniet tona personale. Një strukturë e re e tregut të punës, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e presionit gjatë një prej fazave më të vështira: vitet e mesit të jetës.
Rreth moshës 40-45 vjeç, shumica e njerëzve do të jenë në kulmin e karrierës së tyre. Dhe kjo do të thotë se ata do të marrin shumë përgjegjësi në lidhje me punën, gjatë gjithë kohës, duke rritur ndërkohë fëmijët dhe duke u kujdesur për të afërmit më të moshuar.
Por kjo është një detyrë që rezulton të jetë shumë stresuese dhe i rëndë për shumicën e njerëzve. Por një strukturë pune në të cilën për shembull, dy prindër janë në gjendje të shkurtojnë orët me kohë të pjesshme gjatë fazave ku familja ka më shumë nevojë, mund të ndihmojnë që gjërat të jenë shumë më të përballueshme.
Dhe duke e kompensuar produktivitetin më të ulët me më shumë orë pune, kur karriera e dikujt mund të jetë sërish prioritet, kontributet e përgjithshme të secilit punonjës duhet të jenë të njëjta. Mënyra tradicionale se si ne e shohim daljen në pension, ka të ngjarë të jetë subjekt i këtij ndryshimi.
Në vend se njeriu të kalojë nga punësimi me kohë të plotë drejt e në pension - diçka që mund të jetë shumë tronditëse dhe te disa mund të shkaktojë depresion - një “rrugë e ndërmjetme” mund të përfshijë reduktimin gradualisht të orëve të punës ndërsa i afrohemi pensionit.
Por për momentin askush nuk është gati të përballet me jetëgjatësinë tonë të parashikuar. Megjithatë, një gjë është e sigurt: ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për t’u përshtatur. Ndaj përgatituni për ndryshime të rëndësishme dhe shumë kreative gjatë këtij shekulli.
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...