LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

29 Janar 2023, 08:34, Blog CNA

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, por e mirëdokumentuar. Ndërsa motivimet e vrasëseve seriale mund të ndryshojnë, shumë prej tyre kanë pasur në sfond një histori abuzimi, qoftë si viktimë apo si autore. Po ashtu, ato mund të kenë një histori të sëmundjeve ose çrregullimeve mendore. Ja cilat janë 10 më të famshmet:

10. Beverli Elit

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

E njohur edhe si “Engjëlli i Vdekjes”, Beverli u shpall fajtore në vitin 1993 për vrasjen e 5 foshnjave përmes injektimit të dozave të larta të insulinës në trupin e tyre. Ajo u diagnostikua me Sindromën Munchausen, një sëmundje mendore në të cilën një kujdestar e sëmur qëllimisht një fëmijë për të tërhequr vëmendjen mbi veten e tij.

9. Rozmari Uest

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Disa të rinj, përfshirë vetë vajzën e Rozmari, u torturuan dhe u abuzuan seksualisht nga Rozmari dhe partneri i saj Fred. Viktimat iu nënshtruan këtij trajtimi të tmerrshëm përpara se të vriteshin dhe trupat e tyre copëtoheshin. Kur çifti u arrestua në vitin 1994, Uest u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Fred kreu vetëvrasje.

8. Emi Giligan

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Gjatë viteve 1900, Emi drejtonte një azil pleqsh në Konektikat të SHBA-së. Disa prej të moshuarve e kishin caktuar atë si përfituese të policës së sigurimit. Në një moment autoritetet mësuan se të paktën 48 persona kishin vdekur teksa ishin nën kujdesin e saj. Giligan përdorte arsenik për të vrarë viktimat e saj, megjithëse ajo u akuzua vetëm për një vrasje. Në vitin 1917, ajo u dënua me burg, por më vonë u mbyll në një spital psikiatrik. Vdiq në vitin 1962 në moshën 89-vjeçare.

7. Mira Hindlej

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Gjatë viteve 1960, Mira vrau 5 fëmijë në Angli me ndihmën e të dashurit të saj, Jan Bredi. Para se të vdisnin, disa nga fëmijët e vegjël përjetuan abuzime seksuale dhe çifti ruante regjistrime të zërave dhe imazheve të viktimave të tyre. Mira Hindlej ndërroi jetë në burg në vitin 2002.

6. Dorotea Puente

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

E akuzuar për helmimin e qiramarrësve të saj, për t’u vjedhur çeqet e Sigurimeve Shoqërore, Dorotea u arrestua në vitin 1988. Në tarracën e saj, u gjetën eshtrat e 3 meshkujve dhe 4 femrave. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm, por ndërroi jetë në Institucionin e Grave në Kaliforninë Qendrore në moshën 82-vjeçare.

5. Neni Dos

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Dos u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1955, pasi e pranoi se kishte përdorur arsenik për të vrarë 4 burrat e saj. Përveç kësaj, ajo kishte vrarë nënën, motrën, nipin dhe vjehrrën. Në vitin 1965, Dos ndërroi jetë në burg nga leuçemia.

4. Kristen Xhillbert

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Kur Xhillbert ishte infermiere, ajo u shpall fajtore për vrasjen e 4 nga pacientët e saj, që të gjithë veteranë lufte. Kristen u injektonte në trup epinefrinë viktimave të saj. Pavarësisht se prokuroria kërkoi dënimin me vdekje, ajo u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2001.

3. Amelia Dajer

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Është cilësuar vrasësja seriale më madhe e të gjitha kohërave në Britaninë e madhe. Ajo u akuzua për vrasjen e rreth 400 fëmijëve në harkun kohor të 30 viteve. Dajer i bindte nënat e reja të pamartuara dhe pa të ardhura që t’ia besonin fëmijët e tyre asaj, pasi, përmes adoptimeve, do t’u siguronte atyre një jetë më të mirë. Por në të vërtetë të vegjlit i priste vdekja, pasi Amelia i mbyste dhe më pas trupat e tyre i hidhte në ujërat e lumit Tamiz.

U dënua me varje në litar dhe u ekzekutua në Londër në vitin 1896.

2. Huana Barraza

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

U quajt “La Mataviejitas” (vrasësja e grave të moshuara), dhe u dënua në total me 759 vjet burg për 11 vrasje. Hetuesit zbuluan shumë gra të moshuara që ishin mbytur në Meksiko Siti në fillim të viteve 2000, dhe më vonë i identifikuan ato si viktimat e Huanës. Ekspertët mendojnë se varësia nga alkooli e së ëmës bëri që Huana të sillej në këtë mënyrë. Ajo e detyroi të bijën të shkonte në shtrat me një burrë për 3 shishe birrë. Huana u ngacmua seksualisht nga i njëjti burrë kur ishte vetëm 13 vjeç.

1. Xhudi Buenoano

Dhjetë femrat vrasëse seriale më të famshme në histori

Ajo u ekzekutua me vdekje në karrigen elektrike në vitin 1998 dhe njihej si “Vejusha e Zezë”. Xhudi mbyti të birin, që ishte pjesërisht i paralizuar, dhe e helmoi të shoqin me arsenik. Po ashtu u përpoq të shpërthente një bombë për të vrarë një person të tretë. Me sa duket, synimi ishte mbledhja e të ardhurave të sigurimit të jetës.

Përkthyer nga CNA.al

11:15 Blog Edmond Laçi

Sot, Viti i Ri Hënor

Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...

Lajmet e fundit nga