Pse bota është sot kaq shumë e paqëndrueshme
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...

Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i shkon përgjithësisht te Jezu Krishti. Deri më sot ai është personi më i famshëm që u kryqëzua, dhe vdekja e tij e shndërroi në një simbol të shenjtë një mekanizëm mizor të dënimit mizor.
Por pavarësisht lidhjeve të tij moderne, kryqëzimi ishte dikur një formë e shpeshtë ndëshkimi, e cila ka një histori të gjatë në botën e lashtë. Gjatë gjithë historisë, dhjetëra mijëra njerëz janë kryqëzuan nga regjime dhe sundimtarë të ndryshëm për të paktën 1 mijë vjet.
Por kush e nisi përdorimin e kryqëzimit? Kryqëzimi si një formë ndëshkimi ishte i zakonshëm në botën e lashtë. Ai ishte një dënim i lirë, efektiv dhe i dhimbshëm, dhe kishte një efekt të fortë parandalues. Persët, romakët, kartagjenasit dhe maqedonasit e përdorën shpesh kryqëzimin.
Praktika u shfaq për herë të parë në shekullin VI Para Erës Sonë, dhe vazhdoi deri në shekullin IV të Erës Sonë. Pra kryqëzimi si praktikë nuk filloi apo mbaroi me kryqëzimin e Jezusit. Përkundrazi, ai ishte një figurë e njohur në morinë e një numri të madh viktimash pa emër, të vendosura nëpër kryqe.
Kjo praktikë nisi të zbehej ndjeshëm vetëm kur Perandori Konstandini i Madh i Romës nxori një dekret që shpalli të jashtëligjshëm kryqëzimin brenda perandorisë së tij. Si perandori i parë i krishterë i Romës, Kostandini e ndaloi kryqëzimin si një mjet për të nderuar Jezu Krishtin.
Gjithsesi të krishterët u kryqëzuan jo rrallë për besimin e tyre, duke filluar me dishepujt e Krishtit, kjo praktikë ka vazhduar deri në shekullin XX. Njerëzit do të përdornin formën e vjetër të ndëshkimit për të ekzekutuar të krishterët, sepse ata dukej se e nderonin aq shumë kryqin.
Dari I i perandorisë Akaemenide Persiane ishte përgjegjës për një nga rastet më të hershme të kryqëzimit masiv. Në ditët e para të mbretërimit të tij, një monark tjetër i quajtur Araka e shpalli veten si mbreti Nabukodonosori IV dhe mori nën zotërim qytetin jetik të Babilonisë. Dari u kundërpërgjigj menjëherë duke dërguar një nga gjeneralët e tij të besuar, Intafrenes, për të rimarrë qytetin. Ai e mori qytetin shpejt me pak rezistencë, ndërsa Araka dhe shokët e tij u kryqëzuan. Sipas të dhënave të kohës, 3000 persona u kryqëzuan në Babiloni atë ditë.
Edhe kartagjenasit ishin të njohur për praktikën e kryqëzimin, të cilin ata e përdorën për ndëshkimin e njerëzve nga të gjithë shtresat socio-ekonomike. Gjatë periudhës së tyre të shkëmbimeve kulturore dhe ushtarake shumë intensive, Kartagjena ka shumë të ngjarë që t’ia ketë kaluar këtë traditë romakëve.
Kur gjeneralët dhe udhëheqësit e tyre dështonin në betejë, kartagjenasit i kryqëzonin ata si një mësim për të tjerët. Kryqëzimi ishte një lloj dënimi i caktuar për lloje të caktuara krimesh. Krimet e thjeshta ose të zakonshme si përdhunimi, grabitja apo edhe vrasja dënoheshin rrallë me kryqëzim.
Ndërkohë dënimi i tmerrshëm jepej më shumë për individët e konsideruar si një kërcënim për paqen. Skllevërit, piratët, agjitatorët politikë, rebelët dhe heretikët fetarë, cilësoheshin një kërcënim për trazira më të gjera. Ata ishin kriminelë, për të cilët shteti mendonte se duheshin dënuar me vdekje.
Por edhe hebrenjtë ishin një nga komunitetet më të persekutuara. Pas revoltës hebraike në vitin 70 të Erës Sonë, romakët urdhëruan kryqëzimin e të gjithëve nga Jezu Krishti deri te mijëra rebelë. Ndërkohë kryqëzimi i një qytetari romak në gjendje të mirë financiare cilësohej si një akt i padrejtë.
Ky dënim jepej vetëm për personat që kishin hequr dorë nga të drejtat e tyre dhe që nuk konsideroheshin më qytetarë. Ciceroni foli shumë për kryqëzimin duke e quajtur atë “një dënim të tmerrshëm dhe të neveritshëm”. Në fund të Luftës së Tretë Servile e njohur gjithashtu si Revolta ose Lufta e Spartakut, në vitin 71 Para Erës Sonë, ndodhi një nga rastet më famëkeqe të kryqëzimit masiv.
Fjala ishte për një kryengritje të madhe skllevërish të udhëhequr nga gladiatorë të stërvitur. Në kulmin e saj, afro 100.000 skllevër dhe romakë të varfër marshuan përgjatë gadishullit apenin, duke paraqitur një kërcënim të madh për Romën. Por në fund rebelimi u shtyp.
Për të shmangur revoltat e ardhshme të skllevërve, rreth 6000 rebelë u kryqëzuan përgjatë Rrugës Apiane. Ata u varën nëpër kryqe të ngulur për kilometra të tëra përgjatë rrugës si një mesazh për gjithë të tjerët. Të kryqëzuarit liheshin shpesh të lëngonin në kryqet e tyre derisa mishi i tyre dekompozohej dhe zorrët e dilnin në shesh.
Pasoja përfundimtare ishte e tmerrshme. Mizat silleshin rreth një kufome gjysmë të dekompozuar që varej mbi një kryq druri anës rrugës. Njerëzit që udhëtonin përgjatë Rrugës Apiane për në Romë apo duke dalë nga Roma do të shihnin dhjetëra kufoma në pozicione, forma dhe gjendje të ndryshme të dekompozimit. Për ta ajo pamje e tmerrshme ishte një mesazh shumë i fortë.
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...