A mund të ribashkohet Britania me Bashkimin Europian?
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...

Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së njerëzve me të ardhurat më të mëdha në botë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se je një njeri shumë më i zgjuar sesa personi mesatar. Ai zbuloi se njerëzit që përfshihen te 1-përqindëshi i më të pasurve të notës, dalin më dobët në testet e aftësisë njohëse sesa ata që fitojnë më pak se ata.
Studiuesit e këtij studimi, thonë se për njerëzit që fitojnë më shumë se të tjerët, norma më e lartë e pagës, burimet e disponueshme për shkak të prejardhjes familjare dhe një karrierë fatlume, kanë që të gjitha më shumë peshë sesa niveli i përgjithshëm i inteligjencës.
Një ekip studiuesish nga Universiteti Linkoping në Suedi, Instituti Universitar Europian në Itali dhe Universiteti i Amsterdamit në Holandë, thonë se aftësia më e mirë njohëse luan një rol më të madh në shkallën e pagave. “Ne kemi zbuluar se marrëdhënia midis aftësisë dhe pagës është e fortë në përgjithësi. Por ata me të ardhura mbi 60.000 euro në vit, arrijnë një nivel modest të devijimit standard”- shkruajnë studiuesit në prezantimin e punimit të tyre.
“Madje 1-përqindëshi i më të pasurve, doli pak më keq në aftësinë njohëse sesa ata që u përkasin shtresave me të të ardhura poshtë tyre”- theksohet në studim. Ai bazohet në të dhënat e marra nga 59.387 burra suedezë, që përfunduan një test të rekrutimit ushtarak në moshën 18 ose 19 vjeç.
Ndërsa kjo i kufizon disi gjetjet për sa i përket kombësisë dhe gjinisë, ofron gjithsesi një mostër relativisht të madhe mbi një shumëllojshmëri nivelesh në paga dhe profesione. Dhe këto gjetje, e sfidojnë narrativën standarde se shumë njerëz jetojnë në një meritokraci ku suksesi dhe nivelet më të larta të të ardhurave fitohen nga intelekti dhe talenti superior.
Me mesin e më të suksesshmëve, të dhënat tregojnë se inteligjenca nuk rritet aq shumë sa suksesi kur fitimet shtohen vazhdimisht. Kjo nuk do të thotë se të jesh i zgjuar apo të studiosh shumë, nuk ka fare rëndësi për sa i përket shumës që fiton.
Përkundrazi ai luan një rol, por fakti është se në nivelet më të larta të pagave, në lojë hyjnë faktorë të tjerë, dhe me kalimin e kohës këta faktorë marrin më shumë rëndësi. Këtu mund të përfshihen elementë të tillë si sfondi socio-ekonomik, kultura, tiparet e personalitetit dhe fati.
”Dallimet e vogla fillestare të suksesit midis individëve nuk zhduken me kalimin e kohës. Përkundrazi ato rriten në shpërndarjen e tipit “fituesi i merr që të gjithë”, i karakterizuar nga një pabarazi ekstreme”- theksojnë studiuesit.
Studimi zbuloi gjithashtu se me një normë më të lartë të pagave, prestigji i një vendi pune nuk rritet aspak me rritjen e aftësisë njohëse. Në profesione të tilla si mjekët, avokatët dhe profesorët, më shumë prestigj nuk duket i lidhur drejtpërdrejt me pasjen e më shumë të ardhurave.
E gjitha kjo është e rëndësishme në një botë ku ultra të pasurit vazhdojnë të pasurohen, dhe të kenë më shumë ndikim mbi peizazhet globale politike, sociale dhe ekonomike. Këta fitues shumë më të mëdhenj në vlera monetare, nuk do të jenë gjithmonë njerëzit më të zgjuar.
Me një fokus të shtuar te pabarazia në të gjithë botën, argumenti se ata që marrin një pagë më të madhe e meritojnë atë, është ai që duhet sfiduar më shumë, theksojnë studiuesit, sidomos në skajin më të lartë të shkallës së këtyre të ardhurave.
“Vitet e fundit kanë ndodhur shumë diskutime akademike dhe publike mbi pabarazinë në rritje. Përgjatë një dimensioni të rëndësishëm të meritës - aftësisë njohëse - ne nuk gjejmë asnjë provë se ata që kanë punë të mira dhe që paguhen shumë, i kanë ato më me meritë se ata që fitojnë vetëm gjysmën e atyre pagave”- përfundojnë ata. Hulumtimi është publikuar në revistën “European Sociological Review”.
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...