Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...

Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me forcë dhe janë dërguar në Rusi. Ndërsa qeveria e Vladimir Putin këmbëngul se kjo është një masë për të garantuar sigurinë e të miturve në zonat e luftës, ka disa raporte që denoncojnë planet për t’i riedukuar ata me vlerat ruse.
Por për qeverinë e Kievit ky është një gjenocid i vërtetë. Sipas faqes së internetit “Children of War”, që përdoret nga qeveria ukrainase për të gjetur fëmijët e humbur që nga fillimi i luftës, janë të paktën 14.000 të mitur të zhvendosur me forcë në territorin rus.
Daria Herasimçuk, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rehabilitimin e Ukrainës thotë se “ky është gjenocidi i popullit ukrainas nëpërmjet fëmijëve”. “Ata i rrëmbejnë nga zonat e pushtuara, u ndryshojnë shtetësinë, i japin për birësim dhe kryejnë ndaj tyre dhunë seksuale dhe krime të tjera”- shton ajo.
Raporti i publikuar nga Unioni Europian i Transmetuesve (BE), pretendon se është verifikuar transferimi i më shumë se 6000 fëmijëve ukrainas në kampet e riedukimit në Rusi.
Dokumenti ka mbledhur informacion mbi procedurën përmes së cilës fëmijët nga zonat nën pushtimin rus në Ukrainë, përfshirë Zaporizhia, Kharkiv, Kherson, Donetsk dhe Lugansk, marrin pasaporta ruse dhe vendosen nën kujdestarinë e përkohshme të familjeve ruse apo të institucioneve shtetërore në territorin rus.

Si mbështetje, raporti zotëron dhe video filmike, dëshmi dhe deklarata nga disa zyrtarë. Kohët e fundit, Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Jeilit në SHBA, publikoi një raport duke pretenduar se të paktën 6000 fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë transferuar nga zonat e pushtuara në 42 kampe përqendrimi në Rusi për “riedukimin” e tyre.
Hulumtimi argumenton se ka prova të plota se Rusia ka shkelur Konventën e Gjenevës dhe traktatet e tjera ndërkombëtare, që mbrojnë fëmijët në konflikte të armatosura. Kremlini vazhdon të heshtë mbi këtë situatë, pasi e mohon se bëhet fjalë për një fushatë dëbimesh të imponuara.
Nëpërmjet profilit të tij në kanalin Telegram, ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara këmbëngul: “Rusia ka pranuar fëmijët që janë detyruar të ikin me familjet e tyre nga bombardimet dhe mizoritë e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ne po bëjmë gjithçka që të miturit t'i mbajmë pranë familjeve të tyre, dhe në rastin e vdekjes ose mungesës së prindërve ose familjes i kalojmë ata nën kujdestari. Ne garantojmë mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre”.
Filipo Grandi, komisioner në Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, e komentoi kështu situatën e fëmijëve në luftën në Ukrainë:
“Në luftë nuk është e mundur të përcaktohet nëse fëmijët jetojnë në familjet e tyre apo janë nën kujdestari. Ndaj deri sa të ketë sqarim të plotë, atyre nuk mund t’u jepet një nënshtetësi tjetër apo të birësohen nga familje të tjera. Pra, e kemi thënë qartë dhe dua ta përsëris, kjo gjë po ndodh aktualisht në Rusi dhe nuk duhet të ndodhë më”.

Për shkrimtarin ukrainas Oleksandër Miked, shkalla e rrëmbimit të fëmijëve nga Rusia është përtej imagjinatës. Në një postim në Twitter, ai shkroi se fëmijët ukrainas të mbyllur në kampe dhe objekte të tjera që nga pushtimi i Ukrainës, variojnë nga mosha 4 muajshe deri në 17 vjeç.
Sipas investigimeve ekzistojnë të paktën 43 objekte ku dërgohen këta fëmijë: “12 kampe rreth Detit të Zi, 7 në Krimenë e pushtuar, 10 të grupuara rreth Moskës, Kazanit dhe Ekaterinburgut. 11 nga kampet ndodhen mbi 800 km larg nga kufiri ukrainas, duke përfshirë dy kampe në Siberi dhe një në Lindjen e Largët Ruse.
Të paktën 32 prej këtyre kampeve janë angazhuar në përpjekje sistematike riedukimi që i ekspozojnë fëmijët ukrainas ndaj edukimit akademik, kulturor, patriotik dhe/ose ushtarak të fokusuar në Rusi”.
Miked nënvizon se si ky operacion po koordinohet në mënyrë qendrore nga qeveria federale ruse “dhe përfshin të gjitha nivelet e qeverisjes”. “Të paktën 12 nga këta zyrtarë nuk janë në listat e personave të sanksionuar nga SHBA dhe ato ndërkombëtare në përgjithësi…
Ju lutemi përhapeni të vërtetën rreth krimeve të luftës dhe mizorive ruse. Mos e harroni Ukrainën. Ju lutemi na përkrahni. Kjo është një luftë kundër njerëzimit dhe të ardhmes”-shkruan ai.
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...