“Qatargate”, një skandal spektakolar dhe një paralajmërim për Europën
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...

“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thotë një proverb i vjetër. Është ndoshta kjo arsyeja pse çdo vit në Hemisferën Veriore, fillimi i pranverës sjell muaj me reshje shiu të mëdha. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se pranvera nuk ndodh në të njëjtën kohë në të gjithë globin.
Ndryshimet e stinëve vijnë nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit. Prandaj koha e një sezoni të caktuar varet nga hemisfera në të cilën ndodheni. Në Hemisferën Veriore, çdo stinë zgjat rreth 3 muaj me pranverë, dhe shtrihet nga 1 marsi deri më 31 maj.
Hemisfera Jugore përjeton stinët e kundërta, dhe pranvera aty është nga 1 shtatori deri më 30 nëntor. Në përgjithësi, në Hemisferën Veriore bien më shumë reshje shiu se sa në atë jugore. Po çfarë e shkakton saktësisht shiun gjatë sezonit pranveror në zonat në veri të ekuatorit?
Nëse një rajon bie shumë shi apo jo, kjo varet nga vendi ku jetoni: Faktorë si gjerësia apo gjatësia gjeografike, erërat mbizotëruese dhe topografia ndikojnë shumë tek reshjet. Kjo përzierje e faktorësh e pozicionon Hemisferën Veriore për të pasur reshje të bollshme shiu gjatë pranverës, sidomos në Shtetet e Bashkuara .

Shpjegimi për këtë është relativisht i thjeshtë. Retë mbi kokat tona formohen nga avujt e ujit të avulluar nga sipërfaqja e Tokës. Gjatë kalimit të pranverës nga temperaturat më të ftohta në ato më të ngrohta, ajri rreth nesh nxehet. Ajri i ftohtë dhe i thatë i dimrit kombinohet me ajrin e ngrohtë dhe të lagësht të verës.
Përzierja e temperaturave, bën që ky ajër të rritet dhe lagështia të largohet në formën e shiut.
Kjo sjell një stinë pranverore veçanërisht të lagësht në Hemisferën Veriore, për shkak të një kombinimi të kushteve ideale të temperaturës, afërsisë me vargmalet malore dhe erërave mbizotëruese. Dhe kur më pas vjen vera, reshjet e pranverës kthehen në reshje të herëpashershme ndërsa temperaturat rriten.
Kevin Trenberth, një shkencëtar i klimës që drejton seksionin e analizës së klimës në Qendrën Kombëtare për Kërkime Atmosferike në SHBA (NCAR), shpjegon se pranvera sjell stuhi të shumta dhe tornado. Në SHBA, stuhitë lëvizin nga Paqësori në Përendim në rajonet lindore, ndërsa marrin shumë lagështi nga Gjiri i Meksikës.
Shpeshherë kjo gjë mund të çojë në stuhi të jashtëzakonshme dhe një seri tornadosh.
Modelet e kundërta klimatike në Oqeanin Paqësor të njohura si El Nino dhe La Nina, mund të ndikojnë gjithashtu në kushtet e motit në mbarë botën. El Nino ndodh kur ujërat sipërfaqësore janë më të ngrohta sesa zakonisht rreth Ekuatorit të Paqësorit.

Në të kundërt, Trenberth e përshkruan La Nina si dukurinë që ndodh kur temperaturat janë më të ulëta sesa norma në Paqësorin Tropikal, por më të ngrohta pranë Indonezisë. Në fakt, parashikimet këtë vit janë për një sezon tornadosh më të fuqishëm se zakonisht, pikërisht për shkak të modelit La Nina, thotë ai.
Ndërsa bie shi në Hemisferën Jugore gjatë pranverës së saj, shirat nuk bien kudo njëlloj. Sipas Trenberth, konfigurimi i kontinenteve kundrejt oqeanit është mjaft i ndryshëm në jug të ekuatorit:kontinentet janë sub-tropikale dhe gjurmët kryesore të stuhisë qëndrojnë në gjerësi më të larta se në hemisferën veriore, që do të thotë se zona si Zelanda e Re, Tazmania dhe Australia jugore, jugore Afrika, Kili jugor dhe Argjentina goditen më shpesh nga stuhitë e pranverës.
Ngrohja globale e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, ka provokuar një ndryshim të stinëve në mbarë botën. Me dimra më të shkurtër dhe me një pranverë relativisht të hershme, temperaturat në rritje janë gjithashtu modele shqetësues të motit: Ndërsa planeti ynë ngrohet, avullon më shumë ujë, duke çuar në më shumë lagështi në atmosferën mbi oqeane.
Kjo shkakton reshje shiu më intensive, mund të shkaktojë më shumë stuhi dhe të rrisë rrezikun e përmbytjeve pranverore. Në të kundërt, muajt më të butë mund të sjellin më pak shi në të ardhmen. Gjithçka varet nga vendi ku jetoni./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...