Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e një marrëveshje të mbështetur nga Bashkimi Europian për normalizimin e lidhjeve, e arritur në qytetin e Ohrit të Maqedonisë së Veriut disa ditë më parë, solli lehtësim në gjithë rajonin e Europës Juglindore, por edhe në Bruksel dhe Uashington.
Megjithatë, pasja e një optimizmi shumë të madh do të ishte e papërshtatshme. Me miratimin e propozimit franko-gjerman, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kanë pranuar në thelb një kornizë për dialogun midis 2 vendeve.

Që të ndodhë një ndryshim i vërtetë, do të duhet kohë dhe vullnet nga të dyja palët, dhe sigurisht edhe ndihmë (në formën e politikës së “karotës” dhe “shkopit”) nga europianët, por edhe amerikanët. Mosmarrëveshjet që kanë nga pas një histori urrejtjeje dhe konfrontimi të dhunshëm, si ai midis Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhen rrallë me marrëveshje, dhe aq më pak kur ajo është imponuar nga lart.
Dy udhëheqësit mund të jenë shumë të vetëdijshëm për përfitimet gjeopolitike të shërimit të plagëve dhe mbi përfitimet që do të sillte një përparim i tillë për njerëzit e vendeve të tyre, por edhe për qytetarët e Ballkanit në përgjithësi.
Megjithatë, ata duhet që më së pari të bindin bashkëkombësit e tyre mbi lëshimet e dhimbshme që do t’u duhet të bëjnë. Do të jetë shumë e vështirë të shesësh një “tradhti kombëtare” të këtyre përmasave, duke qenë se si Vuçiç po ashtu edhe Kurti e kanë ndërtuar karrierën e tyre politike mbi mosmarrëveshjet e vazhdueshme lidhur me këtë çështje.
Në Serbi, Aleksandër Vuçiçit do t’i duhet ta përdorë të gjithë karizmën e tij të padiskutueshme populiste për të parandaluar një valë të fortë të zemërimit popullor. Mos harroni se serbët dhe shqiptarët nuk nënshkruan një marrëveshje në Ohër. Vuçiç deklaroi se nuk mund të nënshkruajë një dokument ligjërisht të detyrueshëm sepse ai nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Për rrjedhojë marrëveshjen nuk e nënshkroi as kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Gjithsesi që të dy thanë se janë dakord me deklaratën e bërë nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, mbi përmbajtjen e takimit. Prandaj samiti pati “tym të bardhë”.
Ndërkohë, në këtë diskutim nuk mund të lihet jashtë ekuacionit Rusia. Moska mund t’i kthejë gjërat përmbys duke përdorur në maksimum ndikimin e saj diplomatik te Beogradi nëse do të mendojë se Serbia rrezikon të dalë jashtë sferës së saj të ndikimit për të kërkuar strehim gjeopolitik në Perëndim.
Shumica e popullsisë serbe (dhe sidomos pensionistët) janë prorusë, dhe kanalet e ndikimit rus, kryesisht Kisha Ortodokse, mbeten shumë të forta. Çështja është nëse Moska do të përpiqet që ta përdorë të gjithë këtë si një armë duke hedhur në erë të gjithë këtë arritje, nëse vëren se Vuçiç po largohet realisht nga sfera ruse e ndikimit. Në çdo rast, pajtimi do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për serbët dhe shqiptarët./ Përshtatur nga CNA.al
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...